Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
E rrallë, kapet një i dënuar në mungesë, kishte jetuar në shpella 16 vjet rresht
English

E rrallë, kapet një i dënuar në mungesë, kishte jetuar në shpella 16 vjet rresht

Lisbonë, 30 Korrik NOA - Të marrësh një dënim dhe për të mos e shlyer atë, të jetosh jo pak, por plot 16 vjet nëpër shpella, ose gati dy herë më shumë nga ç'ishte dënimi që duhet të vuante.

Dhe këtë gjë, do të vazhdonte ta bënte ndoshta deri në fund të jetës së tij, në rast se dje nuk do të lokalizohej dhe kapej nga policia.

Ngjarja e rrallë ka ndodhur në rajonin rural të Vieira do Minho në veri të Portugalisë dhe lajmi u bë i ditur nga policia vendase.

Kryeinspektori Karlo Gomez, tha se "një i burgosur i shpallur prej kohësh në kërkim nga policia u arrestua pa rezistencë, pasi kishin kaluar 16 vjet i fshehur në një shpellë ku ushqehej kryesisht me fruta".

Z. Gomez tha se i shumëkërkuari, "që prej arratisjes së tij, fshihej dhe jetonte në tre katër shpella në rajonin Vieira do Minho që e njihte mirë".

Kryeinspektori Gomez, i cili drejtoi edhe operacionin e koduar "Cro-Magnon" tha se i kërkuari sot në moshën 54 vjeç, ishte arratisur nga burgu në vitin 1993 ku kishte nisur të vuante dënimin që prej 10 vjetësh për vrasje.

"I arratisuri merrte ndihma nga familja që i blinin herë pas here ushqime dhe medikamente. Ai ushqehej zakonisht me fruta dhe nuk kishte vajtur kurrë tek mjeku, por shëndeti i tij është shumë i mirë", - detajoi kryeinspektori Gomez.

a.k/NOA - Komentoni lajmin e ditës në fund të shkrimit / Klikoni këtu, për rregullat e përdorimit

KOMENTE