Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Lihet i lirë amerikani i dënuar në Birmani me 7 vjet punë të detyruar
English

Lihet i lirë amerikani i dënuar në Birmani me 7 vjet punë të detyruar

Tiranë, 16 Gusht NOA/DW - Pak ditë pas dënimit të tij me shtatë vjet punë të detyruar qytetari amerikan i arrestuar në Birmani John Yettaw është lënë i lirë.

Ky lajm u bë i ditur sot, (e Diel), nga përfaqësuesit zyrtarë në Rangun.

Mësohet se John Yettaw është larguar nga vendi me një avion ushtarak.

Senatori amerikan demokrat Jim Web që e shoqëron atë u përpoq të shtunën në bisedimet në kryeqytetin Naypyidaw me shefin e juntës ushtarake,

Gjeneralin Than Shwe, të arrinte faljen e dënimit për qytetarin nga vendi i tij. Ky ishte takimi i parë i një politikani amerikan me Gjeneralin qysh prej ardhjes së tij në pushtet në vitin 1992.

Yettaw ishte duke notuar në fillim të muajit maj në një liqen në prani të udhëheqëses opozitare birmaneze Aung San Suu Kyi, duke i dhënë kështu shkak udhëheqjes ushtarake ta shpinte atë sërish para bankës së të akuzuarit.Â

KOMENTE