Lajmet e datës 16 Gusht 2009
- Korfuz, i shkaktojnë dëme në lokal, greku vret një shqiptar dhe plagos rëndë një tjetër Korfuz, 16 gusht NOA-Pasojat e konsumit të tepërt të alkoolit i kanë marrë jetën një emigranti shqiptar ndërsa i ka shpëtuar për pak vdekjes shoku i tij.
- Familjarët e Topallit: Gjetëm Maliqin, të vrarë larg shtëpisë Krujë, 16 Gusht NOA Update - Personi i vrarë pasditen e sotme është gjetur nga familjarët e tij, të cilët më pas lajmëruan policinë, informon korrespondentja e agjencisë së lajmeve NOA.
- SHBA i fal Indonezisë një borxh 30 mijë USD në këmbim të mbrojtjes së pyjeve  Washington, 16 gusht NOA-Shtetet e Bashkuara nënshkruan një marrëveshje për t'i falur Indonezisë një borxh prej 30 milion dollarësh.
- Garat e motor GP në Çeki, Rossi sërish fitues Çeki, 16 gusht NOA-Valentino Rossi rrëzohet në provat zyrtare të Brnos në Ceki, por kjo nuk e ka ndaluar të fitojë polë position duke lënë pas kundërshtarin më të madh të sezonit, Jorge Lorenzo.
- Kosovë, kanceri i gjirit po prek dhe meshkujt Prishtinë, 16 gusht NOA-Sëmundja e rëndë e kancerit të gjirit nuk po prek vetëm femrat por dhe meshkujt. Mjekët në Kosovë publikojnë raste të tilla të cilat janë trajtuar me sukses në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
- Vrasje në Tapizë, ekzekutohet Topalli, zhduket autori i krimit Tiranë, 16 Gusht NOA - Një vrasje ka ndodhur vetëm pak minuta më parë në Tapizë, informon korrespondentja e agjencisë së lajmeve NOA. Viktima është Maliq Topalli, 51 vjeç, lindur e banues në fshatin Tapizë të komunës Nikël në rrethin e Krujës, i cili është vrarë me armë zjarri të tipit pistoletë
- Vdes në moshën 94 vjeçare, krijuesi i kitarës elektrike Londër, 16 gusht NOA-Është ndarë nga jeta në moshën 94 vjeçare, kitaristi Les Paul. Ai ishte ndër emrat më të spikatur të muzikës rrok, jo si kompozitor apo këngëtar i kësaj rryme, por si krijuesi i kitarës elektrike.
- Ballkani, si po shkëputet nga e kaluara REPORTAZH/ Shtetet në Ballkan për një kohë të gjatë kanë preferuar që të zhyten në problemet e tyre, se sa të lënë prapa të kaluarën e tyre. Por ky qark i vetë-shkatërrimit tani po sfidohet në shtetet e Ballkanit, të cilat tani më me dëshirë po shikojnë përpara, se sa prapa
- Vdes ish zëdhënësi i Pentagonit, njeriu që mbështeti kosovarët gjatë luftës  Washington, 16 gusht NOA-Ka vdekur të shtunën mbrëma në moshën 64 vjeccare nga një sëmundje e rëndë e kancerit në lëkurë, ish zëdhënësi i Pentagonit, Kenneth Bacon.
- Sulmi i NATO-s në Afganistan, Britania e vendosur të luftojë terrorizmin Londër, 16 gusht NOA-Një ditë pas sulmit taleban që goditi komandën e NATO-s në kryeqytetin afgan, Kabul, kryeministri britanik Gordon Brown, është betuar se do të vazhdojë me politikën e qeverisë në Afganistan.
- "Vetëvendosja" protestë kundër heshtjes së Prishtinës zyrtare ndaj zgjedhjeve lokale serbe Prishtinë, 16 gusht NOA-Lëvizja "Vetëvendosje" ka organizuar një aktivitet simbolik për të protestuar kundër mbajtjes së zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë.
- Moskë, ndeshen 2 avionë luftarakë, vritet një pilot Moskë, 16 gusht NOA-Dy aeroplanë të flotës ajrore luftarake të Rusisë, u ndeshën sot, derisa po përgatiteshin për një program me fluturime ajrore të aeroplanave, afër Moskës.
- I mohohet shkolla, 15 vjeçarja nga Maqedonia i kërkon ndihmë Berishës për të studiuar në Tiranë Shkup, 16 gusht NOA-Arjeta Alili nga Shkupi, një nxënëse e talentuar dhe e shkëlqyer me dhjetra çertifikata e diploma, ka mbi tetë muaj që lufton për të kërkuar të drejtën e saj për bursë shkollore të refuzuar nga Ministria e Arsimit e Maqedonisë.
- Iberoamerika në ekran, një kinema e ndryshme- një gjuhë e përbashkët Tiranë, 16 gusht NOA - Prej Pirinejve deri në Patagoni një botë e tërë brenda një bote jeton, ëndërron dhe dashuron, një botë prej pesëqind milionë njerëzish që ndajnë një gjuhë të përbashkët ndërmjet dy kontinenteve.
- Çështja e emrit të Maqedonisë, Greqia akuzon Shkupin për vjedhje të historisë Athinë, 16 gusht NOA-Kryeministri grek, Kostas Karamanlis ka pwrswritur akuzat ndaj autoriteteve tw Maqedonisë për nacionalizëm dhe sjellje provokative.
- Serbët e Kosovës votojnë për pushtetin vendor, autoritetet e Prishtinës heshtin Prishtinë, 16 gusht NOA-Në dy komuna të Kosovës, në Graçanicë dhe Gorazhdec janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme për pushtetin lokal të organizuara nga Serbia.
- Zhvillohen zgjedhje lokale serbe në dy komuna në Kosovë Kosovë, 16 gusht NOA - Zgjedhje të jashtëzakonshme për pushtetin lokal të organizuara nga Serbia janë mbajtur sot në dy komuna të Kosovës, në Graçanicë dhe Gorazhdec.
- Policia: Ende të vlefshme pasaportat e vjetra mjafton të jenë brenda afatit Tiranë, 16 gusht NOA - Pasaportat biometrike nuk është kushti i domosdoshëm për shtetasit që duan të hyjnë apo të dalin nga të gjitha vend kalimet kufitare në vend.
- Irak, përplaset një avion ushtarak, vdesin tre ushtarë Irak, 16 gusht NOA - Tre ushtarë kanë mbetur të vdekur pasi avioni me të cilin ata po udhëtoni u rrëzua. Ngjarja ka ndodhur sot në Terehan të Irakut, kur një avion ushtarak është rrezuar dhe për pasojë ka shkaktuar vdekjen e të paktën tre ushtarëve që ndodheshin në bord.
- Çeki, rrëzohet avioni privat, tre të vdekur një i plagosur Çeki, 16 gusht NOA - Një avion është rrëzuar sot në Çeki duke shkaktuar vdekjen e tre personave dhe plagosjen e një tjetri. Ngjarja ndodhi pranë Strakonicës në Çeki kur një avion privat është rrëzuar.
- Gripi i derrave, qytetarët në panik, mbushin urgjencat e spitalit Tiranë, 16 gusht NOA - Gripi i derrave ka frikësuar jo pak qytetarët shqiptarë të cilët çdo ditë tejmbushin urgjencat e spitalit, sapo konstatojnë ndonjë simptomë që përputhet me ato të virusit A/H1N1.
- Amerikani, John Yettaw lirohet nga Birmania, mbërrin në Tajlandë Birmani, 16 gusht NOA - Mbërrin në Tajlandë, amerikani, John Yettaw, që u burgos në Birmani të martën pasi kishte hyrë pa leje në shtëpinë e udhëheqëses pro demokracisë, Aung San Suu Kyi.
- SHBA ndihmë Pakistanit për ta furnizuar me më shumë armë Amerikë, 16 gusht NOA - Amerika do të furnizojë me më shumë armë Pakistanin ne luftën kundër militantëve talibanë në rajonin kufitar me Afganistanin.
- Kuvajt, zjarr në një ceremoni martesore, vdesin 40 dasmorë Kuvajt, 16 gusht NOA - Ceremonia martesore e një çifti në Kuvajt është kthyer në tragjedi kur flakët e zjarrit kanë shkaktuar të paktën vdekjen e 40 dasmorëve.
- Punimet, bllokohet për dy ditë Tuneli i Thirrës në Rrëshen-Kalimash Tiranë, 16 gusht NOA - Mbyllet për dy ditë me radhë Tuneli i Thirrës në autostradën Rrëshen-Kalimash. Ministria e Transporteve ka lëshuar një deklaratë ditën e sotme me anë të së cilës njofton të gjithë përdoruesit e Autostradës Rrëshen-Kalimash se Tuneli i Thirrës në këtë autostradë do të
- Nis Kampionati Botëror i Atletikës në Gjermani Berlin, 16 Gusht NOA - Në kryeqytetin e Gjermanisë, Berlin, pranë portës së Brandenburgut, kanë nisur garat e Kampionatit të 12-të Botëror të Atletikës.
- Futboll: Ekipi kampion i Volfsburgut në krye të tabelës gjermane Berlin, 16 Gusht NOA - Në ndeshjet e Bundesligës ditën e shtunë u shënuan këto rezultate: Kön-Wolfsburg 1:3 Bayern München - Werder Bremen 1:1
- Madonna feston 51-vjetorin e lindjes në koncertin e Varshavës Varshavë, 16 Gusht NOA - Madonna, këngëtarja mbretëreshë e muzikës pop në të gjithë botën, mbushi 51 vjeç duke e festuar ditëlindjen e saj në Varshavë.
- Si kanë shtegtuar shqiptarët... Në vitin 2007 Instituti i Studimeve të Opinionit Publik (ISOP) ndërmori një studim për të shqyrtuar dukurinë e migracionit shqiptar, veçanërisht disa nga proceset e tij kryesore: migracionin e brendshëm, migracionin ndërkombëtar dhe migracionin e kthimit.
- Spekulime për Dajtin te "Hakmarrja", flet Orik Shyti: Berisha ka ndryshuar taktikë Tiranë, 16 Gusht NOA - Dyshimet e dala ditët e fundit në mediat e Tiranës lidhur me përfshirjen e aluduar të Dritan Dajtit në atë që cilësohet si "Hakmarrja Shqiptare për Drejtësi", kanë sjellë sot reagimin e Orik Shytit, i konsideruar nga drejtësia shqiptare si kapo i "organizatës", akuzë të cilën
- Shpallet tenderi për ndërtimin e një shkolle të Mesme në Vushtrri Nga bashkëpunëtori ynë, Hajdin Islami Vushtrri, 16 Gusht NOA- Ministria e Arsimit e Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) ka shpallur tender për ndërtimin e një shkolle të Mesme në qytetin e Vushtrrisë.
- Lihet i lirë amerikani i dënuar në Birmani me 7 vjet punë të detyruar Tiranë, 16 Gusht NOA/DW - Pak ditë pas dënimit të tij me shtatë vjet punë të detyruar qytetari amerikan i arrestuar në Birmani John Yettaw është lënë i lirë.
- Fluks emigrantësh në Kakavijë, policia: Po ofrojmë një shërbim të kulturuar Gjirokastër, 16 gusht NOA - Fluks emigrantësh që kthehen në atdhe nëpërmjet Pikës së Kalimit të Kontrollit Kufitar në Kakavijë. Gjatë orëve të fundit kanë hyrë për në Shqipëri 7860 shtetas dhe 1620 automjete dhe 51 autobusë, ndërsa kanë dalë për në shtetin grek, 3120 shtetas, 600 automjete
- Nxënësja nga Shkupi kërkon ndihmën e Tiranës zyrtare Një bashkëpunim NOA/INA Shkup, 16 Gusht NOA - Arjeta Alili nga Shkupi, një nxënëse e talentuar dhe e shkëlqyer me dhjetëra çertifikata e diploma, ka mbi tetë muaj që lufton për të kërkuar të drejtën e saj për bursë shkollore të refuzuar nga Ministria e Arsimit e Maqedonisë.
- Vrasje për motive pronësie në Peshkopi, i dyshuari kapet pak pas krimit Dibër, 16 gusht NOA - Një vrasje ka ndodhur paraditen e sotme në rrethin e Dibrës, me pasojë vdekjen e një personi, kurse policia, konfirmoi arrestimin e të dyshuarit të krimit.
- Rreziku i zbatimit të njëkohshëm të dy parimeve ANALIZË/Zbatimi i njëkohshëm i të dy parimeve, i parimit Wilsonian dhe i parimit të OSBE, paraqet rrezikshmëri permanente për luftëra të reja në Ballkanin Perëndimor!
- Pse nuk feston e djathta? Veç disa pak tentativave mediatike për të mësuar emrat e nesërm në kabinetin qeverisës, asgjë nuk është bërë publike zyrtarisht. Madje për më shumë se kaq, në fillim zyrtarë të LSI-së e më pak edhe nga PD-ja, kanë mohuar me ngulm të ketë pasur bisedime e negociata për ndarjen e posteve ministrorë

