English

Vrasje për motive pronësie në Peshkopi, i dyshuari kapet pak pas krimit

Dibër, 16 gusht NOA - Një vrasje ka ndodhur paraditen e sotme në rrethin e Dibrës, me pasojë vdekjen e një personi, kurse policia, konfirmoi arrestimin e të dyshuarit të krimit.

Korrespondenti i agjencisë së lajmeve NOA in formon se ngjarja ka ndodhur në qytetin e Peshkopisë, në një nga rrugët kryesore të qytetit ku banonin familjet e viktimës dhe autorit.

Në krim ka mbetur i vrarë Ulvi Vraniçi, lindur e banues në këtë qytet, ndërsa i dyshuar i vetëm i vrasjes, është Sali Loka, 46 vjeç, fshati Etush i komunës Tomin në rrethin e Dibrës.

Policia tha se në rrethana ende të paqarta, i ardhur prej disa kohësh nga zona rurale, Sali Loka, ka hapur zjarr me automatik ndaj fqinjit të tij Ulvi Vraniçi, pas një sherri të përsëritur për motive pronësie mes tyre dhe e ka qëlluar duke i marrë jetën.

Me t'u njoftuar salla operative, një grup policor shkoi në vendngjarje dhe tha se në pak minuta bëri arrestimin pa rezistencë të autorit të dyshuar të krimit.

/e.n/k.k/NOA/

KOMENTE