Prishtinë, 26 gusht, NOA - Radhës së reagimeve kundër veprimeve të dhunshme kundër automjeteve të EULEX-it nga ana e aktivistëve të lëvizjes "Vetëvendosje" i është shtuar edhe ai kundërshtues i përfaqësuesit special të Bashkimit Evropian në Kosovë, Pieter Feith.
Përmes një deklarate për mediat, ai ka reaguar ashpër ndaj të tilla veprimeve, të cilat sipas tij janë të dënueshme.
"Duke folur në emër të Bashkimit Evropian në Kosovë, dënoj fuqishëm veprimet e dhunshme të sotme ndaj automjeteve të EULEX-it. Më lejoni të rikujtoj se EULEX-i ka ardhur në Kosovë për të punuar për të mirën e të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe për perspektivën evropiane të Kosovës si pjesë e rajonit", thuhet në reagimin e Feithit. Feith gjithashtu beson se autoritetet do të zhvillojnë një hetim të plotë dhe të shpejtë të incidenteve të sotme dhe se do të vazhdojnë bashkëpunimin e plotë me EULEX-in në kryerjen e funksioneve të rëndësishme që ka.
Ndërsa presidenti Sejdiu dhe kryeministri Thaçi në deklaratat e tyre mbi incidentin e djeshëm, janë shprehur se "do të bashkëpunojnë shumë thellë me EULEX-in, është mision për të mirën e Kosovës dhe të gjithë qytetarëve të saj".
n.e/NOA