English

Çeki, rrëzohet avioni privat, tre të vdekur një i plagosur

Çeki, 16 gusht NOA - Një avion është rrëzuar sot në Çeki duke shkaktuar vdekjen e tre personave dhe plagosjen e një tjetri.

Ngjarja ndodhi pranë Strakonicës në Çeki kur një avion privat është rrëzuar.

Sipas autoriteteve vendase, ekipet e shpëtimit kanë lokalizuar menjëherë vendin ku ra avioni duke bërë të mundur dhe nxjerrjen e trupave ku rezultuan tre të vdekur dhe një person i plagosur rëndë.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e rrëzimit të avionit privat.

k.k/NOA

KOMENTE