Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kali ndihmon të vetëvaret një 60-vjeçar, gjendet i vdekur nga gruaja e tij e sëmurë
English

Kali ndihmon të vetëvaret një 60-vjeçar, gjendet i vdekur nga gruaja e tij e sëmurë

Gjirokastër, 26 gusht NOA - Vetëvaret në pemën e bajames në oborrin e shtëpisë, gjendet i vdekur nga bashkëshortja e tij e sëmurë.

Ngjarja ndodhi pak pas mesnatës duke i gdhirë dita e sotme në fshatin Qesorat të rrethit Tepelenë kur 60-vjeçari Ali Çela vari veten ne degën e pemës së bajames në oborrin e banesës së tij.

Burime nga policia thanë për agjencinë e lajmeve NOA se 60-vjeçari pasi ka ngrënë darkë me tre fëmijët dhe bashkëshorten e tij, është shprehur se do dilte në oborr për tu qetësuar.

Megjithëse prej disa ditësh Çela kishte shfaqur shenja të dukshme mërzite asnjërit prej familjarëve të tij nuk i ka shkuar në mendje se kjo mërzitje do e çonte atë në vetëvarje.

Kur kishin kaluar disa orë bashkëshortja e 60-vjeçari e cila është me aftësi të kufizuara është përpjekur të dalë jashtë në oborr për të kërkuar burrin.

Ajo është tmerruar kur ka parë të varur me litar në pemë burrin e saj, duke dhënë menjëherë alarmin.

Fëmijët kanë dalë në oborr dhe janë përpjekur ti japin ndihmën e parë babait të tyre por ka qenë e kotë pasi ai kishte ndërruar jetë.

Policia mbërriti mëngjesin e sotëm në vendngjarje ku rindërtoi skenën e vetëvrasjes.

Burime nga policia thanë për agjencinë e lajmeve NOA se 60-vjeçari ka hipur në kalin e tij në bahçe të shtëpisë dhe pasi ka vënë lakun në fyt, ka larguar kalin duke lëshuar trupin e tij të qëndronte në litar i cili ishte lidhur në degën e bajames.

Familjarët e të ndjerit deklaruan para oficerëve të policisë se 60-vjeçari kohët e fundit vuante nga depresioni dhe mërzitja e madhe, dhe ky është dhe shkaku që është vetëvarur.

k.k/NOA - Më shumë foto gjeni këtu

Lajmi dhe fotot janë prodhime të agjencisë NOA, ndalohet riprodhimi i plotë ose i pjesshëm i tyre pa u cituar burimi NOA.

Komentoni dhe ju këtë ngjarje:

KOMENTE