Lajmet e datës 30 Korrik 2009
- Kundërshtarët e bashkimit shqiptar Sa më shumë kundërshtarë që mund të vërej se shfaqen, aq më shumë bindem se ai bashkim do të ndodhë një ditë. Do të ndodhë për shkak se është e natyrshme të ndodhë.
- Përgjaket unaza e Peqinit, një i vdekur dhe 4 të plagosur Peqin, 30 Korrik NOA - Një i ri ka humbur jetën dhe katër persona të tjerë janë plagosur rëndë si rezultat i një aksidenti që ndodhi mbrëmjen e sotme në Peqin, informon korrespondenti i agjencisë së lajmeve NOA.
- Aksident tragjik në Alpet e Italisë, vdes alpinisti dhe djali i tij 9 vjeç Beluno, 30 korrik NOA-Një alpinist dhe djali i tij 9 vjeçar kanë humbur jetën ndërsa kryenin një ekskursion në Monte Cavallo midis provincës së Belunës e Pordenones në Itali.
- Shqipëria zhvillon turizmin, megjithë krizën globale Nga Odise Kote Tiranë, 30 Korrik NOA/DW - Shqipëria edhe për vitin 2009 pret të shënojë rekorde të reja turistike, megjithë krizën globale dhe problemet e gripit të virusit A1H1N1.
- Zgjedhjet, gjakmarrja u mohoi të drejtën e votës 3 mijë të ngujuarve Tiranë, 30 korrik NOA-Kryetari i Komitetit të Pajtimit Mbarëkombëtar, Gjin Marku deklaroi të enjten se rreth 3 mijë personave në Shqipëri iu është mohuar e drejta e votës për shkak të fenomenit të gjakmarrjes.
- Denoncimi: Babai më mbylli në Psikiatri që të mos falem si mysliman Tiranë, 30 Korrik NOA - Një denoncim i rrallë ka mbërritur në Gjykatën e Rrethit Tiranë por drama bëhet e dhimbshme kur mësohet se një qytetari i është shkatërruar jeta për hir të ndalimit të ushtrimit të fesë.
- Spanjë, sulm terrorist i ETA-s në Palma de Majorka, vdesin 2 policë Madrid, 30 korrik NOA- Dy agjentë të Rojes Civile në Spanjë kanë vdekur sot si pasojë e një eksplozivi që shpërtheu në një kazermë në ishullin e Majorkës.
- Emërtimet e reja të pasaportave në Shkup po kthejnë shqiptarët në maqedonas Shkup, 30 korrik NOA-Shqiptarët vazhdojnë të pajisen me pasaportat e reja ku ende nuk është tërhequr nocioni "maqedonas" i shkruar në grafën e shtetësisë, ku më parë figuronte nocioni "Republika e Maqedonisë".
- Britania nis hetimet për luftën në Irak, do thirret dëshmitar dhe Tony Blair Londër, 30 korrik NOA-Britania e Madhe ka nisur të enjten një hetim zyrtar për luftën në Irak. Hetimi do të përqendrohet në të gjitha aspektet e luftës, duke pëfshirë vendimet që u morën para fillimit të saj, strategjinë që u ndoq pas pushtimit dhe në tërheqjen përfundimtare të trupave britanike
- Ambasadori shqiptar në Shkup: Maqedonia s'do vendosë regjim vizash për shqiptarët Shkup, 30 korrik NOA-Ambasadori i Shqipërisë në Shkup, Arben Çejku ka hedhur poshtë zërat se pas 1 janarit të vitit të ardhshëm Maqedonia do të aplikojë viza për shtetasit shqiptarë, për shkak të liberalizimit të vizave me BE-në.
- Gripi i derrit, ISHP shton mostrat për verifikim Tiranë, 30 korrik NOA-Pandemia e gripit të derrit në vendin tonë po shtrihet në pothuajse gjithë qytetet e vendit, megjithëse jo në numër të lartë.
- Xhelozia tërbon 26-vjeçarin, përvëlon me acid ish-gruan dhe shoqen e saj Tiranë, 30 korrik NOA - Ishte ndarë nga nusja e tij 23-vjeçare, por kjo nuk e ka penguar ndjenjën spontane të xhelozisë që 26-vjeçari kishte për të.
- PDK: Ligji për gay-t, përpjekje për të fshehur martesën PD-LSI Tiranë, 30 korrik NOA - Një ditë pas deklaratës së kryeministrit Sali Berisha për lejimin e martesave të homoseksuale ka reaguar edhe Partia Demokristiane e cila deklaroi se kjo është tallja e fundit e Berishës me shqiptarët.
- Topalli takohet me delegacionin parlamentar të Koresë së Jugut Tiranë, 30 korrik NOA - Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli priti sot një delegacion parlamentar të Koresë së Jugut. Topalli, duke i uruar mirëseardhjen përfaqësuesve të parlamentit së Koresë së Jugut, i konsideroi marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Koresë së Jugut të një niveli shumë të
- LSI: Vlerësojmë qëndrimin e Frattinit për integrimin e Shqipërisë në BE Tiranë, 30 korrik NOA - LSI, ka resuar sot pas qëndrimet të drejtuesit të radhës së BE Karl Bildt, i cili është shprehur për një proces të shpejtë të liberalizimit të vizave për Shqipërinë.
- Diplomati i huaj ankohet tek Avokati i Popullit, për lokalet e natës në ish-Bllok Tiranë, 30 korrik NOA Update - Tek Avokati i Popullit, kanë paraqitur ankesë banorë të Rrugës " Dëshmorët e 4 Shkurtit" në ish-Bllok, përfshirë dhe një diplomat i trupit diplomatik të akredituar në Republikën e Shqipërisë.
- Avokati i Popullit rekomandon Drejtorinë e Rrugëve: Ja akset pa sinjalistika Tiranë, 30 Korrik NOA - Njoftimi, për sigurinë e qarkullimit në autostradën Tiranë-Durrës, nga një diplomat Francez, rezident në Shqipëri drejtuar Avokati i Popullit ka detyruar këtë të fundit të kryejë një sërë inspektimesh në shume aske rrugore në qarkun e kryeqytetit.
- Anija e Koresë-Jugore, kapet në ujërat e Koresë-Veriore Koreja-Veriore, 30 korrik NOA - Një anije peshkimi e cila vinte nga ujërat e Koresë së Jugut ka kaluar rreth 1 kilometra në ujërat e Koresë së Veriut.
- Berisha pret një Delegacion Parlamentar të Asamblesë Kombëtare të Koresë së Jugut Tiranë, 30 korrik NOA - Kryeministri, Sali Berisha priti sot një Delegacion Parlamentarë të Asamblesë Kombëtare të Koresë së Jugut, të kryesuar nga Han-Sak Song.
- Austria vë veton: Të shqyrtohet urgjent kërkesa e Shqipërisë për hyrje në BE Tiranë, 30 Korrik NOA - Vjena zyrtare ka vendosur që të vërë veton me qëllim që Bashkimi Evropian, në mënyrë sa më të shpejtë të shqyrtojë kërkesën e Shqipërisë për t'u pranuar si vend kandidat për anëtarësim.
- Fier, mbytet në rezervuar 16-vjeçari, polumbarët në kërkim të trupit Fier, 30 korrik NOA - Një 16-vjeçar dyshohet se është mbytur në një rezervuar në Fier. Ngjarja ka ndodhur pas çaste më parë në rezervuarin e quajtur "Ruzhdies" kur 16-vjeçari me iniciale M.
- Martesat gay, si Kodi i Familjes ndalon ligjin e prezantuar nga Berisha Tiranë, 30 Korrik NOA - Martesat brenda gjinisë në Shqipëri nuk mund të kryhen edhe nëse për këtë ka mbërritur ose do të mbërrijë një projektligj ku të jetë përfshirë një gjë e tillë, sepse e pengon Kodi Shqiptar i Familjes.
- Policia: STOP autoboteve me ujë dhe pleh që futen në Lazarat, i duan për hashashin Gjirokastër, 30 korrik NOA - Vështirësia dhe mungesa e informacioneve apo edhe kushteve për të identifikuar të gjitha zonat e mbjella me hashash në qarkun e Gjirokastrës ka bërë që policia të kërkojë një tjetër zgjidhje për zbulimin e bimëve të lëndëve narkotike me qëllim asgjësimin e tyre.
- E rrallë, kapet një i dënuar në mungesë, kishte jetuar në shpella 16 vjet rresht Lisbonë, 30 Korrik NOA - Të marrësh një dënim dhe për të mos e shlyer atë, të jetosh jo pak, por plot 16 vjet nëpër shpella, ose gati dy herë më shumë nga ç'ishte dënimi që duhet të vuante.
- Berisha: "Fale Zot se nuk di se ç'bën", kaq mund të themi për Edi Ramën Lezhë, 30 korrik NOA Fotot updated - "Meqenëse ai është në panik dhe në dëshpërim të madh, tek e fundit, le t'ia falim edhe kësaj here, sepse nuk di se ç'bën.
- Gjendet një parcelë e mbjellë me bimë kanabis në një pyll të fshatit Lundër Tiranë, 30 korrik, NOA - Nga forcat e policisë së Tiranës është mundësuar gjetja e një parcele me rrënjë bime narkotike, në fshatin Lundër, të komunës Farkë e Madhe, në një pyll.
- Prej xhelozisë i hedh acid në fytyrë ish-gruas dhe shoqes, vihet në pranga Tiranë, 30 korrik, NOA - Forcat e policisë kanë arrestuar në flagrancë Elton Alian, 26 vjeç, lindur në Mat dhe banues në Tiranë, pasi dyshohet se për motive xhelozie u ka hedhur në pjesën e fytyrës lëndë djegëse (acid) 25-vjeçares Dhurata Tërshana dhe 23-vjeçares Sabina Karaj, kjo e fundit ish-bashkëshortja
- Aksidentet, policia e Durrësit vendos 637 gjoba dhe dhjetëra bllokime makinash Durrës, 30 korrik, NOA - Aksidentet e shumta në qarkun e Durrësit kanë detyruar policinë e këtij qyteti të marrë masa të rrepta ndaj drejtuesve të makinave.
- Ambasadori italian: Integrimi i Shqipërisë në BE, me një rëndësi të veçantë Tiranë, 30 korrik, NOA - Procesi i integrimit të Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian, është një proces me rëndësi të veçantë i cili duhet të marrë rëndësinë dhe përpjekjet maksimale, si nga qeveria shqiptare, ashtu edhe nga qytetarët e këtij vendi.
- Emigracioni, komisioneri i KE, Ruz në Shqipëri: Ka një lidhje të qartë me vizat Tiranë, 30 korrik, NOA - Eshtë mbyllur projekti i strategjisë së Bashkimit Evropian për emigracionin në Shqipëri, me një ceremoni të posaçme, në të cilën ka qenë i pranishëm edhe Garrido Ruz, i ngarkuari me punë i KE.
- Bëhet pishman për faljet e të burgosurve, presidenti Ivanov heq mbrapsht dekretin Shkup, 30 korrik, NOA - Disa orë pas shpalljes së emrave të të burgosurve të falur nga presidenti Gjorgje Ivanov, vendimi është tërhequr nga vetë ai, duke lënë pezull 64 të burgosur që dje kishin mirëpritur mëshirën e presidentit.
- Kontrabanda, kryhen dy arrestime për mallra të deklaruara si ndihma Tiranë, 30 korrik, NOA - I deklaronin si ndihma për komunitetin të ardhura nga jashtë, duke shmangur në këtë mënyrë pagesat doganore, por në fakt nuk ishin të tilla, veçse u falsifikoheshin të dhënat.
- Berisha pro martesave gay, flasin OJF-të: Nuk i kemi kërkuar, s'i kemi as në draft Tiranë, 30 korrik NOA - Hedhja në "treg" e mundësisë së martesave gay, një ditë më parë nga kryeministri Berisha, shihet nga organizatat jofitimprurëse më së paku si një lajthitje e Berishës dhe më së shumti si një tallje ose mashtrim.
- Humbja e valixheve shqetëson BE. Në një vit kanë humbur 33 milionë të tilla Bruksel, 30 korrik, NOA - Humbja e valixheve është kthyer në një shqetësim tashmë jo vetëm për pasagjerët dhe kompanitë ajrore që përballen me stresin e gjetjes së tyre, por edhe vetë Bashkimin Evropian.
- Pas arresteve në SHBA, autoritetet: Kosova nuk rrezikohet nga terrorizmi Prishtinë, 30 korrik, NOA - Policia e Kosovës thotë se nuk ka rrezik të sulmeve eventuale terroriste në vend. Ky vlerësim vjen pas lajmit se edhe Kosova ishte cak i një sulmi të tillë, por analistët thonë se Kosova nuk është imune ndaj terrorizmit.
- Ceremonia, zyrtarizohet sot kalimi i Lorik Canës nga ‘Marseja' te ‘Sandërland' Sandërland, 30 korrik, NOA - Zyrtarizohet më në fund kalimi i mesfushorit të ekipit kombëtar shqiptar Lorik Cana, nga ekipi i Marsejës tek ai i Sandërland.
- "Një birrë me Obamën". Bashkohen profesori me ngjyrë dhe polici që e arrestoi Uashington, 30 korrik, NOA - Sot në Shtëpinë e Bardhë po përgatitet të zhvillohet një takim shumë interesant mes profesorit me ngjyrë të Universitetit Harvrad, Henry Louis Gates, mik i njohur i presidentit Obama dhe policit të bardhë, James Crovly, i cili e arrestoi pak ditë më parë atë me pretekstin
- Ndalet dhuna e islamikëve në Nigeri, qeveria: Tani e kemi situatën nën kontroll Niger, 30 korrik, NOA - Zyrtarët ushtarakë në Nigeri thonë se ata më në fund kanë arritur ta marrin situatën nën kontroll, pas tre ditë luftimesh me militantët islamikë.
- I këputën varësen e floririt nga qafa një gruaje, u kapën kur shkuan që ta shisnin Korçë, 30 korrik, NOA - Forcat e policisë së Korçës kanë arrestuar në flagrancë dy persona, të cilët i kanë këputur varësen e floririt nga qafa një gruaje dhe më pas kanë shkuar per ta shitur tek një dyqan bizhuterish në këtë qytet.
- Aksident tragjik në aksin Shkodër-Velipojë, makina del nga rruga, vdesin tre persona Shkodër, 30 korrik, NOA - Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Shkodër-Velipojë, ku automjeti, me të cilën udhëtonin tre persona ka dalë nga rruga duke përfunduar në kanal.
- Ekonomia reale e Shqipërisë, një mister më vete Ekonomia shqiptare ka regjistruar një ecuri krahasimisht pozitive. Të dhënat mbi ekonominë reale janë të pakta. Banka e Shqipërisë gjykon se gjashtëmujori i parë i vitit është karakterizuar nga një rritje pozitive ekonomike

