Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pse nuk feston e djathta?
English

Pse nuk feston e djathta?

Veç disa pak tentativave mediatike për të mësuar emrat e nesërm në kabinetin qeverisës, asgjë nuk është bërë publike zyrtarisht. Madje për më shumë se kaq, në fillim zyrtarë të LSI-së e më pak edhe nga PD-ja, kanë mohuar me ngulm të ketë pasur bisedime e negociata për ndarjen e posteve ministrorë në qeverinë e ardhshme

Nga Lorenc Vangjeli

Gjithçka ngjan e mbetur pezull. Një shumicë që është rikonfirmuar në pushtet dhe sillet si në mes të një mandati normal qeverisës dhe një pakicë e rimbetur në opozitë që flet sikur zgjedhjet e ardhshme janë pothuaj në prag; kjo është pamja e përgjithshme e situatës politike në vend. Të paktën në sipërfaqe dhe atë çka shfaqet në publik. Por në pritje të çertifikimit të standardeve të zgjedhjeve nga komuniteti ndërkombëtar - ku me të gjitha gjasat sërish Shqipëria do të ngelë në klasë - ka një morri faktorësh që e bëjnë si shumicën, si pakicën të pasigurt për të nesërmen. Ato fillojnë që me disa detaje të pabërë më parë publikë, për përfshirje në trukimin e rezultatit zgjedhor të personave të shpallur në kërkim, atyre me precedentë penalë apo dhe të liruar përkohësisht nga burgu, me vështirësitë për të kompozuar aleancën qeverisëse me LSI-në, me marrëdhëniet gjithmonë e më të ndërlikuara brenda vetë të djathtës e deri me krizën apo dhe emrin e ndonjë biznesmeni të njohur që me të gjitha gjasat, shpejt do të bëhet edhe faktor i rëndësishëm në lojën politike të ditës. Dosjet e fshehta Shumëkush tashmë e di, por gjithkush hesht për këtë fakt. E dinë aktorë dhe faktorë lokalë në vend, por dhe partnerët ndërkombëtarë që e kanë përfshirë detajin përvëlues në raportet e tyre konfidenciale. Një detaj që qëndron si një minë me sahat në themel të fitores së Partisë Demokratike në zgjedhjet e 28 qershorit dhe që nuk dihet se kur dhe si do të shpërthejë. Janë një numër ende i papërcaktuar provash që "helmojnë" rezultatin e arritur, kryesisht në qarqet zgjedhorë në veri të vendit, por dhe gjetkë, si në Fier e Berat. Natyra e këtyre provave është disi "e çuditshme": gjatë ndjekjes për llogari të hetimeve të ndryshme, kryesisht për trafik droge, janë evidentuar një numër personash që ishin të përfshirë në procesin zgjedhor. Ekzistojnë me dhjetra transkripte të bisedave telefonike të këtyre personazheve. Sidomos në datën 28 qershor, komunikimet e tyre, në shumicë me precedentë penalë apo dhe të burgosur të dalë me lejë shpërblyese nga qelitë, janë intensifikuar në mënyrë progresive. Përgjithësisht "abonentë" me ta kanë qenë jo vetëm miq e të njohur të tyre, por, dhe ky është fakti enigmatik, edhe kandidatë për deputetë. Bisedat kanë qenë diskrete dhe përmblidheshin sidomos me nxjerrjen e rezultatit paraprak në kutitë ende të mbyllura atëherë të votimit. Kutitë përmendeshin sipas adresës së tyre gjeografike - vendndodhjes - dhe diskutohej për sasinë e votave që do të duhej të merrte njëra apo tjetra nga dy partitë e mëdha. Fjala vjen, në biseda telefonike thuhej sesa vota duheshin hedhur në "x" kuti dhe sa vota i duheshin lënë partisë kundërshtare. Nuk dihet nëse do të bëhen edhe më tej të ditura hollësi të mëtejshme për një situatë të tillë, për të cilën janë në dijeni pothuaj të gjithë drejtuesit e shtetit e natyrisht edhe opozita shqiptare. "Nuk mund të them më shumë sesa të përmend vendosmërinë tonë për të shqyrtuar çdo detaj e çdo provë që dëshmon rezultatin e trukuar të 28 qershorit. Shumë prej tyre ende nuk janë bërë publike, por në tërësinë e tyre ato provojnë se makineria shtetërore e PD-së ka përdorur për të trukuar rezultatin e zgjedhjeve çdo mjet. Përdorimi i elementëve me precedentë penalë dhe madje edhe të burgosurve të liruar përkohësisht nga burgjet me leje shpërblyese, ishte një gjë e zakontë dhe e përdorur fort nga PD-ja", pohon një burim nga Partia Socialiste. Me një gjuhë të përgjithshme, por që lë të kuptohet jo thjesht faktin se ata janë në dijeni të një situate të tillë, por dhe që janë në përpunim e sipër të idesë sesi do të përdoret ky informacion brenda dhe jashtë vendit. "Veç shumë e shumë arsyesh, kjo është një më shumë që kushtëzon mungesën e festës së fitores në PD", shton i njëjti burim. Nuk ka fishekzjarrë Kanë kaluar më shumë se dy muaj kur Berisha e konsideroi të pamundur një aleancë paszgjedhore qoftë me PS-në e qoftë me LSI-në. Kryeministri i konsideroi të dy këto parti si "gjysma të të njëjtës mollë të kalbur". Tani, për shkak të shifrave, që prej një muaji, Berisha ka zgjedhur të bëjë qeverinë me njërën nga këto gjysma, por që herë pas here, t´i shkelë syrin dhe partisë tjetër, PS-së, për bashkëpunim të ngushtë në të ardhmen. E megjithatë, deri më tani, nuk ka asnjë hap të paktën konkret në formimin e qeverisë. Në të paktën një element të përhershëm të traditës së zgjedhjeve shqiptare, zgjedhjet e kësaj radhe, ndryshojnë dukshëm. Nuk ka pasur fishekzjarrë feste. Apo më saktë ka pasur atëherë kur nuk kishte ende një arsye për të festuar: menjëherë pas mbylljes së kutive të votimit dhe daljes së sondazheve paraprake për rezultatin e mundshëm dhe kur LSI vendosi të pranojë ftesën e Berishës për bashkëqeverisje. Në të gjitha ditët në vijim, përgjithësisht ka pasur heshtje në të djathtën e shpallur fituese. Konferencave pothuaj të përditshme të shtypit të kreut të PS-së Edi Rama për të denoncuar rezultatin e zgjedhjeve, nga PD-ja i përgjigjeshin vetëm me replika batutash nga zëdhënësit. Berisha vetë, por sidomos Topalli dhe figurat e tjera më të larta të PD-së kanë heshtur duke dashur t´i lenë gjerat të rrjedhin në një shtrat më të qetë. Në rastin më të mirë, ose kanë prodhuar lajm për mediat nga pushimet e tyre, ose kanë vazhduar një tur inaugurimesh të dyshimtë, të paktën për mundësinë e financimit të tyre. Në të njëjtën kohë, menjëherë mbas 28 qershorit, një aksion i mirëfilltë mediatik, hodhi në treg idenë e asaj çfarë duhej të ndodhte me PS-së dhe kreun e saj. Ndërkohë që ende numëroheshin votat apo dhe kontestoheshin kuti që mund të ndryshonin rezultatin paraprak të atyre ditëve, në rend të ditës u vu dorëheqja apo jo e Edi Ramës nga kreu i PS-së. Një debat krejt normal në kushte të tjera, por që veç të tjerash la padiskutim në hije gjithë ekuacionet e mundshme të qeverisjes së nesërme të vendit. Të cilat, edhe për këtë arsye të zhvendosjes së vëmendjes, kanë mbetur tërësisht në hije. Veç disa pak tentativave mediatike për të mësuar emrat e nesërm në kabinetin qeverisës, asgjë nuk është bërë publike zyrtarisht. Madje për më shumë se kaq, në fillim zyrtarë të LSI-së e më pak edhe nga PD-ja, kanë mohuar me ngulm të ketë pasur bisedime e negociata për ndarjen e posteve ministrorë në qeverinë e ardhshme. Një mundësi e tillë - negociatat - është përgënjeshtruar madje me kaq zell sa dukej se bëhej fjalë për mëkat. E në të njëjtën kohë, përtej deklaratave të zakonta me terma krejt të përgjithshëm, është bërë e qartë se nuk ka absolutisht asnjë përpjekje mes dy partive për të përafruar programet e tyre dhe për të dalë me një dokument të përbashkët si program qeverisës. Vetë Berisha ka thënë më shumë se njëherë se nuk do të nxitohet, se nuk do të bëjë publike asnjë listë qeverisëse për të mos demotivuar administratën dhe kabinetin aktual. Një justifikim tërësisht formal për të fshehur mungesën e formës së qeverisë së ardhshme. Në fakt, burime të rezervuara nga të dy partitë pohojnë të kundërtën: që bisedimet PD-LSI për ndarjen e posteve në qeverisjen e nesërme vazhdojnë në mënyrë intesive, por jo të suksesshme deri më tani. Ato kanë qenë edhe të tipit ballë për ballë, por dhe në mënyra të tjera, që në kushtet e sotme, janë fare të thjeshta për t´u realizuar. Ajo që mbetet e fshehtë dhe kërkohet të mbahet larg vëmendjes së publikut, është se dhe në PD-në e drejtuar ende me dorë të hekurt nga zoti Berisha, nuk mungojnë të pakënaqurit me pjesën e tortës që do të vihet në dispozicion të LSI-së. "Nëse aleanca me LSI-në ishte zgjidhja e vetme që kishim, tani jemi në mes të një ekuacioni me shumë zgjidhje. Që patjetër do të ketë një përfundim, por nuk di se me çfarë kostoje për ne", pohon një burim nga PD-ja për MAPO-n. Sipas tij, nuk mund të thuhet me saktësi asgjë në lidhje me emrat konkretë dhe postet konkretë që diskutohen. "Çdo gjë mund të ndryshojë në çdo moment, por kryesisht bëhet fjalë për kreun e Kuvendit, ministrinë e ekonomisë, të shëndetësisë e sidomos, për ministrinë e brendshme dhe zëvendëskryeministrin", pohon burimi ynë. Në të njëjtën kohë nuk ka asnjë konfirmim dhe për negociatat me dy prej aleatëve një mandatësh të PD-së, Partinë Republikane dhe PDI-në. E para e ka jetike një post qeverisës, sa kohë që deputeti i saj i vetëm dhe kryetar i partisë, Fatmir Mediu, është në gjykim në Gjykatën e Lartë për tragjedinë e Gërdecit. Mendohet se ai ka kërkuar ministrinë e integrimit, por ende nuk ka marrë një përgjigje konkrete, edhe pse ngjan si një lëvizje rutinë fakti që do t´i rikërkohet sërish imuniteti si deputet për të vazhduar hetimin gjyqësor në ngarkim të tij. Po kaq i paqartë mbetet dhe pozicioni i PDI-së në skalionin e parë të qeverisjes, për sa kohë që poste të niveleve të dyta dhe të treta nuk kanë asnjë problem që t´i vihen në dispozicion. Kriza, e panjohura e madhe Përtej fitores elektorale, Shqipëria ka një betejë, përmasat e të cilës për momentin është mjaft e vështirë të bëhet të qarta. "Një mandat i marrë në këtë kohë ngjan edhe si një dënim për fitimtarin. Në Shqipëri, shpesh dallgët e të keqes vijnë më vonë se gjetkë, por kur vijnë dëmi është shkatërrues". Në PS, një nga ekonomistët e saj bën një parashikim të zymtë për krizën ekonomike në të cilën ka hyrë vendi dhe që për më shumë, nuk pranohet ende nga qeveria. "Duke e injoruar ekzistencën e saj, kriza thjesht bëhet edhe më e frikshme sepse masat kundër saj do të jenë të pjesshme, sporadike dhe ndoshta edhe të vonuara", thotë ai duke mos dashur të identifikohet. "Industria e ndërtimit punon vetëm me 65 për qind të kapacitetit të saj, do të ketë rënie të prodhimit bujqësor dhe më keq akoma, do të jetë gjashtëmujori i vitit të ardhshëm. Sipërmarrësit pohojnë se se nuk kanë plane të investojnë apo të rrisin numrin e të punësuarve", thotë Ilir Beqja, deputeti i ri socialist, në të njëjtën linjë me burimin e MAPO. Por burimi shkon dhe më tej, kur pretendon se sidomos gjendja e likuiditeteve, shpenzimet e pakontrolluara të qeverisë dhe vetë fushata elektorale, kanë prishur gjithë sistemin i cili tashmë ngjan në prag të një kolapsi të plotë. Ndërhyrjet e herëpas hershme të Bankës Qëndrore dhe fakti që si rrallë herë Guvernatori Fullani po del gjithmonë e më shumë në publik, dëshmojnë edhe më shumë se fjalët konkrete, krizën konkrete që po paralajmërohet. "Në ajër ndjehet e njëjta aromë si në vitin 1996, kur dukej se gjithçka do të kalonte mbarë për të njëjtën shumicë qeverisëse, por që ra shumë shpejt në mënyrë të dhunshme", thotë burimi i MAPO-s. Një biznesmen si kryelajm Sa herë që bëhet fjalë për Rezar Taçin, ai është lajm. Disa lëvizje të mirëstudiuara të tij në marrëdhëniet me publikun, e bënë atë, pjesën e dukshme të tij, mjaft të njohur në Tiranë. Sjellja dy herë e Milanit të madh në Tiranë, ishte një ndodhi po aq e bujshme sa dhe privatizimi problematik prej tij e kompanisë ARMO. Sesi ka ndodhur një gjë e tillë - privatizimi - kjo është një histori tjetër, por kësaj jave, Taçi vërtet mundi të shënojë emrin e tij në histori. Dhe ndoshta si në çdo histori perfekte që lidhet me paratë, është gabuar në një detaj të vetëm: në historinë e blerjes së klubit italian të Bolonjës. Taçi do të bëhej i pari i huaj që do të kishte pronësinë e një klubi të Seria A dhe si i tillë, ai u prit nga shtypi italian herë si kuriozitet, e herë si një lajm që ja vlente të komentohej më gjatë se një shitblerje e këtij lloji. E nëse ishte vërtet lajm interesant sa kohë kishte afruar 40 milionë euro për shumicën e aksioneve të klubit, ai u shndërruar dhe në shumëçka tjetër, kur u largua dhe hoqi dorë nga oferta e tij. Me apo pa dashje, Taçi tashmë ka hyrë në një prej ingranazheve më fanatikë të medias evropiane, shtypit italian, i cili duket se këto ditë ka vënë një bast me biznesmenin shqiptar që e ka nisur nga "kamerieri i picave" për të përfunduar në milioner nafte. Një burim i rezervuar nga ministria shqiptare e financave as nuk e mohoi dhe as nuk e pohoi se në adresë të saj kishte mbërritur një kërkesë zyrtare nga Italia që kërkonte të dinte origjinën e parave të Taçit dhe "sekretin" e pasurimit të tij të shpejtë. Ndoshta kjo ka qenë dhe arsyeja e tërheqjes enigmatike të tij nga procedura e blerjes së Bolonjës, por tashmë me vonesë: lajmi ka marrë dhenë dhe është e pamundur të "blihet" heshtja e shtypit - në mos e shtetit italian - për Taçin. I cili pikërisht në këtë moment, do të ketë mësuar përfundimisht vërtetësinë e proverbit që "heshtja është flori". Nuk dihet me saktësi se çfarë do të dalë nga ky hetim, por nga ana tjetër e Adriatikut nuk kanë dyshime, ashtu si gazeta TemA në Shqipëri, e vetmja që gjithashtu nuk dyshon se mbas taçit fshihen interesa financiare të Berishës dhe familjes së tij. "Punëtorët e ARMO-s në Ballsh kanë mbi tre muaj që nuk paguhen. Nëse kjo situatë merr ters për Taçin, atëherë protestat për zgjedhjet që flet opozita, nuk është çudi që të nisin nesër pikërisht nga Ballshi", pohon një vëzhgues i huaj i proceseve në Shqipëri. Janë të gjithë këta faktorë që e kanë bërë të djathtën të mos festojë ende. Me të gjitha gjasat, do të ketë një shishe shampanje që do të hapet në mes të shtatorit kur të krijohet qeveria e re, por problemi shtrohet ndryshe: sa do të zgjasë?

Marrë nga "Mapo"

KOMENTE