Lajmet e datës 26 Gusht 2009
- Biznesi, si po bashkon Kosovën dhe Shqipërinë Ka mundësi që me pak mund e vullnet të zvogëlohet importi, të rritet eksporti dhe të hapen 40 mijë vende pune. Kosovarët duhet të ngrenë një qendër të madhe shpërndarëse në Tiranë, kurse rrjet të shitjes me pakicë të kenë në tërë Shqipërinë, ndërsa të njëjtën gjë duhet ta bëjnë afaristët shqiptarë
- Mbledhja e Kryesisë së PS mbyllet pa konsensus, Blushi tërheq kandidimin Tiranë, 27 Gusht NOA - Mbledhja e mbrëmjes së mërkurë e Kryesisë së Partisë Socialiste e përfunduar pak para mesnatës duke hyrë dita e sotme, ka përfunduar pa asnjë konsensus.
- Mos luaj me protokoll Heshtazi, edhe institucionet, por edhe qytetarët e Kosovës, janë pajtuar që kur bëhet fjalë për veriun e vendit dhe serbët lokalë, të tregojnë durueshmëri prej gomari.
- Zhvillohet testi i Maturës Shtetërore, rezultatet dalin më 3 shtator për 13 mijë vajza dhe djem Prishtinë, 26 Gusht NOA - Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në Kosovë, ka organizuar sot mbajtjen e provimit "Matura Shtetërore 2009" në të cilin rreth 13 mijë maturantë kanë sprovuar dijen e tyre të fituar ndër vite gjatë shkollimit paraprak.
- Thaçi thirrje EULEX: Më i qartë në qëllimin e misionit në Kosovë Prishtinë, 26 gusht NOA-Kryeministri Hashim Thaçi ka deklaruar se nuk do të ketë kompromis ndaj atyre që pengojnë kthimin e njerëzve në shtëpitë e veta si dhe ka kërkuar që Misioni i Bashkimit Europian të jetë më i qartë dhe më i vendosur.
- Rezultatet për gjysmën e parë të 2009, Alpha Bank raporton 215 milionë euro fitime neto Tiranë, 26 Gusht NOA - Alpha Bank në Greqi shpalli këto ditë rezultatet për gjysmë vitin 2009, duke raportuar 214.7 milionë euro fitime neto.
- Investimet në komunën e Vitisë, Thaçi inspekton punimet Viti, 26 gusht NOA-Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi sot ka vizituar komunën e Vitisë dhe së bashku me udhëheqësit komunal ka inspektuar punimet që janë duke u zhvilluar në rregullimin e infrastrukturës së përgjithshme të qendrës së qytetit.
- MPJ, Basha: Humbja e Senatorit Kenedi, e rëndë Tiranë, 26 gusht NOA - Ministria e Punëve të Jashtme shprehu pasditen e sotme, hidhërimin e thellë për humbjen e burrit të shtetit, politikanit të respektuar, personalitetit të shquar amerikan, Senatorit Eduard (Ted) Kenedi.
- OKB: Qeveria boshnjake të mbështesë kthimin e refugjatëve Nju Jork, 26 gusht NOA-Komisioneri i lartë i OKB-së për refugjatët, Antonio Guterres, po i bën thirrje qeverisë boshnjake që të vazhdojë të përkrahë kthimin e refugjatëve të kohës së luftës pavarësisht nga vështirësitë buxhetore.
- Ndarja nga jeta e Senatorit Kenedi, Topalli: Një legjendë legjislative. Tiranë, 26 gusht NOA - Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli përmes një letre dërguar Kryetarit të Senatit Amerikan Robert Byrd, përcolli ngushëllimet për ndarjen nga jeta të senatorit Ted Kennedy.
- Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Fullani: Kujdes me deficitin Nga Rajmonda Lajthia Tiranë, 26 Gusht NOA Update - Banka e Shqipërisë i ka kërkuar sot publikisht qeverisë që të bëjë kujdes me deficitin buxhetor, tregues ky i cili mat diferencën mes shpenzimeve që qeveria bën në raport me të ardhurat.
- Kina pohon: Organet për transplant prej të burgosurve të ekzekutuar Pekin, 26 gusht NOA-Kina ka pohuar se shumica e organeve të transplantuara në vend vijnë nga të burgosurit e ekzekutuar. Raporti që u transmetua në median shtetërore është pranimi i rrallë për praktikën kineze.
- Gazetarë serbë, protestë para EULEX për kolegët e zhdukur gjatë luftës në Kosovë Prishtinë, 26 gusht NOA-Përfaqësues të shoqatës së gazetarëve të Serbisë, protestuan sot para selisë së Misionit të Bashkimit Evropian për policinë dhe drejtësinë duke kërkuar ndriçimin e fatit të katër kolegëve të tyre të zhdukur gjatë luftës në Kosovë.
- Pavarësia e Kosovës, Putin e cilëson të paligjshme si Osetia dhe Abhazia Gjeorgji, 26 gusht NOA-Kryeministri i Rusisë Vladimir Putin deklaroi se rajonet separatiste të Gjeorgjisë, Osetia e Jugut dhe Abhazia, e kanë fituar subjektivitetin ndërkombëtar nga çasti kur janë njohur nga të paktën një shtet.
- Ministri i jashtëm kosovar, Hyseni, viziton nesër Turqinë Prishtinë, 26 gusht NOA-Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Skender Hyseni, me ftesë të ministrit të Jashtëm të Turqisë, Ahmet Davutoglu, do të nisë nesër një vizitë zyrtare në Republikën e Turqisë.
- Profesionet, qeveria zëvendëson licencat me provimet e shtetit Tiranë, 26 gusht NOA-Qeveria vendos të zëvendësojë licencat e profesioneve të tilla si avokati, mjeku, farmacisti, arkitekti apo urbanisti e inxhinieri, me provime dixhitale të cilat do të jenë prova më e qartë e aftësisë që ka një person në profesionin që do të ushtrojë në jetë.
- Kërkesa e 8 anëtarëve, PS mbledh kryesinë tre ditë para kongresit Tiranë, 26 gusht NOA-Partia Socialiste ka mbledhur sot pasdite kryesinë e saj për të disktuar mbi kongresin e madh që pritet të zhvillohet në datën 29 gusht.
- "Catwoman", pas Pfeffer dhe Halle Berry i vjen radha Megan Fox Hollywood, 26 gusht NOA-Megan Fox firmos kontratwn për të luajtur karakterin e "Catwoman", në filmin e ardhshëm të kësaj serie. Megan do t'i nevojitet ta ushtrojw këtë rol me pudër për ta vendosur atë si duhet.
- Bie aeroplani në Kongo, humbin jetën 7 persona Kongo, 26 gusht NOA-Autoritetet në Kongo thanë se shtatë njerëz, përfshirë pesë rusë anëtarë të ekuipazhit, e kanë humbur jetën nga rrëzimi i një aeroplani transportues afër kryeqytetit Brazavil.
- Zjarret në Greqi, kreu i PASOK fajëson qeverinë Athinë, 26 gusht NOA-Lideri i PASOK, partisë udhëheqëse opozitare në Greqi, Yorgos Papandreu deklaroi se qeveria reagoi keq në luftë kundër zjarreve që i përfshinë Greqinë, gjatë javës së kaluar.
- FBI i vë prangat ish shefit të financave të Hillari Klinton Washington, 26 gusht NOA-Ish-shefi i financave i sekretares amerikane të Shtetit, Hillary Clinton, është arrestuar dhe paditur nën akuzat për mashtrim.
- Haradinaj, më 28 tetor sërish para gjykatës së Hagës Hagë, 26 gusht NOA-Një seancë apeli në rastin e Rasmush Haradinaj, Lah Brahimaj dhe Idriz Balaj, është planifikuar të mbahet me datën 28 tetor.
- Kompania Eagle prezanton ambiente promovuese në aeroportin ndërkombëtar Tiranë, 26 Gusht NOA - Kompania më rinore e telefonisë celulare në Shqipëri, Eagle Mobile, çeli me një ceremoni të veçantë në Aeroportin Ndërkombëtar ‘Nënë Tereza' ambientet e reja promovuese, duke shënuar kështu hapjen e dyqanit të 48-të të kompanisë në shkallë vendi.
- Berisha i kthen reston opozitës: Të rillogariten treguesit makroekonomikë Â Tiranë, 26 gusht NOA-Pas debateve dhe akuzave të opozitës për shpërdorimin e buxhetit të shtetit dhe boshatisjen e arkës, kryeministri Sali Berisha urdhëroi sot rillogaritjen e treguesve makroekonomikë të vendit, cka pritet të ndryshojë direkt dy treguesit më të nxehtë të buxhetit, atë të borxhit
- Prag tragjedie, përmbyset varka patrulla e policisë nxjerr nga deti 4 të rinj Durrës, 26 gusht NOA - Një xhiro me varkë për pak ka rrezikuar të kthehej në tragjedi pasi varka ku ndodheshin katër të rinj është përmbytur disa metra larg bregut të detit.
- Avokati i Popullit kundër Pollos: Të mos zbatohet ligji për verifikimin e titujve të pronësisë Tiranë, 26 gusht NOA - Avokati i Popullit, Ermir Dobjani këmbëngul në shfuqizimin e ligjit për verifikimin e titujve të pronësisë që sipas tij është antikushtetuese pasi shkel në flagrancë të paktën 5 nene të kushtetutës shqiptare.
- Berisha: Duhet të financojmë kërkimet shkencore edhe në sektorin privat Tiranë, 26 gusht NOA - Qeveria miratoi sot vendimin për ngritjen e Agjencisë së Kërkimit, Teknologjisë dhe Inovacionit. Sipas, kryeministri Berisha krijimi i kësaj Agjencie synon të nxisë kërkimin shkencor jo vetëm në universitetet publike, por edhe në sektorin privat.
- Qeveria miraton vendimin për krijimin e One Stop Shop për licencat energjetike Tiranë, 26 gusht NOA - Këshilli i Ministrave miratoi sot vendimin për krijimin e Qendrës kombëtare të aplikimit energjetik, pra One Stop Shop për licencat në fushën energjetike.
- Qeveria vendos të hapë universitet në Peshkopi Tiranë, 26 gusht NOA - Këshilli i Ministrave miratoi në mbledhjen e sotme vendimin për hapjen në qytetin e Peshkopisë të të filialeve dhe programeve të studimeve të fakulteteve të ekonomisë, të administrimit, të edukimit dhe të shkollës së lartë profesionale të Universitetit "Aleksandër Moisiu", në
- Futboll, ndeshje e përgjakshme në Angli Angli, 26 gusht NOA - Dy tifozë janë therur me thikë mbrëmë ndërsa qindra të tjerë janë rrahur në ndeshjen për kupë West Ham - Millwall në Angli.
- Kali ndihmon të vetëvaret një 60-vjeçar, gjendet i vdekur nga gruaja e tij e sëmurë Gjirokastër, 26 gusht NOA - Vetëvaret në pemën e bajames në oborrin e shtëpisë, gjendet i vdekur nga bashkëshortja e tij e sëmurë. Ngjarja ndodhi pak pas mesnatës duke i gdhirë dita e sotme në fshatin Qesorat të rrethit Tepelenë kur 60-vjeçari Ali Çela vari veten ne degën e pemës së bajames
- Banka e Shqipërisë, Fullani: Po kalojmë krizën ekonomike Tiranë, 26 gusht NOA - Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani doli sot në një konferencë për shtyp ku deklaroi se Këshilli Mbikëqyrës vendosi të pandryshuar normën e interesit.
- Zgjedhjet presidenciale në Afganistan, rezultatet e para tregojnë balotazh Afganistan, 26 gusht NOA - Votat e numëruara në Afganistan duket se kanë çuar pranë balotazhit dy kandidatët kryesorë për president në këtë vend.
- Arrestohet nga policia teksa i qëndronte pranë në spital gruas që përplasi me makinë Tiranë, 26 gusht NOA - Një 20-vjeçar është arrestuar nga hetuesit të aksidenteve në spital ku po i qëndronte pranë kalimtares që përplasi me makinën e tij.
- Xhelozia, gruaja masakron me thikë burrin në gjumë Kurbin, 26 gusht NOA - Ndjenja e xhelozisë ka detyruar një 31-vjeçare të masakrojë me thikë bashkëshortin e saj. Ngjarja ndodhi në orët e para të ditës së sotme në Mamurras kur 31-vjeçarja M.
- INSTAT: Të ndërtosh në Shqipëri tani kushton më pak, bien kostot e ndërtimit Tiranë, 26 gusht, NOA - Të ndërtosh në Shqipëri, kohët e fundit ka filluar që të kushtojë më pak se më parë. Fakti bëhet i ditur nga Instituti i Statistikave (INSTAT), sipas të cilit indeksi i kushtimit në sektorin e ndërtimit vazhdon të shkojë drejt uljes, po të krahasohen të dhënat e këtij
- Tiranë, policia çon në qeli një shpërndarës heroine Tiranë, 26 gusht NOA - Antidroga e policisë së Tiranës ka çuar në qeli një 29-vjeçar pasi posedonte një sasi droge. Kreshnik Selfo, 29- vjeç u kap dje nga forcat e komisariatit të policisë nr.
- PS, Bushati: Berisha nuk mund të tallet me fatin evropian të Shqipërisë Tiranë, 26 gusht NOA - Deputeti i Partisë Socialiste, Ditmir Bushati me anë të një deklaratë të dhënë mesditën e sotme ka theksuar se konstatimet e PS-së për korrupsionin elektoral nga PD gjenden edhe në raportin e Komitetit Shqiptar të Helsinkit.
- Senatori Eduard Kenedi ndërron jetë në moshën 77-vjeçare Amerikë, 26 gusht NOA - Senatiori Eduard Kenedi vdiq mbrëmë pak para mesnatës në shtëpinë e tij në Hyanas Port të shtetit Masaçusets, në moshën 77 vjeçare.
- Po suvatonte një banesë 3-katëshe, ndahet nga jeta duke rënë nga lartësia Shkodër, 26 gusht, NOA - Në Urgjencën e spitalit të Shkodrës është dërguar Bedrush Hoxha, vjeç 45, lindur dhe banues në fshatin Golem të këtij qyteti, i cili ka vdekur si pasojë e rrëzimit nga lartësia.
- Autobusi i Elbasan-Durrës përplaset me bordurën, dëmton semaforin Durrës, 26 gusht, NOA Update - Një autobus është përplasur me një bordurë, pa shkaktuar lëndim të pasagjerëve por duke dëmtuar vetëm shtyllën e semaforit, pasi shoferi dështoi në përpjekjen për të frenuar.
- Ekstradohet nga Italia i kërkuari për vrasje të mbetur në tentativë Tiranë, 26 gusht, NOA - Nga zyra e ‘Interpol Tirana' u mundësua kryerja e ekstradimit nga Roma drejt Shqipërisë i Denis Balliu, vjeç 37, nga Durrësi.
- 46-vjeçarja denoncon në polici vjedhjen e 20 pulave, 1 qingji dhe 1 pompe puji Fushë Krujë, 26 gusht, NOA - 46-vjeçarja Razie M., banuese në Fushë-Krujë, ka bërë kallëzim penal pranë policisë së këtij qyteti se në orët e para të mëngjesit në dy barakat pas shtëpisë së saj ka konstatuar një vjedhje.
- Ndalohen dy persona, prostituonin me 500 lekë në mjedise publike Durrës, 26 gusht, NOA - Forcat e policisë kanë filluar procedimin penal në gjendje të lirë në ngarkim të dy personave të cilët akuzohen për kryerje të marrdhënieve seksuale në mjedise të hapura publike kundrejt pagesës.
- Berluskoni: Ronaldinjon nuk do ta zëvendësoja me asnjë lojtar në botë Milano, 26 gusht, NOA - "Ronaldinjon nuk do ta zëvendësoja me asnjë lojtar në botë. Ai mbetet i pazëvendësueshëm për mua". Këto fjalë ka zgjedhur të thotë presidenti i klubit sportiv të Milanit, njëkohësisht kryeministër i Italisë, Silvoi Berluskoni mbi lojtarin e tij të ekipit.
- Kthimi nga pushimet, dieta që duhet të ndiqni për të rifilluar me sukses punën Romë, 26 gusht, NOA - Pas ditëve të tëra kur keni qenë të shtrirë në shtrat duke iu gëzuar diellit, është normale që të keni një plogështi të madhe në ditët e para të kthimit në jetën e zakonshme.
- Projekti i OBSH për ndryshimet klimatike, ndër 7 vende përfshihet dhe Shqipëria Tiranë, 26 gusht, NOA - "Mbrojtja e shëndetit nga ndryshimi i klimës në Evropën Juglindore, Azinë Qendrore dhe Veriun e Rusisë" është projekti i iniciuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, i cili ndër 7 vende të tjera përfshin edhe Shqipërinë.
- BE dënon dhunën e Vetëvendosjes ndaj automjeteve të EULEX-it Prishtinë, 26 gusht, NOA - Radhës së reagimeve kundër veprimeve të dhunshme kundër automjeteve të EULEX-it nga ana e aktivistëve të lëvizjes "Vetëvendosje" i është shtuar edhe ai kundërshtues i përfaqësuesit special të Bashkimit Evropian në Kosovë, Pieter Feith.
- Bakojanis sulmon qeverinë Gruevski: "Po përpiqet që të ndryshojë të kaluarën" Athinë, 26 gusht, NOA - Në kohën kur negociatat për çështjen e emrit mes Shkupit dhe Athinës kanë hyrë në një fazë të re, diplomacia greke sërish porositur autoritetet e Maqedonisë që të heqin dorë nga vlerat dhe historia nacionale e tyre.
- Operacioni "Varreza", asgjësohen 800 bimë narkotike kanabis sativa Mirditë, 26 gusht, NOA - Në kuadër të operacionit "Varreza", nga forcat e policisë u bë e mundur që të gjenden të kultivuara 800 bimë narkotike kanabis sativa.
- Ndahet nga jeta vëllai i presidentit Kenedi, senatori Eduard Kenedi Uashington, 26 gusht, NOA - Eshtë ndarë nga jeta senatori demokrat amerikan, Eduard Kenedi dhe sipas familjes së tij ai vdiq dje në mbrëmje vonë nga një tumor në kokë prej të cilit vuante qysh në maj të vitit të kaluar.
- Arrestohet një person i shpallur në kërkim, ndalohen dhe dy të tjerë Devoll, 26 gusht, NOA - Forcat e policisë kanë mundësuar kapjen e të shpallurit në kërkim, 33-vjeçarit Altin Begolli, banues në fshatin Menkulas të Devollit.
- Shtyhet sërish lëshimi në hapësirë i anijes Discovery nga NASA Uashington, 26 gusht, NOA - Për shkak të dëmtimit të një valvule në serbatorin e anijes, NASA anuloi sot lëshimin e anijes hapësinore Discovery, i cili ishte parashikuar për orën 7:10 të mëngjesit.

