Lajmet e datës 26 Korrik 2009
- Shtohen vatra të reja zjarri në Sardenja, ndërhyjnë zjarrëfikëset Sardenjë, 26 korrik NOA -Zjarret kanë vënë në alarm rajonin e Sardenjës në Itali e bashkë me të dhe Sicilinë e Kalabrinë. Sipas agjensisë së lajmeve Ansa, pas katër vatrave të regjistruara në mëngjes, bilancit i shtohen dhe 2 zjarre në Villacidro e a Sant'Antioko.
- Shqipëria në BE, Rupel: Demokracia ende e dobët, duhen forcuar vlerat Cividale, 26 korrik NOA-Shqipërisë do t'i duhet ende kohë të marrë viston e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian për t'iu bashkuar familjes së madhe.
- Sulm kamikaz në Çeçeni, vdesin 5 persona plagosen 10 të tjerë Moskë, 26 korrik NOA- Pesë persona vdiqën sot gjatë një atentati kamikaz në qendër të Groznit, kryeqytet i republikës ruse të Çeçenisë. Sipas agjencive të lajmeve ruse, eksplozivi ishte vendosur para shkallëve të koncertit në qytet.
- SHBA, nëna e tetënjakëve të ngjizur në epruvetë firmos kontratën 250 mijë USD për të qenë pjesë e një reality-show Los Angelos, 26 korrik NOA-Nuk mjafton të punosh gjithë jetën, por miliarder mund të bëhesh brenda ditës, sa hap e mbyll sytë. Bota e spektalit në Amerikë po tregon përditë çudira të tilla.
- Gara e formula 1, Hamilton fitues i Gran Premios në Hungari Budapest, 26 korrik NOA- Kampioni i Botës i Mclaren, Leëis hamilton ka fituar i pari garën e formula 1 në Gran premion e zhvilluar sot paradite në Hungari.
- I nxehti afrikan rikthehet të martën në Mesdhe Romë, 26 korrik NOA- Ditën e martë rikthehen në rajonin e Mesdheut temperaturat e larta por që nuk do t'i kalojnë të 40 gradët. Sipas burimeve të agjensisë italiane të lajmeve ANSA, Â presion i lartë atmosferik pritet të shoqërojë rajonin në ditët e para të gushit.
- Gripi i derrit, izolohen 7 të dyshuar në bordin e anijes së nisur nga Greqia drejt Venecias Venecia, 26 korrik NOA -Izolohen 7 persona të dyshuar me gripin e derrit AH1N1 në bordin e anijes së nisur nga Greqia drejt Venecias në Itali.
- Zgjedhjet, Godo -Bojkoti vendim i paarsyeshëm i PS, Rama të dëgjojë shokët Tiranë, 26 korrik NOA-Presidenti i nderit i Partisë Republikane, Sabri Godo, e cilëson të paarsyeshme deklaratën e kreut të Partisë Socialiste, Edi Rama, për bojkot të zgjedhjeve.
- Aksidenti hekurudhor në Kroaci, ministri i Transporteve jep dorëheqjen Kroaci, 26 korrik NOA - Jep dorëheqjen ministri i Kroacisë i Transporteve, pas aksidenti hekurudhor që ndodhi dy ditë më parë. Aksidenti hekurudhor që ndodhi dy ditë më parë në Split të Kroacisë, kur treni doli nga shinat, 6 persona humbën jetën 20 persona të tjerë mbetën të plagosur.
- Presidenti Francës, Sarkozy humb ndjenjat teksa bënte ushtrime sportive Francë, 26 korrik NOA - Presidenti i Francës, Nikola Sarkozy, ka humbur ndjenjat teksa po bënte ushtrime fizike. Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Elizesë, i cili ka deklaruar se presidenti ka pësuar një gjendje të fikëti dhe u transportua menjëherë në spital.
- PS do të mbledhë të martën Asamblenë Kombëtare Tiranë, 26 korrik NOA - Partia Socialiste, pritet të mbledh ditën e martë Asamblenë Kombëtare. Vetëm një dite pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të bëjë publike zyrtarisht rezultatet e zgjedhjeve të 28 qershorit, Partia Socialiste e cila mbetet sërish në opozitë pritet të mbledhë
- Vrasja e Artan Allushit, policia identifikon autorin, 5 milionë lekë për kapjen e tij Tiranë, 26 korrik NOA/UPDATE - Identifikohet autori i dyshuar kryesor i krimit të sotëm që tronditi kryeqytetit, ky një 22-vjeçar mbeti i vdekur dhe dy të tjerë u plagosën.
- Aksidentet përgjakin rrugët, katër të plagosur në aksin Fier-Vlorë Vlorë, 26 korrik NOA - Katër të plagosur rëndë është bilanci i një tjetër aksidenti që ka ndodhur sot në mëngjes në aksin rrugor Fier-Vlorë.
- Obama për arrestimin e mikut të tij: Afrikano-amerikanët kapen "vend e pa vend" nga policia Amerikë, 26 korrik NOA - Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama, ka akuzuar policinë, në arrestimin profesorit të Universitetit të Harvardit, studiuesit Henry Louis Gates Jr, javën e kaluar, kur ai sapo ishte kthyer në shtëpi e tij në Cambridge, pas meshës së dielës.
- Atentati pranë Doganës në Tiranë, vritet Artan Allushi, plagosen 3 të tjerë Tiranë, 26 Korrik NOA - Një person ka mbetur i plagosur para disa minutash në periferi të Tiranës pasi u qëllua me armë zjarri dhe sapo ka ndërruar jetë në spital, konfirmojnë për agjencinë e lajmeve NOA, burime zyrtare policore, kurse tre të tjerë mbetën të plagosur.
- Plagosje me armë zjarri pranë Doganës në Tiranë Tiranë, 26 Korrik NOA - Një person ka mbetur i plagosur para disa minutash në periferi të Tiranës pasi u qëllua me armë zjarri, konfirmojnë për agjencinë e lajmeve NOA, burime zyrtare policore.
- Reportazh/ Aksidenti fatal që shndërroi superstradën në "lumë" gjaku Nga Klodiana Kotorri & Alket Aliu Durrës, 26 Korrik NOA (Fotot Updated) - Orët e para të ditës së diel, dukeshin të qeta në superstradën Durrës-Tiranë dhe thuajse të gjithë banorët përreth, aty, në zonën e Maminasit që ndodhet aq afër asaj që e njohin si autostradë për shkak se ka trafik-ndarës
- Tragjedia në superstradën Durrës-Tiranë, emrat e viktimave Tiranë, 26 Korrik - Tragjedia rrugore me pesë të vdekur dhe të paktën tre të tjerë të plagosur, që ndodhi sot herët në mëngjes në superstradën që lidh Durrësin me Tiranën, ka shokuar banorët e zonës por edhe grupin hetimor që ka punuar shumë për të identifikuar viktimat që ishin dëmtuar frikshëm.
- Tragjedi rrugore me pesë të vdekur në superstradën Durrës-Tiranë Tiranë, 26 Korrik - Tragjedi rrugore me pesë të vdekur dhe të paktën tre të tjerë të plagosur, ka ndodhur sot herët në mëngjes në superstradën që lidh Durrësin me Tiranën.

