Lajmet e datës 15 Gusht 2009
- Itali, vdes 57 vjeçarja parashutiste, po fluturonte mbi male Bolzano, 15 gusht NOA - Një grua parashutiste 57 vjeçare ka gjetur vdekjen pas një fluturimi në lartësi rreth 200 metra mbi malet Motak. Sipas agjencisë italiane të lajmeve ANSA, trupi i gruas është gjetur nga skuadra alpiniste dhe nga helikopteri i shërbimit të urgjencave.
- Hezbollah kërcënon Izraelin: Do sulmojmë Tel Avivin nëse preken guerilasit Bejrut, 15 gusht NOA-Lideri i organizatës militante në Liban, Hezbollah, ka thënë se militantët e tij do ta sulmojnë Tel Avivin nëse forcat izraelite e sulmojnë Bejrutin apo pozitat e guerilëve në paralagjet jugore të qytetit.
- Mianmar, lirohet nesër amerikani i burgosur Mianmar, 15 gusht NOA-Shtetasi amerikan Xhon Jetau, i cili ndodhet në burg në Mianmar, do të deportohet të dielën dhe do të lejohet të largohet bashkë me senatorin Xhon Ueb, ka konfirmuar një zyrtar i Mianmarit.
- Lufta kundër krimit, EULEX negocion me Beogradin pa praninë e Prishtinës Prishtinë, 15 gusht NOA-Misioni i EULEX-it dhe Ministria e Brendshme e Serbisë janë në prag të nënshkrimit të marrëveshjes lidhur me bashkëpunimin policor, në të cilën nuk janë të përfshira institucionet e Kosovës, ka shkruar të shtunën e përditshmja "Koha Ditore".
- SHBA, Hillary Klinton: Irani të lirojë menjëherë amerikanët që mban peng Washington, 15 gusht NOA-Sekretarja amerikane e Shtetit Hillari Klintoni ka ripërsëritur thirrjet Iranit që menjëherë t'i lirojë të gjithë shteasit amerikanë që mbahen në Republikën Islamike.
- Recesioni, a duhej ndërhyrja e qeverive? Nëse Qeveria e SHBA-ve nuk do të ndërhynte për të ndihmuar ekonominë, do të kishim probleme globale shumë më të mëdha, pasi Shtetet e Bashkuara përshkruhen si konsumatori më i rëndësishëm në botë
- Gjermani, gati prl/ligji për rehabilitimin e tradhtarëve të Luftës së Dytë Botërore Bon, 15 gusht NOA-Parlamenti gjerman do të kalojë në datën 26 gusht një projektligj, që shfuqizon të gjitha vendimet gjyqësore të marra në kohën e nazizmit me akuzën për tradhti lufte.
- SHBA, aktori i njohur Patrick Swayze shtrohet në spital Los Angeles, 15 gusht NOA-Aktori i njohur i ekranit, Patrick Swayze, po lufton kundër kancerit në pankreas dhe mësohet se së shpejti do të kthehet në shtëpi.
- Moti, metereologët: Gjysma e dytë e gushtit e favorshme për pushime Tiranë, 15 gusht NOA-Për të gjithë ata që kanë preferuar të pushojnë në gjysmën e dytë të muajit gusht, metereologët parashikojnë ditë të kthjellëta e të nxehta.
- S'i dorëzohet forcave të Hamasit, hedh veten në erë udhëheqësi islamist i Rripit të Gazës Hamas, 15 gusht NOA-Udhëheqësi i një grupi të vogël radikal islamist në Rripin e Gazës, ka hedhur veten në erë gjatë një beteje me forcat e lëvizjes palestineze, Hamas.
- Goditet komanda e NATO-s në Kabul, mbeten të vrarë 7 afganë Kabul, 15 gusht NOA-Një sulm me bombë ka goditur zonën e fortifikuar të sigurisë në kryeqytetin e vendit, Kabul. Zyrtarët thonë se besojnë se shtatë afganë janë vrarë gjatë sulmit vetëvrasës me autobombë.
- Afganistan, një kamikaz plagos 4 maqedonas të misionit të NATO-s në Kabul Shkup, 15 gusht, NOA-Katër pjesëtarë të Armatës së Maqedonisë janë plagosur sot nga një shpërthim i fuqishëm i shkaktuar nga një automobil bombë në hyrje të komandës së misionit ISAF të forcave të NATO-s në Kabul.
- Përplasen 3 mjete në Rrëshen-Kalimash, 4 të plagosur mes tyre 2 fëmijë Rrëshen, 15 gusht NOA Fotu Update - Një aksident i rëndë rrugor për pak sa nuk i ka marrë jetën katër personave. Tre mjete përkatësisht një fuoristradë me targa FNDL 31 08, një mjet tip golf me targa 534KS756 dhe një automjet tip Benz me targa TR 97021 janë përplasur mes tyre në fshatin
- Deklaratat e sindikatës së policëve, reagon Drejtësia: S'përfaqësojnë interesat e punonjësve të Burgjeve Tiranë, 15 gusht NOA-Një ditë pas deklaratës për shtyp të Konfederatës së Shërbimeve Policore, lidhur me tragjedinë së Durrësit ku mbetën të vrarë gjatë një aksioni katër policë, ka reaguar ministria e Drejtësisë.
- PD: Edi Rama po lehtëson aktin terrorist të Dritan Dajtit Tiranë, 15 gusht NOA - Deklarata e deputetit të Partisë Socialiste Ditmir Bushati, mesditën e sotme për zbulimin e përgjegjësve politikë të masakrës së Durrësit një javë më parë, ka sjellë dhe reagimin e Partisë Demokratike sipas së cilës PS po bën avokatinë e Dritan Dajtit.
- Arrestohen katër të rinj nga Lazarati, vodhën një automjet Gjirokastër, 15 gusht NOA - Katër persona nga Lazarati janë arrestuar sot nga policia pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin vodhën një automjet.
- Iran, ekzekutohen me varje dy të burgosur për përdhunim Iran, 15 gusht NOA - Varen dy të dënuar për përdhunim në Iran. Prej kohësh ishin në pritje të ekzekutimit me varje dy të burgosur në shtetin Iranian, ku ekziston dënimi me vdekje.
- Fluks emigrantësh në Kakavijë, policia: Po ofrojmë një shërbim të kulturuar Gjirokastër, 15 gusht NOA - Fluks emigrantësh që kthehen në atdhe nëpërmjet Pikës së Kalimit të Kontrollit Kufitar në Kakavijë. Gjatë 14 orëve të fundit kanë hyrë për në Shqipëri 7860 shtetas dhe 1620 automjete dhe 51 autobusë, ndërsa kanë dalë për në shtetin grek, 3120 shtetas, 600 automjete
- Kroaci, makina me kosovarë del nga rruga vdesin katër vetë Pirovac, 15 gusht NOA - Katër të vdekur mes tre një fëmijë është bilanci i një aksidenti tragjik që ka ndodhur në Pirovac të Kroacisë. Mësohet se viktimat janë shqiptarë nga Kosova.
- Britney Spears fiton para online Amerikë, 15 gusht NOA - Këngëtarja, e cila ka më shumë se 2 milion fansa në faqen e saj në Facebook, ka nënshkruar një koleksion të dhuratave digjitale, përdoruesit e të cilëve mund t'u dërgojnë njëri-tjetrit.
- Policia e Shkodrës asgjëson 6149 bimë narkotike kanabis sativa Shkodër, 15 gusht NOA - Policia e Shkodrës ka asgjësuar sot rreth 6149 rrënjë bimë narkotike kanabis sativa. Sektori Kundër Krimit të Organizuar në Drejtorinë e Policisë Qarkut Shkodër në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Shkodër dhe Repartin e F.
- I grabit çantën nga dora një kosovari, policia ndjek nga pas dhe kap të miturin Durrës, 15 gusht NOA - Vetëm 14-vjeç por ka mundur të sfidojë një burrë duke i marrë çantën nga dora dhe të vrapojë duke shpëtuar paq nga "shënjestra" e tij.
- Pranga kryeplakut të fshatit, nuk i tregoi policisë tokën me hashash Krujë, 15 gusht NOA - Policia e Durrësit dhe ajo e Krujës zbuluan një pjesë të madhe toke të mbjellë me bimë narkotike në fshatin Shqezë të Komunës Cudhi në Krujë.
- Tajvan, tajfuni Marakot ka varrosur për së gjalli mbi 390 persona Tajvan, 15 gusht NOA - Tajfuni Marakot, mendohet të ketë varrosur për së gjalli mbi 390 persona. Rrëshqitjet e dheut të shkaktuar nga tajfuni ka çuar në 390 personat e zhdukur në Tajvan.
- Masakra e Durrësit, Bushati: PS kërkon me ngulm nxjerrjen e përgjegjësve politikë Tiranë, 15 gusht NOA - Rreth një javë pas vrasjes së katër policëve gjatë një operacioni në Durrës për kapjen e shumë të kërkuarit Dritan Dajti, deputeti i Partisë Socialiste, Ditmir Bushati ka dalë në një deklaratë për shtyp ku ka theksuar se kjo ngjarje ka përgjegjës politikë.
- Arrestohet studenti i inxhinierisë elektrike, vodhi kosovarët Durrës, 15 gusht NOA - Arrestohet studenti i inxhinierisë elektrike, bastisi dhomën e hotelit ku qëndronte një familje kosovare. Vjedhja e cila ka ndodhur më 7 korrik të këtij vitit rezulton të ketë autor 21-vjeçarin Klaurent Toromani, student në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike në Tiranë
- Veton Surroi: Tërheqja e KFOR-it, pas normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi Prishtinë, 16 gusht NOA Update - Tërheqja e KFOR-it, duhet të realizohet vetëm pas normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi. Ky është opsioni që hedh Kryetari i Bordit të Klubit për Politikë të Jashtme, Veton Surroi.
- Energjia elektrike shkrumbon një banesë në një fshat të Shkodrës Shkodër, 15 gusht NOA - Energjia elektrike dyshohet të jetë shkaku i rënies së një zjarri që shkrumboi një banesë në fshatin "Rrushkull" të Shkodrës.
- Nostalgjia për të ardhmen Qytetarët e Kosovës, më parë se sa të ndjejnë krenari për të kaluarën, pushteti i çon drejt një nostalgjie për të ardhmen Nga Albin Kurti
- Shkodër, zbulohet dhe kapet pas tetë vjetësh autori i një plagosjeje të rëndë Shkodër, 15 gusht NOA - Kapet pas tetë vjetësh një 33-vjeçar i kërkuar për plagosje të rëndë. Policia e Shkodrës ka ndaluar sot 33-vjeçarin Helidon Baloji, lindur e banues në lagjen "Partizani" të qytetit të Shkodrës.
- Qeveria e Kosovës pranon të firmosë pakt me Zvicrën për riatdhesim të emigrantëve Prishtinë, 15 gusht NOA - Zvicra dhe Kosova kanë vendosur mes tyre që të nënshkruajnë një marrëveshje për riatdhesim të shtetasve kosovarë që jetojnë në Zvicër edhe pse kanë leje të përkohshme qëndrimi.
- Grabitet me armë dhe maska banka NLB në Prishtinë Prishtinë, 15 gusht NOA -Persona të maskuar kanë arritur të grabisin një bankë private në kryeqytetin e Kosovës Prishtinë, duke rrëmbyer një sasi të madhe të hollash.
- Bode: Buxheti i ri përfshin dhe kërkesat e LSI Tiranë, 15 Gusht NOA - Ministri i Financave Ridvan Bode thotë se në projektbuxhetin e ri që po hartohet, do të përfshihen edhe opsionet që do të hidhen apo janë pjesë e programit elektoral të Lëvizjes Socialiste për Integrim, duke siguruar se kjo nuk përbën ndonjë rrezik.
- Rrëfimi: Unë, spiuni i sigurimit grek që përjetova 28 vjet tmerrin e Enver Hoxhës Athinë, 15 Gusht NOA - Një 83-vjeçar me origjinë greke, nuk pranohet nga autoritetet e atjeshme si shtetas grek, ndërsa tregon se ka qenë spiun i shërbimit inteligjent i shfrytëzuar për mision në Shqipëri.
- Në Theth, atje ku ndjen malet joshëse të Shqipërisë Turistët mund të ngjiten majave të thepisura të maleve, vizitojnë një ujëvarë, kishën, mullirin e ujit dhe një kullë, që dikur shërbente si burg për ata në pritje të gjykimit të kuvendit të pleqësisë, pasi kishin vrarë hasmin e tyre sipas kodit të lashtë të gjakmarrjes në malësinë e Shqipërisë
- Arrestohet 23-vjeçari në Korçë, shkaktoi vdekjen në aksident të një burri Korçë, 15 gusht NOA - Një i ri në qytetin e Korçës është arrestuar si autor i aksidentit të ndodhur një ditë më parë ku mbeti i vdekur një burrë, informon korrespondentja e agjencisë së lajmeve NOA.
- Berisha: Bashkim kombit, zhdukje kufijsh mes Shqipërisë dhe Kosovës Prishtinë, 15 Gusht NOA - Kryeministri shqiptar Sali Berisha, kërkon që mes Shqipërisë dhe Kosovës të realizohet bashkimi i kombit, duke nënkuptuar me këtë, "zhdukjen e kufijve" madje lajmëroi se së bashku me homologun Thaçi, "ne kemi një projekt që t'i bëjmë shqiptarët të ndjejnë bashkimin në çdo
- Orë ankthi për pushuesit te Shkëmbi i Kavajës, shpërthen zjarri pranë plazhit Kavajë, 15 gusht NOA - Një zjarr i cili arriti të përhapej me shpejtësi, përfshiu zonën e Shkëmbit të kavajas duke djegur një hapësirë të konsiderueshme, në rrethana dhe shkaqe ende të paqarta.
- Skuadra e re e Lorik Canës, Sunderland, 30 milionë euro për merkaton e verës Tiranë, 15 Gusht NOA - Skuadra e re e Lorik Canës, Sunderland me sa duket do të kërkojë më shumë këtë sezon të Premier League. Pronari amerikan i ekipit, Ellis Short i pohoui mediave se ka shpenzuar rreth 30 milionë euro vetëm për merkaton e verës.

