Lajmet e datës 8 Gusht 2009
- Kamioni përplaset te një shtëpi, vdesin tre pjesëtarët e një familjeje Kosovë, 8 gusht NOA - Tre persona kanë humbur jetën sot pasdite në një aksident në Kosovë. Aksidenti sipas policisë ka ndodhur në Sudoholl të Mitrovicës në Kosovë, kur tre pjesëtarë të familjes Aliu kanë gjetur vdekjen si pasojë e një aksidenti.
- Shpejtësia, përmbyset kamioni me inerte plagoset shoferi Elbasan, 8 gusht NOA - Një kamion i ngarkuar me inerte është përmbysur për pasojë ka mbetur i plagosur shoferi. Ngjarja ka ndodhur sot në aksin rrugor Elbasan-Peqin, kur një kamion me targa EL 0361C, është përmbysur duke zënë edhe rrugën për disa orë.
- Rrezikshmëria e Dritan Dajtit, operacioni dhe dekonspirimi i policisë Tiranë, 9 gusht NOA - Masakra e Durrësit, duket se nuk do të ketë në qendër të hetimeve vetëm Dritan Dajtin dhe miqtë e tij të cilët gjatë aksionit të policisë për kapjen e tyre ditën e djeshme vranë katër punonjës policie.
- Topalli ngushëllon familjet e 4 policëve të vrarë:Policia dëshmoi sakrificën kundër krimit Tiranë, 8 gusht NOA - Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ka marrë pjesë sot në homazhet e kryera në nderim të katër punonjësve të policisë së vrarë dje gjatë një operacioni për kapjen e shumë të kërkuarit Dritan Dajtit në Durrës.
- ADN-ja do të përcaktojë nëse terroristi Nordin Top ka vdekur Indonezi, 8 gusht NOA - Do të jetë ADN-ja ajo që do të përcaktojë nëse trupi i një të vrari i përket të kërkuarit Nordin Top. Këtë fakt e ka bërë të ditur policia indoneziane e cila thotë se do të përdorin prova të ADN-së për të përcaktuar nëse, Nordin Top, një nga më të kërkuarit si i dyshuar
- Shpërthen një sasi tritoli në një fabrikë në Fushë-Krujë Fushë-Krujë, 8 gusht NOA - Një sasi tritoli ka shpërthyer sot në një kamion brenda në fabrikën e çimentos në Fushë-Krujë. Shpërthimi i eksplozivit nuk ka shkaktuar të lënduar në njerëz, por vetëm dëme materiale.
- Tre grabitës i vënë pistoletën në kokë një personi për t'i marrë makinën Pukë, 8 gusht NOA - Tre persona të armatosur kanë mundur t'i vjedhin automjetin një qytetari. Grabitja me armë ndodhi sot në aksin rrugorë Pukë-Shkodër në vendin e quajtur Qafë-Qele, kur tre persona kanë ndaluar një person me iniciale T.
- Sulmohet nga demi një 19-vjeçar, ndodhet në rrezik për jetën Pukë, 8 gusht NOA - Një 19-vjeçar është sulmuar nga demi duke u plagosur rëndë. Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm në fshatin Gojan i Madh të Pukës, kur Paulin Lleshi 19-vjeç është goditur nga demi.
- Dritan Dajti dhe bashkëpunëtori i tij Erges Xhaxhi kurohen në Spitalin e Burgut Tiranë, 8 gusht NOA - Spitali i Burgut në Tiranë, është blinduar ditën e sotme nga forca të shumta policie, pas transportimit të Dritan Dajtit në këtë spital.
- Një çift bashkëshortësh serb gjenden të vdekur në banesën e tyre në Kosovë Kosovë, 8 gusht NOA - Një çift serb u gjetën të vdekur në banesën e tyre në Kosovë. Ngjarja ndodhi sot kur një çift bashkëshortësh të përkatësisë kombëtare serbe u gjetën të vdekur në shtëpinë e tyre në fshatin Partesh të komunës së Gjilanit në Kosovë.
- LSI, ngushëllon familjarët e 4 policëve të vrarë: Të zbardhet ngjarja Tiranë, 8 gusht NOA - Lëvizja Socialiste për Integrim ka shprehur sot ngushëllimet me familjarët e katër policëve të vrarë gjatë një aksioni për kapjen e shumë të kërkuarit Dritan Dajti në Durrës.
- Presidenti i Kosovës, Sejdiu ngushëllon Topin, dhe Berishën për 4 policët e vrarë Tiranë, 8 gusht NOA - Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu u ka ngushëlluar sot me anë të një telegrami presidentin Shqipërisë, Bamir Topi, dhe kryeministrit Sali Berisha, për vrasjen e djeshme të katër policëve.
- Aksident në Librazhd, vdesin dy persona dhe plagosen dy te tjerë Librazhd, 8 gusht NOA - Dy të vdekur dhe dy të plagosur është bilanci i një aksidenti që ka ndodhur sot në Librazhd. Ngjarja rrugore ndodhi sot në aksin Polis-Gureshpatë kur një makinë tip-Fuoristradë ka dalë nga rruga duke rënë në humnerë.
- Zhvillohet ceremonia mortore e 4 policëve të vrarë Tiranë, 8 gusht NOA - Mes dhimbjesh e lot janë përcjellë për në banesën e fundit trupat e pa jetë të katër oficerëve të policisë së që u vranë dje gjatë një operacioni për kapjen e shumë të kërkuarit Dritan Dajti në plazhin e Durrësit.
- Kryetari i BDI-së në Maqedoni, Ali Ahmeti ngushëllon familjet e 4 policëve të vrarë Tiranë, 8 gusht NOA - Kryetari i BDI-së në Maqedoni, Ali Ahmeti, me anë të një telegrami, ka ngushëlluar familjet e katër policëve të vrarë Xhani, Dizdari, Duçkollari, Feska, si dhe kryeministrin shqiptar Berisha për rënien në krye të detyrës së katër anëtarëve të Policisë së Shtetit.
- Presidenti Topi, nderon 4 policët e vrarë: Kërkoj zbardhjen e plotë të këtij momenti tragjik Tiranë, 8 gusht NOA - Presidenti i Republikës, Bamir Topi nderoi sot në mesditë veprën heroike të katër punonjësve të policisë, drejtuesit Fatos Xhani, kryeinspektorëve Altin Dizdari, Sajmir Duçkollari dhe Kastriot Feska, të rënë dje gjatë operacionit dhe shkëmbimit të zjarrit për kapjen e shumë të
- Berisha pas homazheve: Humbje e dhimbshme, banda do marrë dënimin më të rëndë Tiranë, 8 gusht, NOA - Pas homazheve që ka kryer në mjediset e Pallatit të Kongreseve, para trupave të katër oficerëve të policisë, të vrarë në masakrën e djeshme në plazhin e Durrësit, kryeministri Berisha ka deklaruar se kjo ishte një humbje jashtëzakonisht e rëndë dhe e dhimbshme.
- Politikanët, homazhe bashkë me qytetarët, nderojnë efektivat e rënë Tiranë, 8 gusht, NOA - Radhës së gjatë të qytetarëve për të kryer homazhe në nderim të 4 policëve të vrarë dje në Durrës, i është shtuar edhe një numër i madh politikanësh, të cilët kanë nisur të kryejnë tani njëri pas tjetrit, homazhe në mjediset e Pallatit të Kongreseve.
- Pallati i Kongreseve, mbërrijnë trupat e pajetë të 4 policëve të vrarë, nisin homazhet publike Tiranë, 8 gusht, NOA - Kanë mbërritur në mjediset Pallateve të Kongreseve trupat e katër ofocerëve të policisë, të vrarë në masakrën e djeshme në plazhin e Durrësit, gjatë një aksioni për kapjen e të shumëkërkuarit Dritan Dajti.
- Arrest bashkëpunëtorit të Dritan Dajtit, 21-vjeçari Elvis Karoli Tiranë, 8 gusht, NOA - Forcat e policisë kanë mundur të vënë në pranga bashkëpunëtorin e Dritan Dajtit, autorit të masakrës së djeshme në Durrës, ku u vranë 4 oficerët e policisë Fatos Xhani, Altin Dizdari, Saimir Duçkollari dhe Kastriot Feska.
- Mediat: Vritet kryeterroristi indonezian, akuzohet për sulmet ndaj hoteleve Xhakartë, 8 gusht, NOA - Njëri prej terroristëve më të kërkuar të Azisë Juglindore , islamisti Noordin Mohammed Top, është vrarë gjatë një shkëmbimi zjarri me forcat indoneziane të sigurisë në qendër të ishullit Java.
- Presheva, Bujanoci, Medvegja duan bashkim me Kosovën, presin propozim Preshevë, 8 gusht, NOA - Kryetari i Komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa, thotë se Presheva, Bujanoci e Medvegja duhet t'i bashkohen Kosovës. Ai mbështetet në vullnetin e shqiptarëve të shprehur në vitin 1992.
- Si u përvetësuan kishat ortodokse shqiptare nga ortodoksizmi në Maqedoni? Shkup, 8 gusht, NOA - Dhjetëra objekte fetare katolike dhe ortodokse të shqiptarëve në Maqedoni në mënyrë të heshtur janë përvetësuar nga ortodoksizmi maqedonas dhe institucionet e tyre, që kryesisht bënin fushata të implikuara edhe me mekanizmat shtetërore.
- OKB thirrje: Të ngrihet një komision hetimor për dhunën seksuale ndaj femrave Uashington, 8 gusht, NOA - Këshilli i Sigurimit duhet të autorizojë ngritjen e një komisioni të pavarur hetimi në një përpjekje për të ndalur dhunën seksuale ndaj grave dhe vajzave, veçanërisht në pjesë të pushtuara nga konflikti në Afrikë.
- Prita para shtëpisë, 33-vjeçari mbetet i plagosur në këmbë nga goditja me armë Shkodër, 8 gusht, NOA - Një 33-vjeçar ka mbetur i plagosur nga një goditje me armë zjarri, ndërsa kthehej në shtëpinë e tij gjatë natës. Sipas burimeve policore për agjencinë e Lajmeve NOA, ngjarja e rëndë ka ndodhur pasi ndaj Besmir Hasanajt, dy persona kishin zënë pritën dhe po e prisnin
- Del "lista e zezë" e këngëtarëve të ndaluar nga diktatura argjentinase në ‘70 Buenos-Ajres, 8 gusht, NOA - Midis këngëtarëve censuruar nga regjimi diktatorial që u ngrit në pushtet në Argjentinë në vitin 1976, gjenden emra të njohur të muzikës botërore si italianët Luçio Batisti, Gino Paoli apo Nikola di Bari, krahas emrave të tjerë që ishin idhujt e atyre viteve si John Lennon
- E rrallë, paraqitet në dasëm me një fustan nusërie mbi dy kilometra të gjatë ... Pekin, 8 gusht, NOA - Rekordi më i ri Guiness është ai i një fustani nusërie të gjatë plot dy kilometra, për të cilin duhen orë të tëra rresht për ta hapur.
- Dyndje emigrantësh në Kakavijë, pala greke punon me gjysmën e sporteleve Kakavijë, 8 gusht, NOA - Një fluks i madh emigrantësh është regjistruar sot në pikën kufitare të Kakavijës, por edhe atë të Kapshticës, për shkak të mbërritjes së tyre në vendlindje në këtë sezon pushimesh.
- Sot Shqipëria në zi, homazhe dhe nderime për katër policët e vrarë në masakrën e djeshme Tiranë, 8 gusht, NOA - Sot Shqipëria gjendet e gjitha në ditë zie, në shenjë nderimi të katër punonjësve të policisë, të cilët mbetën dje të vrarë gjatë një aksioni për kapjen e të shumëkërkuarit Dritan Dajti.

