Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Mediat: Vritet kryeterroristi indonezian, akuzohet për sulmet ndaj hoteleve
English

Mediat: Vritet kryeterroristi indonezian, akuzohet për sulmet ndaj hoteleve

Xhakartë, 8 gusht, NOA - Njëri prej terroristëve më të kërkuar të Azisë Juglindore , islamisti Noordin Mohammed Top, është vrarë gjatë një shkëmbimi zjarri me forcat indoneziane të sigurisë në qendër të ishullit Java.

Siç njofton televizioni indonezian Channel One, duke iu referuar qarqeve të policisë, kufoma e Noordin-it u gjet në një shtëpi në rajonin Temangung, ku ai ishte fshehur me shokë të një fryme.

Më shumë se 100 policë e morën shtëpinë me sulm. Deri tani nuk ka konfirmim zyrtar për vdekjen e Noordin-it. Noordin konsiderohet si autor i disa sulmeve terroriste në hotele luksoze dhe ndaj ambasadës australiane në Xhakartë.

n.e/NOA

Â

KOMENTE