English

Kishte mbjellë 4 bimë kanabis në tarracë, arrestohet nga policia

Korçë, 27 gusht, NOA - Në vazhdën e punës për zbatimin e plan-veprimit mbi parandalimin dhe luftën kundër kultivimit të bimëve narkotike, forcat e policisë kanë arrestuar 24-vjeçarin Olger Pano, lindur dhe banues në lagjen nr.4 të Korçës.

Sipas burimeve për agjencinë e Lajmeve NOA, arrestimi i tij është bërë pasi në taracën e banesës së tij kishte kultivuar 4 rrënjë bimë narkotike të ngjashme me atë të kanabis sativa.

U kryen veprimet proceduriale për veprën penale të "Kultivimit të bimëve narkotike" parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal.

Materialet për hetime të mëtejshme do t'i kalojnë prokurorisë së Korçës.

n.e/NOA

Â

Â

KOMENTE