Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Zbulohet banda që grabiste bankat greke, kapoja, vrasës i '97-ës në Shqipëri
English

Zbulohet banda që grabiste bankat greke, kapoja, vrasës i '97-ës në Shqipëri

Athinë, 23 Korrik NOA - Një bandë kriminale e cila prej mëse nëntë muajsh merrej me grabitje të dhunshme të bankave, supermarketeve dhe shërbimeve postare, është zbuluar dhe shkatërruar pjesërisht sot nga policia greke në Athinë.

Korrespondenti i agjencisë së lajmeve NOA informon se banda me nëntë anëtarë, tashmë ka në qelitë e paraburgimit pesë prej tyre, kurse katër të tjerë janë shpallur në kërkim.

Mes të arrestuarve, haset dhe kapoja i organizatës kriminale. Policia e Athinës konfirmoi se 35-vjeçari është person në kërkim për vrasje në Shqipëri, që nga viti 1997.

Ndërkohë është arrestuar dhe një çift të rinjsh shqiptarë, të cilët gjatë operacionit të zhvilluar mëngjesin e së hënës, u gjetën në banesën e tyre me tre kilogramë marijuanë dhe 20 gramë kokainë.

Sekuestrot

Pas përfundimit të operacionit të posaçëm ku morën pjesë 150 forca speciale dhe agjentë të veshur civilë, Policia e Shtetit në Athinë, doli në një komunikim me mediat ku shpalli rezultatet e aksionit.

Shefi i sektorit të Sigurisë në Policinë e Athjinës, Janis Dhikopulos, tha se operacioni u krye njëkohshëm në rajonet Paleo Faliro dhe Neas Smirnis,

Konfirmohet arrestimi i shtatë personave nga 22 deri 28 vjeç, që të gjithë shtetas shqiptarë me qëndrim të rregullt në Greqi. Mes tyre, policia tha se pesë i përkasin bandës kriminale që grabiste me armë bankat, me kapo, një vrasës të kërkuar në Shqipëri që prej 12 vjetësh. Dy të tjerët, ishin një burrë e një grua po shqiptarë, që të dy 26-vjeçarë, të cilët u kapën me sasi drogash të ndryshme.

Kapja e çiftit, u bë në banesën e një prej pesë anëtarëve të bandës së dyshuar kriminale.

Në operacion u sekuestruan si prova materiale 3 kilogramë e 20 gramë marijuanë, 20 gramë kokainë,

Duke folur për hetimet, policia e Athinës tha se banda përdorte makina dhe motoçikleta të vjedhura për të realizuar vjedhjen e bankave, zyrave postare dhe supermarketeve, që nga nëntori 2008 e deri pak ditë më parë.

Po ashtu ata përdornin maska të zeza për të realizuar plaçkitjet dhe armë zjarri të ndryshme, me të cilat kërcënonin punonjësit dhe klientët e rastësishëm.

Në operacion u sekuestruan armë të tipeve "Kallashnikov", "Scorpions", pistoleta "TT", thika, etj.

Policia konfirmoi se dy prej të arrestuarve, u zbuluan në sajë të identifikimit prej tatuazheve që punonjës të bankave dhe klientë kishin dëshmuar se u kishin dalluar të dyshuarve.

Në vlerën 92 mijë euro llogaritet të jetë shuma totale e grabitjeve të dokumentuara nga policia si vepra të bandës së zbuluar sot.

Në grabitjen e fundit dy ditë më parë, banda kishte sulmuar një zyrë postare në Paleo Faliro ku rrëmbeu 3 086 euro.

Policia konfirmoi se janë zbardhur 14 grabitje zyrash postare, katër bankave, katër supermarketeve, etj., ndërsa po përpiqet të zbardhë edhe ngjarje të tjera që dyshohet se ata janë të përfshirë.

n.s/NOA

Â

Grabitjet

14 grabitje të zyrave postare

4 grabitje bankash private

4 grabitje supermarketesh

4 grabitje udhëtarësh e makinash

1 grabitje makine

Â

Sekuestrot

Një automatik "Kallashnikov"

Një automatik tip "Scorpions"

Një pistoletë "TT"

Një pistoletë me mulli

Kapele maskimi

Rroba sportive

Syeze të errëta dielli që shërbenin për grabitje me maska

Katër celularë dhe katër karta sim

Një thikë

1100 euro

Dokumente udhëtimi të falsifikuara

3 kilogramë e 20 gramë marijuanë

20 gramë kokainë

KOMENTE