English

Futboll, ndeshje e përgjakshme në Angli

Angli, 26 gusht NOA - Dy tifozë janë therur me thikë mbrëmë ndërsa qindra të tjerë janë rrahur në ndeshjen për kupë West Ham - Millwall në Angli.

Tjegulla, shishe, karrige dhe gjëra tjera janë hedhur në ndeshjen mes tifozëve të West Ham dhe Millwall. Më se 1000 policë kanë dështuar ta marrin gjendjen nën kontroll.

Dëshmitarët tregojnë si një zyrtarë shkelmohej ndërsa ishte i shtrirë në tokë.

Veturat ishin të rrokullisura dhe një klub ishte shkatërruar. Një tifozë kishte lëndime të rënda në kokë pasi ishte goditur më tjegull derisa ishte duke drejtuar betejën mes bandave, shumica e të cilëve nuk kishin bileta për ndeshje. Ndeshja i ngjau huliganizmit të viteve të 70-të në Angli.

KOMENTE