English

Hezbollah kërcënon Izraelin: Do sulmojmë Tel Avivin nëse preken guerilasit

Bejrut, 15 gusht NOA-Lideri i organizatës militante në Liban, Hezbollah, ka thënë se militantët e tij do ta sulmojnë Tel Avivin nëse forcat izraelite e sulmojnë Bejrutin apo pozitat e guerilëve në paralagjet jugore të qytetit.

Sheik Hasan Nasrullah megjithate tha se nuk konsideron se paralajmërimet e fundit të Izraelit ndaj Libanit janë shenjë se Izraeli po përgatitet për ndonjë sulm së shpejti.

Në vitin 2006, Hezbollahu i raketoi qytetet izraelite, duke shkaktuar reagimin e ashpër të Tel Avivit. Më pas aeroplanët ushtarakë të Izraelit shkatërruan paralagje të tëra të Bejrutit.

m.i/NOA

KOMENTE