Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Arrestohet një person i shpallur në kërkim, ndalohen dhe dy të tjerë
English

Arrestohet një person i shpallur në kërkim, ndalohen dhe dy të tjerë

Devoll, 26 gusht, NOA - Forcat e policisë kanë mundësuar kapjen e të shpallurit në kërkim, 33-vjeçarit Altin Begolli, banues në fshatin Menkulas të Devollit.

Sipas të dhënave policore për agjencinë e Lajmeve NOA, ky person disa muaj më parë ka kryer vjedhjen me thyerje të një betoniere në fshatin Menkulas dhe nga gjykata e Korçës është dënuar me 7 muaj burg për veprën penale të "Vjedhjes", parashikuar nga neni 134/1 i kodit penal.

Ndërkaq, bëhet e ditur se policia e Korçës ka mundur të arrestojë në flagrancë duke vjedhur dy persona të tjerë.

Bëhet fjalë për E.E dhe Kadri Hoxhalli, që të dy banues në fshatin Vashtmi të Korçës.

Arrestimi i tyre u bë pasi janë kapur duke vjedhur dyqanin e fshatit në pronësi të Xhafer Konicës.

U kryen veprimet proceduriale për veprën penale të "Vjedhjes" parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal dhe materialet do t'i kalojnë prokurorisë së Korçës.

n.e/NOA

KOMENTE