English

Punimet, bllokohet për dy ditë Tuneli i Thirrës në Rrëshen-Kalimash

Tiranë, 16 gusht NOA - Mbyllet për dy ditë me radhë Tuneli i Thirrës në autostradën Rrëshen-Kalimash.

Ministria e Transporteve ka lëshuar një deklaratë ditën e sotme me anë të së cilës njofton të gjithë përdoruesit e Autostradës Rrëshen-Kalimash se Tuneli i Thirrës në këtë autostradë do të jetë i mbyllur për trafikun nga ora 23:00 e ditës së Martë më datë 18 gusht deri në orën 7:00 të ditës së Enjte më datë 20 gusht.

Sipas ministrisë së Transporteve shkak për bllokimin e Tunelit të Thirrës janë bërë punimet elektromekanike dhe përforcuese në galerinë jugore, të cilat për arsye teknike dhe sigurie nuk mund të zhvillohen në prezencë trafiku.

Më tej ministria e Transporteve u kërkon ndjesë për shqetësimin të gjithë përdoruesve të kësaj autostrade në Shqipëri dhe Kosovë.

k.k/NOA

Â

KOMENTE