Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Presidenti Topi, nderon 4 policët e vrarë: Kërkoj zbardhjen e plotë të këtij momenti tragjik
English

Presidenti Topi, nderon 4 policët e vrarë: Kërkoj zbardhjen e plotë të këtij momenti tragjik

Tiranë, 8 gusht NOA - Presidenti i Republikës, Bamir Topi nderoi sot në mesditë veprën heroike të katër punonjësve të policisë, drejtuesit Fatos Xhani, kryeinspektorëve Altin Dizdari, Sajmir Duçkollari dhe Kastriot Feska, të rënë dje gjatë operacionit dhe shkëmbimit të zjarrit për kapjen e shumë të kërkuarit Dritan Dajti.

Kreu i shtetit shqiptar bëri homazhe në "Pallatin e Kongreseve" në nderim të kujtimit të katër "Dëshmorëve të Atdheut", duke vendosur kurora në vlerësim të sakrificës sublime dhe vetëmohimit të tyre të pashembullt për ruajtjen e rendit dhe sigurisë së mbarë qytetarëve shqiptarë.

Presidenti Topi gjithashtu ngushëlloi familjarët e policive të rënë, duke u shprehur dhimbjen e thellë për humbjen e pazëvendësueshme të njerëzve të tyre më të dashur, i bindur se në këto momente të vështira dhimbjeje njerëzore të gjithë njerëzit e thjeshtë e të ndershëm të këtij vendi u gjenden shpirtërisht pranë për të ndarë me ta këto çaste. Në përfundim të homazheve, Presidenti Topi u shpreh, "Padyshim që janë momente shumë të dhimbshme, shumë emocionuese. Mund të konsiderohet një nga aktet më tragjike që kemi përjetuar këto vite, humbjen e katër oficerëve, të cilët përpara se të ishin të tillë, ishin qytetarë të këtij vendi, qytetarë të devotshëm, ishin familjarë. Sot padyshim ka një ndjenjë të dyfishtë, sikurse e thashë një dhimbje pafund, por edhe një vlerësim të madh për këta njerëz, që përballen në çdo moment me krimin, i cili në disa raste është dhe mjaft i sofistikuar. Unë dëshiroj, ripërsëris dhe rishpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjet dhe padyshim që shpreh solidaritetin tim të plotë për forcat e rendit, për të gjithë ata që punojnë në çdo sekondë të njëzet e katër orëshit për vendosjen e rendit në çdo qelizë të vendit tonë. Nga ana tjetër, do të nxisja me shumë forcë të gjithë institucionet e specializuara që të bëjnë sa më shpejt zbardhjen e plotë të këtij momenti tragjik, për të dhënë edhe një herë mesazhin e fortë, që duhet të vijë nga çdo institucion, për vendosjen kudo të ligjit, në çdo lloj strukture të shtetit shqiptar". Më pas, Kreu i shtetit shqiptar mori pjesë në përcjelljen për në banesën e fundit me të gjitha nderimet shtetërore të katër "Dëshmorëve të Atdheut", të cilët tashmë prehen në Varrezat e Dëshmorëve.

k.k/NOA

KOMENTE