Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Amerikani, John Yettaw lirohet nga Birmania, mbërrin në Tajlandë
English

Amerikani, John Yettaw lirohet nga Birmania, mbërrin në Tajlandë

Birmani, 16 gusht NOA - Mbërrin në Tajlandë, amerikani, John Yettaw, që u burgos në Birmani të martën pasi kishte hyrë pa leje në shtëpinë e udhëheqëses pro demokracisë, Aung San Suu Kyi.

Ai u largua nga Birmania me një avion ushtarak drejt Tajlandës.

Yettaw shoqërohej nga senatori amerikan, Jim Webb, që e liroi atë, pasi u dënua me shtatë vjet burg.

Senatori amerikat zhvilloi bisedime me udhëheqësin ushtarak të Birmanisë, gjeneralin Than Shwe, për lirimin e amerikanit John Yettaw.

Senatori Webb gjithashtu pati një takim të veçantë me zonjën Suu Kyi dhe i bëri thirrje autoriteteve ta lironin atë.

KOMENTE