English

46-vjeçarja denoncon në polici vjedhjen e 20 pulave, 1 qingji dhe 1 pompe puji

Fushë Krujë, 26 gusht, NOA - 46-vjeçarja Razie M., banuese në Fushë-Krujë, ka bërë kallëzim penal pranë policisë së këtij qyteti se në orët e para të mëngjesit në dy barakat pas shtëpisë së saj ka konstatuar një vjedhje.

Sipas burimeve policore për agjencinë e Lajmeve NOA, ajo ka konstatuar se i janë vjedhur 20 pula fushe, një qingj, si dhe një pompë uji, të cilat kapin vlerën e rreth 60.000 lekëve të reja.

U kryen veprimet e para proceduriale dhe po punohet për zbulimin dhe kapjen e autorëve të kësaj ngjarje.

Materialet do t'i kalojnë prokurorisë së Krujës për veprime të mëtejshme për veprën penale të "Vjedhjes" parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal.

n.e/NOA

KOMENTE