Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Avokati i Popullit rekomandon Drejtorinë e Rrugëve: Ja akset pa sinjalistika
English

Avokati i Popullit rekomandon Drejtorinë e Rrugëve: Ja akset pa sinjalistika

Tiranë, 30 Korrik NOA - Njoftimi, për sigurinë e qarkullimit në autostradën Tiranë-Durrës, nga një diplomat Francez, rezident në Shqipëri drejtuar Avokati i Popullit ka detyruar këtë të fundit të kryejë një sërë inspektimesh në shume aske rrugore në qarkun e kryeqytetit.

Pas inspektimit të kryer nga Avokati i Popullit në akset rrugore nacionale Tiranë-Rinas, Rinas-Fushë Krujë, Fushë Krujë-Kashar-Prezë -Vorë, Vorë-Durrës, ky institucion i ka darkuar një rekomandim, Drejtorit të Përgjithshëm të Rrugëve, Andi Toma.

"Avokati i Popullit ka verifikuar vendosjen dhe mirëmbajtjen e sinjalistikës rrugore në akset rrugore nacionale, Tiranë - Rinas, Rinas-Fushë Krujë, Fushë Krujë-Kashar-Prezë-Vorë, Vorë Durrës" thuhej në rekomandimin e Avokatit të Popullit drejtuar Drejtorit të Përgjithshëm të Rrugëve Andi Toma.

Avokati i Popullit konstatoi se Tek objekti, "mbikalimi" i ndodhur tek kryqëzimi i rrugës së Kamzës me Rrugën e Durrësit, rezultoi që, ka mungesë të sinjalistikës fosforishente përgjatë murit ndarës së superstradës Tiranë -Durrës.

Mungon tërësisht ndriçimi i sipërm i rrugës, për shkak të mungesës së mirëmbajtjes të këtij sistemi dhe moszëvendësimit të llambave të djegura në shtyllat e ndriçimit.

Në vazhdim të superstradës Tiranë Durrës, konstatohet, mungesa e kufizimit viziv mbrojtës në anën e jashtme të rrugës, çka do të evitonte aksidente të mundshme që reduktohen nëse do të ekzistonte ky kufizim.

Gjithashtu e gjykojmë të nevojshme ngritjen e lartësisë së murit ndarës së karrexhatave të rrugës, me qëllim evitimin e kalimeve të këmbësorëve nga njëra anë në anën tjetër të rrugës. Gjatë gjithë këtyre viteve, ka rezultuar që këto kalime kanë përbërë një nga shkaqet kryesore të numrit të madh të aksidenteve të ndodhur në këtë superstradë.

Në pjesën ndarëse të rrugës Tiranë-Durrës(Supërstrada) me rrugën që të çon në Aeroportin ndërkombëtar "Nënë Tereza", konsatojmë që, sinjalistika treguese për destinacionin kryesor të arritshëm (aeroporti), nuk është e qartë dhe për më tepër edhe ajo sinjalistikë që ekziston është në pamje vizive të papërshtatshme për të mundësuar manovrimin në kohë të drejtuesve të mjeteve motorike, që udhëtojnë në këtë aks.

Gjendja paraqitet edhe më serioze për shkak të mungesës totale të ndriçimit të sipërm të rrugës me llamba neon.

Faktikisht infrastruktura e ndriçimit ekziston, por me sa duket për shkak të mosmirëmbajtjes në shtyllat përkatëse nuk ka llamba ndriçimi.

Pllaka fosforeshente sinjalizuese ekzistojnë pjesërisht dhe jo përgjatë gjithë gjatësisë ku ato janë të nevojshme.

Mungon gjithashtu muri ndarës i karrexhatave të rrugës për gjatë gjithë gjatësisë së këtyre akseve.

Për pjesën tjetër të inspektimit të kryer për akset e rrugës së vjetër, Rinas-Kashar-Prezë-Vorë, u konstatua se, mungon plotësisht ndriçimi i rrugës dhe infrastruktura e cila do të siguronte këtë ndriçim.

Ura e cila ndodhet tek rreth rrotullimi i Vorës dhe që të çon nga rruga e vjetër për në Aeroprtin "Nënë Tereza", është në gjendje pothuajse tërësisht të amortizuar dhe problematike për mjetet që kalojnë mbi të.

Për aksin rrugor nacional Vorë-Durrës, konstatohet se, deri në fshatin Marikaj ekziston infrastruktura ndriçuese (shtyllat e ndriçimit), por është jashtë funksionit, pasi nuk ka ndriçim, veç një pjese rruge rreth një kilometër në afërsi të kompleksit "Deka."

Mungojnë kufizimet në pjesën e jashtme të rrugës. Duhet të mbahet parasysh se rruga vijon përgjatë zonave të pabanuara, gjë që paraqet rrezik për shkak të kalimit të kafshëve të ndryshme, që përbëjnë rrezik aksidentesh për drejtuesit e mjeteve motorike.

Mbeten shqetësuese rastet e hyrjeve dhe daljeve të mjeteve motorike në superstradë përgjatë saj, krejtësisht në kundërshtim me sensin e lëvizjes së mjeteve për shkak të mungesës së sinjalistikës, e cila do të paralajmëronte drejtuesit e mjeteve si dhe do të shërbente për të parandaluar aksidente shumë të rënda që kanë ndodhur kohë pas kohe, deri dhe para pak ditësh.

"Të gjitha këto konstatime tregojnë se aktualisht gjendja e sinjalistikës rrugore në akset e inspektuara nga ana jonë, nuk është aspak e mirë dhe përbën një nga shkaqet potenciale për ndodhjen e aksidenteve rrugore.

Në të tilla kushte Avokati i Popullit apelon për më shumë kujdes dhe profesionalizëm dhe njëkohësisht për më shumë përgjegjësi në ushtrimin e detyrave dhe kompetencave të ngarkuara me ligj me qëllim që të shmangen të gjitha ato mosveprime që sjellin pasoja shumë serioze për jetën e individëve.

Nëpërmjet këtij rekomandimi tërheqim vëmendjen për respektimin dhe zbatimin korrekt të dispozitave të Kodit Rrugor, që nga ana tjetër lidhen me respektimin dhe mbrojtjen e të drejtave të individëve, qofshin këta drejtues të mjeteve motorike apo dhe kalimtarë të rastit, të cilët shpesh rezultojnë të jenë viktima të aksidenteve rrugore" thuhej në rekomandim.

Avokati i Popullit ka rekomanduar drejtorinë e Përgjithshme të Rrugëve, marrjen e masave e të gjitha masave tekniko organizative për përmirësimin e gjëndjes së ndriçimit dhe sinjalistikës rrugore në akset e inspektuara nga ana jonë, bazuar në konstatimet e mësipërme.

Fillimin e inspektimeve nga ana e drejtorisë së rrugëve për evidentimin e mungesës së ndriçimit dhe të sinjalistikës rrugore në të gjitha akset për të cilat drejtoria jeni enti përgjegjës, si dhe marrjen e masave për përmirësimin e gjendjes në të gjitha ato akse që do të evidentohen si problematike.

k.k/NOA

Lajm tjetër i ditës që lidhet me argumentin:

Diplomati i huaj ankohet tek Avokati i Popullit, për lokalet e natës në ish-Bllok

KOMENTE