English

Britney Spears fiton para online

Amerikë, 15 gusht NOA - Këngëtarja, e cila ka më shumë se 2 milion fansa në faqen e saj në Facebook, ka nënshkruar një koleksion të dhuratave digjitale, përdoruesit e të cilëve mund t'u dërgojnë njëri-tjetrit.

Por këto dhurata nuk mund të dërgohen falas.

Këngëtarja simpatike ka menduar që fitojë pak duke i shitur këto dhurata.

Kështu dhuratat mund të blihen përmes krediteve, të cila kushtojnë 1.20 funta për 20 nëpërmjet faqes së saj zyrtare.

Këtu përfshihen tortat për ditëlindje, një fotografi e një vajzeje me uniformë të shkollës e veshur me të ... Video të klipeve të saj, foto të ndryshme si dhe shumë e shumë të tjera ..

KOMENTE