English

Prag tragjedie, përmbyset varka patrulla e policisë nxjerr nga deti 4 të rinj

Durrës, 26 gusht NOA - Një xhiro me varkë për pak ka rrezikuar të kthehej në tragjedi pasi varka ku ndodheshin katër të rinj është përmbytur disa metra larg bregut të detit.

Ngjarja ndodhi mesditën e sotme kur salla operative e Drejtorisë së Kufirit dhe Migracionit mbërrin një telefonatë nga një person i cili kërkoi ndihmë për të shpëtuar katër persona të cilët po mbyteshin në det.

Sipas telefonuesit katër të rinjtë kishin dalë në det me një varkë dhe ishin larguar shumë nga bregu në drejtimin përballe hotel "Murrizi" në Golem, dhe rrezikonin mbyteshin pasi varka e tyre ishte përmbytur.

Telefonata iu raportua patrullës së policisë kufitare e cila në atë moment po kryente patrullim në zonën e plazhit në Durrës.

Patrulla ka reaguar menjëherë duke mbërritur pranë adresës së dhënë nga telefonuesi për të verifikuar situatën.

Patrulla e policisë konstatoi katër personat të përpëliteshin në det duke ndërhyrë menjëherë për t'i shpëtuar ata.

Brenda pak minutash katër të rinjtë u nxorën në breg dhe asnjërit prej tyre nuk u rrezikohet jeta.

Atyre iu dha ndihma e parë dhe aktualisht ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.

k.k/NOA

Â

KOMENTE