Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Zgjedhjet, Godo -Bojkoti vendim i paarsyeshëm i PS, Rama të dëgjojë shokët
English

Zgjedhjet, Godo -Bojkoti vendim i paarsyeshëm i PS, Rama të dëgjojë shokët

Tiranë, 26 korrik NOA-Presidenti i nderit i Partisë Republikane, Sabri Godo, e cilëson të paarsyeshme deklaratën e kreut të Partisë Socialiste, Edi Rama, për bojkot të zgjedhjeve.

Ai thotë që qëndrime të tilla nuk i shërbejnë vendit dhe procesit të rëndësishëm ku është përfshirë.

"Unë e shikoj si një politikë të dëmshme për vetë Partinë Socialist, natyrisht që i bën dëm dhe vendit në imazhin e jashtëm. Është e qartë ajo kritikë që i bën, që kërkon të justifikojë humbjen dhe kjo kuptohet deri në një farë vendi, por tashmë është tejkaluar çdo kufi", shprehet Godo.

Sipas republikanit Godo, kreu i PS duhet të dëgjojë zërat e tjerë socialistë të cilët në këtë moment duket se japin zgjidhje më të arsyeshme se deklarata e kryetarit. "Qëndrimi i Ramës është si një aktor që vazhdon të qëndrojë në skenë edhe ku s'ka gjë për të thënë. Kur të gjithë duan ai të tërhiqet të pranojë humbjen dhe të ndjekë pastaj procesin si partia e madhe e opozitës të bëjë luftën e tij në parlament", përfundon Sabri Godo.

m.i/NOA

KOMENTE