Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kërkesa e 8 anëtarëve, PS mbledh kryesinë tre ditë para kongresit
English

Kërkesa e 8 anëtarëve, PS mbledh kryesinë tre ditë para kongresit

Tiranë, 26 gusht NOA-Partia Socialiste ka mbledhur sot pasdite kryesinë e saj për të disktuar mbi kongresin e madh që pritet të zhvillohet në datën 29 gusht.

Mbledhja u zhvillua pas kërkesës që tetë anëtarë të kryesisë parashtruan duke shpjeguar brenda tyre arsyet e mbajtjes së saj.

Burimet nga selia rozë sqarojnë se po diskutohet lidhur me përmbajtjen e rendit të ditës që është propozuar të ketë mbledhja nga tetë anëtarët e grupit të konsideruar "anti-Rama".

Ben Blushi, Arben Malaj, Andis Harasani, Saemira Pino, Eva Allushi, Mimoza Hafizi dhe Edlira Haxhiymeri firmosën vetëm një ditë më parë kërkesën në të cilën kërkonin thirrjen dhe organizimin i Grupit Parlamentar në prag të hapjes së sesionit të ri të Kuvendit të Shqipërisë.

Së dyti kërkohej përfshirja në rendin e ditës së Kongresit të disa ndryshimeve në Statutin e PSSH-së. Së treti përgatitja dhe Administrimin e Kongresit dhe garantimi i transparencës gjatë ditës së Kongresit.

Një tjetër kërkesë ishte ajo e diskutimeve për organizimin dhe mbarëvajtjen e procesit të zgjedhjes së kryetarit të PSSH-së. Kërkesa bazohej në zbatim të nenit 27 të statutit sipas të cilit "Kryesia e PSSH-së mblidhet jo më rrallë se një herë në muaj", në kushtet kur Kryesia e PSSH-së nuk është mbledhur për një kohë të gjatë pas zgjedhjeve të 28 Qershorit, në prag të Kongresit të Jashtëzakonshëm, si dhe në kushtet kur mandati i Kryetarit të PSSH-së është ndërprerë, e vlerësojmë të nevojshme thirrjen e Kryesisë", thuhej në kërkesën e 8 anëtarëve të kryesisë së PS.

m.i/NOA

KOMENTE