Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Zjarret në Greqi, kreu i PASOK fajëson qeverinë
English

Zjarret në Greqi, kreu i PASOK fajëson qeverinë

Athinë, 26 gusht NOA-Lideri i PASOK, partisë udhëheqëse opozitare në Greqi, Yorgos Papandreu deklaroi se qeveria reagoi keq në luftë kundër zjarreve që i përfshinë Greqinë, gjatë javës së kaluar.

 "Ky zjarr nuk ishte i pashmangshëm, kemi mundur t'i ikim nëse do të ishin mësuar mësimet nga viti 2007", tha lideri i PASOK.

Qeveria pohon se erërat e forta vështirësuan fikjen e zjarreve në pjesën lindore të Atikës, ku janë shkatërruar sipërfaqe të mëdha të malit dhe mbi 150 shtëpi.

Mediat greke gjithashtu kritikuan mënyrën me të cilën qeveria zgjidhte problemin e zjarreve, që tashmë janë ndalë.

"Nëse kjo është e shumta që mund ta bëjë qeveria, atëherë urgjentisht duhet të ndërrohet", shkruan ditorja ‘Ethnos'.

"Gabime fatale dhe lëshime', veçon në ballinë edhe e përditshmja ‘Kathimerini'. Sipas kësaj të përditshme, autoritete bënë gabimet e njëjta sikur në vitin 2007, kur gjatë zjarreve vdiqën rreth 70 njerëz, kryesisht në Peloponez. Zjarret filluan të premten e kaluar fshatin Gramatiko, rreth 40 kilometra në verilindje të Athinës dhe shpejtë u përhapen drejt kryeqytetit. Aeroplanët grekë, italianë dhe francezë dhe qindra zjarrfikës dhe ushtarë arritën që t'i vënë nën kontroll zjarret vetëm pas tri ditëve.

Ndërkohë janë shkatërruar 30.000 hektarë mal dhe ullishte, e disa mijëra njerëz janë evakuuar.

m.i/NOA

KOMENTE