Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kompania Eagle prezanton ambiente promovuese në aeroportin ndërkombëtar
English

Kompania Eagle prezanton ambiente promovuese në aeroportin ndërkombëtar

Tiranë, 26 Gusht NOA - Kompania më rinore e telefonisë celulare në Shqipëri, Eagle Mobile, çeli me një ceremoni të veçantë në Aeroportin Ndërkombëtar ‘Nënë Tereza' ambientet e reja promovuese, duke shënuar kështu hapjen e dyqanit të 48-të të kompanisë në shkallë vendi.

Shiriti i inaugurimit u pre nga Drejtori i Përgjithshëm i Eagle Mobile Ali Taskin, Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Gjokë Uldedaj dhe Drejtori i Operacioneve në Tirana International Airport, Rolf Castro-Vasquez.

Në komunikimin e tij me gazetarët Drejtori i Përgjithshëm i EM Ali Taskin, tha se të gjithë abonentët dhe qytetarët shqiptarë mund ta gjejnë këtë kompani dhe shërbimet e saj që në momentin që vënë këmbën në tokën e tyre, e deri në skajet më të largëta të Shqipërisë.

"Eagle, simboli i këtij vendi Shqiponja, i pret me krahë hapur të gjithë shqiptarët dhe miqtë e Shqipërisë këtu në aeroportin Nënë Tereza. Puna jonë e madhe në këto 16 muaj është përballur me një kërkesë, interes dhe vëmendje shumë të lartë nga qytetarët shqiptarë. Ne nuk mund të rrinim pa u prezantuar edhe në këtë ‘Show Room', ku servirim jo vetëm shërbimet bazë, por edhe të gjithë gamën e ofertave dhe shërbimeve të avancuara të kompanisë sonë. Tashmë Shqipërinë nuk e mbulojmë vetëm me sinjal, por edhe me dyqane Eagle. Përfitoj nga rasti të falënderoj të gjithë qytetarët shqiptarë për këtë interes dhe mbështetje të madhe," tha z. Taskin.

Në këtë ‘Show Room' u prezantuan shërbimet e Eagle Mobile si: Mobile TV, Internet EDGE, Eagle USB Modem, FiksCel, EagleZone, etj. Të gjithë qytetarët e interesuar, mund t'i prekin dhe provojnë nga afër këto shërbime.

Shërbimi më i ri ishte ai i gjurmimit të automjeteve "Vehicle Tracking System". Nëpërmjet këtij shërbimi të Eagle, të gjitha kompanitë, bizneset dhe korporatat mund të mësojnë vendndodhjen e automjeteve të tyre, shpejtësinë, si dhe shpenzimin e karburantit.

Ky shërbim ka rezultuar shumë i suksesshëm në vendet Evropiane dhe SHBA, dhe ndihmon në parandalimin e vjedhjes së automjeteve por edhe në gjetjen e tyre në rast vjedhjeje. Â Â Â Â Â Â Â Â Â Â

Në ceremoni ishin të pranishëm të gjithë drejtuesit e shoqatave të biznesit në Shqipëri si Zenel Hoxha, Kryetar i Dhomës Britanike të Tregtisë, Gjergj Buxhuku Administratori i Konfidustrisë, Z. Robert Sinani, kryetar i Dhomës Shqiptaro-Arabe të Tregtisë, Drejtoresha e Përgjithshme e Tirana International Airport Andrea Gebbeken, etj.

/e.n/e.l/NOA/

KOMENTE