English

Përplasen 3 mjete në Rrëshen-Kalimash, 4 të plagosur mes tyre 2 fëmijë

Rrëshen, 15 gusht NOA Fotu Update - Një aksident i rëndë rrugor për pak sa nuk i ka marrë jetën katër personave.

Tre mjete përkatësisht një fuoristradë me targa FNDL 31 08, një mjet tip golf me targa 534KS756 dhe një automjet tip Benz me targa TR 97021 janë përplasur mes tyre në fshatin Gziq, në segmentin rrugor të porsapëruruar Rrëshen-Kalimash.

Si pasojë e këtij aksidenti kanë mbetur të plagosur dy burra dhe dy fëmijë.

Nga të dhënat paraprake të policisë e cila ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, mësohet se shkak i aksidentit ka qenë parakalimi i gabuar i mjetit me targa të Tiranës.

Sipas policisë, gjendja e fëmijëve të plagosur është jashtë rrezikut për jetën.

m.i/NOA

KOMENTE