Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Presidenti i Kosovës, Sejdiu ngushëllon Topin, dhe Berishën për 4 policët e vrarë
English

Presidenti i Kosovës, Sejdiu ngushëllon Topin, dhe Berishën për 4 policët e vrarë

Tiranë, 8 gusht NOA - Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu u ka ngushëlluar sot me anë të një telegrami presidentin Shqipërisë, Bamir Topi, dhe kryeministrit Sali Berisha, për vrasjen e djeshme të katër policëve.

"Ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta për vrasjen mizore të katër policëve, të cilët dhanë jetën e tyre, në qytetin e Durrësit, për të mbrojtur lirinë, dinjitetin njerëzor, paqen dhe sigurinë e të gjithë qytetarëve të Republikës së Shqipërisë", thuhet në telegramin që Sejdiu i dërgoi presidentit Topi. Ndërsa në telegramin drejtuar kryeministrit Berisha, presidenti Sejdiu shprehet: "Ju lutem, i nderuar Kryeministër, pranoni sigurinë e konsideratës sime më të lartë, si dhe respektin e madh për luftën tuaj të pakompromis dhe të shtetit Shqiptar kundër krimit të organizuar dhe formave të tjera që e cënojnë lirinë, sigurinë dhe të ardhmen evropiane të qytetarëve të Republikës së Shqipërisë dhe të rajonit tonë në përgjithësi!".

Â

KOMENTE