English

Obama për arrestimin e mikut të tij: Afrikano-amerikanët kapen "vend e pa vend" nga policia

Amerikë, 26 korrik NOA - Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama, ka akuzuar policinë, në arrestimin profesorit të Universitetit të Harvardit, studiuesit Henry Louis Gates Jr, javën e kaluar, kur ai sapo ishte kthyer në shtëpi e tij në Cambridge, pas meshës së dielës.

Gjatë një konference për shtyp në Shtëpinë e Bardhë, Obama u është drejtuar gazetarëve me disa pyetje.

"A kemi bërë përparim në zvogëlimin e arrestimeve me profil racial? Çfarë mund të bëhet më shumë? Kjo është pyetja, që duhet të shqetësojë çdo amerikan" iu drejtua Obama gazetarëve.

"Ka një histori të gjatë në këtë vend ndaj afrikano-amerikanëve dhe Hispanikve, duke u arrestuar "vend e pa vend" nga policia. Ajo është si një garë si shenjë që mbetet një faktor në këtë shoqëri" deklaroi më tej Obama.

Presidenti iu kthye seriozitetit, duke u marrë me një kronologji të ngjarjeve javën e kaluar, paraqitur nga policia, me një raport të ngjarjes.

Policia e Cambridge, ka sjellje akuzat kundër Profesor Gejts, të martën, por ai thotë se ende do një apologji personale nga polici që e arrestojë.

KOMENTE