English

Kamioni përplaset te një shtëpi, vdesin tre pjesëtarët e një familjeje

Kosovë, 8 gusht NOA - Tre persona kanë humbur jetën sot pasdite në një aksident në Kosovë.

Aksidenti sipas policisë ka ndodhur në Sudoholl të Mitrovicës në Kosovë, kur tre pjesëtarë të familjes Aliu kanë gjetur vdekjen si pasojë e një aksidenti.

Policia e Kosovës bëri me dije se një kamion është përplasur me banesën e familjes Aliu duke sjellë dhe vdekjen e tre familjarëve, ndërsa kanë mbetur të plagosur gjashtë të tjerë të cilët u transportuar me urgjencë në spital.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit.

k.k/NOA

KOMENTE