Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Gripi i derrave, qytetarët në panik, mbushin urgjencat e spitalit
English

Gripi i derrave, qytetarët në panik, mbushin urgjencat e spitalit

Tiranë, 16 gusht NOA - Gripi i derrave ka frikësuar jo pak qytetarët shqiptarë të cilët çdo ditë tejmbushin urgjencat e spitalit, sapo konstatojnë ndonjë simptomë që përputhet me ato të virusit A/H1N1.

Të paktën urgjenca e Spitalit "Nënë Tereza" në Tiranë çdo ditë pret me dhjetëra raste të cilët paraqiten për të marrë mjekimet e para pas frikës se mund të jenë prekur nga gripi i derrave.

Ndërkohë që sipas mjekëve të spitalit, çdo ditë merren kampione dhe dërgohen për analiza në laboratorët e Institutit të Shëndetit Publik për të verifikuar rastet.

Sipas mjekëve të spitalit në urgjencë paraqiten edhe raste të lehta me gripin normal por që frika e gripit të derrit ka krijuar panik te qytetarët të cilët nëse më parë neglizhonin gripin dhe e kalonin atë në gjendje shtëpie tashmë "vrapojë' drejt urgjencës të alarmuar se mund të jenë infektuar nga virusi A/H1N1.

Deri më tani në Shqipëri numërohen 12 raste të infektuar nga gripi i derrit dhe më shumë se 13 raste të dyshuara analizat e të cilëve janë në pritje.

k.k/NOA

KOMENTE