English

Ja 10 hotelet më të çmendura të botës

Materialet e reja dhe teknologjia u ofrojnë arkitektëve mundësi më të mëdha të krijimit të ideve të tyre. Hotelet gjithmonë ishin projekt interesant, sidomos sot kur kufijtë pothuajse nuk ekzistojnë, e 10 në vijim sipas disa anketave dhe statistikave janë më të çmendurit.

1. Jumbo Hostel në Stokholm është i vendosur në trupin e aeroplanit të braktisur, Boeing 747. Për ta shpëtuar nga shkatërrimi total, u krijua hoteli i cili ofron 25 dhoma, prej të cilave secila me pak më shumë se 6 metra katrorë. Në hyrje është recepcioni, e hoteli në aeroplan ka edhe kafeteri dhe tualetet e përbashkëta. Në kuvertën e lartë gjendet salla e konferencave dhe më e mira prej të gjithave- kabina ku është e vendosur dhoma për çiftet e sapomartuara.

2. Hotel Everland gjendet në Paris dhe përmban vetëm një dhomë luksoze përfshirë shtratin mbretëror, tualetin dhe sallonin për pushim me pamje drejt Kullës Eiffel. Ajo që këtë hotel e dallon është ideja se vetvetiu është instilacion. Ekzistojnë disa hotele të tilla, si Everland në Leipzig i parkuar në kulmin e Muzeut të Artit bashkëkohorë apo tjetri në Paris i vendosur në kulmin e muzeut Palais de Tokyo. Marrë parasysh se është origjinal çmimet thonë janë të volitshme! E ulët-333 euro për natë, e gjatë fundjavës 444 euro për natë. 3. Hotel de Glace në Kanada në tërësi është i bërë nga akulli dhe bora. Që nga viti 2000, secilin vit rinovohet dhe për këtë nevojiten 5 javë, 500 tonë akull, 15 mijë tonë borë dhe të gjitha vendosen në hapësira të gjata deri në 10 metra. Muret janë të mbuluara me vepra origjinale artistike ndërsa shtretërit me lëkurë kafshësh, më së shpeshti fokë. Andaj PETA-n e kanë gjithmonë pas shpine. 4. Waterworld Hotel në Songjiang në Kinë është hotel i lidhur me ujë. Byroja arkitektonike, Atkin mori shpërblimin e parë dhe mirënjohjen për dizajn me interier të pabesueshëm dhe ide që hoteli të vendoset mbi gurthyes. Përmban 400 dhoma, kafiteri, dhoma të posaçme për pushim, shoqërime të ndryshme dhe terrene sportive. Ndonëse në maje të hotelit janë pishinat, një liqe gjigant që ndodhet para tij, gjithashtu shërben për larje. 5. Sala Silvergruva në Suedi është hotel që ofron dhomë në minierën e argjendit. Dhoma gjendet 155 metra nën sipërfaqe të tokës madje në minierën historike Sala Silvermine, njërën prej më të njohurave në botë. Kur minatorët më së shumti gërmonin, në vit do të nxirrnin më shumë se 3 tonë argjend vetëm në Sala, e nga tërë miniera pa përgatitje, vetëm me duar nxirrnin 40 mijë tonë argjend. 6. Capsule është hotel ‘kapsulë' i vendosur në qendër të Den Haag dhe i krijuar nga anijet për shpëtim. Kapsulat janë ndërtuara në vitin 1972 dhe në diagonale numërojnë4,25 metra e tualetet gjenden jashtë kapsulës. Marrë parasysh se është kështu, shumica thonë se ky hotel, sa i përket komfortit nuk është zgjidhja më e mirë. Para pesë vjetëve kapsulat u rregulluan dhe shërbyen si projekt artistik i Denis Oudendijk. 7. De Vrouwe van Stavoren gjithashtu ndodhet në Holandë, i ndërtuar nga barelat e verës të bëra në Zvicër. Ideja ishte të krijohet hoteli që do të glorifikonte verën. Më herët barelët ishin të mbushura me 14.5 mijë litra verë Beaujolais. Tash në një barel mund të flejë dy persona. Problemi i vetëm është se era e verës ende ndjehet në barela. Një natë kushton 74 deri në 119 euro, përderisa gjatë dimrit çmimi bie në 18 euro për natë. 8. Giraffe Manor në Keni është vendi ku do të hani më së shpeshti në shoqëri të xhirafës. Hotel i vogël por ekskluziv është i rrethuar me 140 metra tokë dhe mal të vendosura në margjinat e Najrobit. Është i famshëm për gjirafa që qëndrojnë aty. Ai është i vetmi vend në botë ku keni rastin t'i ushqeni gjirafat dhe t'i fotografoni kur gjatë kohës së shujtës suaj ato fusin kokën përmes dritareve deri tek tavolina juaj. 9. Das Park Hotel në Austri ofron dhoma të vendosura brenda gypave të betonit. Ndonëse dhoma të vogla pa tualete, ky hotel ofron shërbimet me çmimet më të ulëta të mundshme. Por, krahas shtratit për çift në gypa gjendet edhe milibari e shërbimi në dhomë punon deri në orën 1 pas mesnate. Ata që do të qëndrojnë aty iu preferohet gjumi në pizhame, se si ata që mund të shikojnë se çfarë po ndodh jashtë, ashtu edhe kalimtaret mund të shohin çfarë ndodh brenda në gypa. 10. Im Wasserturm hotel në Gjermani vendosur në kullën e ujit. Sot hotel luksoz, dikur kulla më e madhe e ujit në Evropë. Në vitin 1990, dizajnuesi francez, Andree Putman e rregulloi në hotel elegant me 78 dhoma.

KOMENTE