Warning: file_get_contents(): php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
SHBA, Hillary Klinton: Irani të lirojë menjëherë amerikanët që mban peng
English

SHBA, Hillary Klinton: Irani të lirojë menjëherë amerikanët që mban peng

Washington, 15 gusht NOA-Sekretarja amerikane e Shtetit Hillari Klintoni ka ripërsëritur thirrjet Iranit që menjëherë t'i lirojë të gjithë shteasit amerikanë që mbahen në Republikën Islamike.

Në deklaratën e saj, Klinton i theksoi pesë raste: tre amerikanët alpinistë që hynë në Iran nga Iraku në fund të korrikur, një shkollar amerikano-iranian, si dhe një detektiv privat dhe ish agjent i FBI-së, i cili u zhduk në Iran në vitin 2007.

Uashingtoni "është thellësisht i zhgënjyer për mirëqenien e qytetarëve tanë amerikanë, të cilët janë arrestuar apo janë zhdukur në Iran", tha Klinton.

"Ne edhe një herë i bëjmë thirrje udhëheqjes së Iranit që menjëherë t'i zgjidhë të gjitha rastet e jashtzakonshme të qytetarëve amerikanë", tha Sekretarja e Shtetit.

m.i/NOA, INA
KOMENTE