Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Zv/kryeministri: EULEX më siguroi se s'po bën bisedime me Beogradin
English

Zv/kryeministri: EULEX më siguroi se s'po bën bisedime me Beogradin

Prishtinë, 23 korrik, NOA - Zv/kryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi tha se e ka ftuar në një takim të veçantë shefin e EULEX, Iv de Kermabo lidhur me disa shkrime të publikuara në gazetat e përditshme vendore për diskutimet që po zhvillon EULEX-i me Serbinë mbi protokollet e Policisë, Drejtësisë, dhe Doganave. Kuçi tha se ka marrë garanci nga Kermabo se nuk janë bërë kurrfarë negociatash dhe se EULEX-i nuk ka të drejtë për diçka të tillë.

Zv/kryeministri Kuçi tha se është njoftuar nga shefi i EULEX, Yves De Kermabo se nuk po zhvillohen kurrfarë bisedimesh ndërmjet EULEX-it dhe autoriteteve të Serbisë mbi Protokollet e Policisë, Drejtësisë, dhe Doganave.

Kuçi tha se sot e ka ftuar në një takim të veçantë shefin e EULEX-it dhe ka marrë garanci se misioni që ai drejton nuk ka të drejtë për negociata.

"Sot e kam ftuar në një takim të veçantë zotin Kermabo për t'i dhënë sqarimet e duhura. Ai më ka garantuar se EULEX-i nuk ka bërë dhe nuk ka të drejtë të bëjë negociata në emër të institucioneve të Kosovës. Ajo që duhet të them është se për Kosovën vendosin institucionet legjitime të zgjedhura nga qytetarët", ka theksuar zv/kryeministri Kuçi.

Kuçi tha se bashkëpunimi me EULEX-it është i mirë dhe çdo gjë tjetër jashtë këtij bashkëpunimi është i papranueshëm për institucionet e Kosovës. Ai tha se janë njoftuar vetëm përmes mediave për bisedime të mundshme ndërmjet misionit të EULEX-it dhe Serbisë. Për këtë Kuçi tha se ka kërkuar informacione nga shefi i këtij misioni. Megjithatë zëvendëskryeministri Kuçi tha se për aktivitetet e EU:LEX-it nesër do të njoftohen në detaje gjatë takimit të grupit punues për rendin dhe ligjin.

Por ka qenë vetë misioni i EULEX-it që ka bërë të ditur fillimin e bisedimeve me Serbinë.

Shefi i zyrës për informim, Kristofer Laumfulsi, ka thënë se mund të thuhet se bisedimet teknike kanë filluar që në muajin mars, me vizitën e shefit të EULEK-sit Iv De Kermabo në Beograd. Beogradi ka përgënjeshtruar se EULEKS-i po bën përpjekje për të caktuar bisedime me Prishtinën.

Kuçi kërkoi që Kosova të informohet për takimet EULEX-Serbi

Zv/kryeministri i Republikës së Kosovës, Hajredin Kuçi i ka dërguar një letër shefit të Misionit të EULEX-it në Kosovë, Yves de Kermabon, lidhur me disa shkrime të publikuara në gazetat e përditshme vendore për diskutimet që po zhvillon Misioni EULEX me Serbinë mbi Protokollet e Policisë, Drejtësisë, dhe Doganave. Në këtë letër zëvendëskryeministri Kuqi kërkon që Kosova të jetë plotësisht e informuar lidhur me çdo diskutim që zhvillon EULEX me Serbinë

"Jam i sigurt se do të jeni dakord, që Kosova duhet të jetë plotësisht e informuar lidhur me çdo diskutim, që zhvillon EULEX-i me shtetin e Serbisë, lidhur me Kosovën", thuhet, pos tjerash, në letrën e Hajredin Kuçit, dërguar zotit Kermabo.

Kjo letër u shkrua pas raporteve se misioni EULEX po zhvillon diskutime me Serbinë për Protokollet për Polici, Drejtësi dhe Dogana.

NOA-INA

KOMENTE