Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
OBSH: Gripi i derrave mund të infektojë deri 2 miliardë vetë, dy vitet e ardhshme
English

OBSH: Gripi i derrave mund të infektojë deri 2 miliardë vetë, dy vitet e ardhshme

Tiranë, 25 korrik NOA - Organizata Botërore e Shëndetësisë dyshon se virusi H1N1 i gripit të derrave mund të prekë rreth 2 miliardë vetë gjatë dy vjetëve të ardhshëm.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, gripi i derrave mund të prekë një në tre veta në të gjithë botën.

"OBSH-ja ka njoftuar deri tani vetëm raste të konfirmuara në laborator, por ato janë vetëm një fraksion i numrit të përgjithshëm i infektuarve nga gripi i derrave" tha një zyrtar i lartë OBSH-së.

Sipas një raporti OBSH-së, gripi i derrave është përhapur në pothuajse gjithë vendet e botës, duke shkaktuar 800 të vdekur që nga muaji prill. Vetëm në Amerikë mund të preket 40 për qind e popullsisë nga gripi i derrave gjatë dy viteve të ardhshme. k.k/NOA

KOMENTE