Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sulmi i NATO-s në Afganistan, Britania e vendosur të luftojë terrorizmin
English

Sulmi i NATO-s në Afganistan, Britania e vendosur të luftojë terrorizmin

Londër, 16 gusht NOA-Një ditë pas sulmit taleban që goditi komandën e NATO-s në kryeqytetin afgan, Kabul, kryeministri britanik Gordon Brown, është betuar se do të vazhdojë me politikën e qeverisë në Afganistan.

Edhe pse numri i ushtarëve të vrarë britanikë në këtë vend që nga viti 2001 ka arritur në më shumë se 200, qeveria britanike ndjehet më e vendosur se kurrë t'i shkojë luftës deri në fund.

Zoti Brown i bëri homazhe ushtarëve të vrarë dhe tha se një Afganistan i qëndrueshëm do të bëjë Britaninë më të sigurt nga terrorizmi.

Sekretari britanik i Mbrojtjes, Bob Ainsworth tha se lajmi për vdekjet më të fundit e bënte ditën "një ditë të errët" dhe shtoi se Britania mbante zi për çdo humbje jete në konflikt.

Por ai këmbënguli se trupat britanike kishin bërë "progres të mirë" në misionin e tyre.

Ndërsa numri i vdekjeve po rritet, ka patur edhe rritje të akuzave se trupat britanike nuk kanë pajisjet e duhura.

m.i/NOA

Â

KOMENTE