Lajmet e datës 27 Gusht 2009
- Konfirmohen edhe 9 persona me "Gripin e derrave" në Shqipëri, rrezikohen 2 fëmijë Tiranë, 28 gusht NOA Update - Konfirmohen në Shqipëri edhe 9 persona të tjerë me gripin e derrit AH1N1. Analizat e 9 rasteve të dyshuara me virusin e gripit të derrit kanë mbërritur sot në mbrëmje nga laboratori i referencës në Bukuresht të Rumanisë.
- 17 vjeçari britanik në librin "Guinness", i vetëm rreth globit për 9 muaj Londër 27 gusht NOA-Mike Perham, adoleshenti nga Hertfordshire, përshkoi 38700 kilometra me jahtin e tij dhe kur përfundoi lundrimin deklaroi se dëshironte vetëm një drekë të mirë dhe një natë gjumë.
- Arrestohen për krime lufte dy serbë të Bosnjës, ishin oficerë policie Sarajevë, 27 gusht NOA-Policia ka arrestuar dy serbë të Bosnjës, një nga të cilët oficer policie, si pjesëmarës në vrasjen e rreth 200 boshnjakëve dhe kroatëve të Bosnjës në fillim të luftës.
- Banka Botërore shlyen borxhin e Serbisë ndaj Kosovës Beograd, 27 gusht NOA-Banka Botërore ka njoftuar Qeverinë e Serbisë se ia ka shlyer rreth 550 milionë dollarë të borxhit të jashtëm të Kosovës.
- Thaçi: Qeveria jep garanci për mbarëvajtjen e zgjedhjeve lokale Prishtinë, 27 gusht NOA-Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka dhënë garancinë e tij se qeveria do të krijojë kushtet e posaçme që zgjedhjet lokale të 15 nëntorit të jenë të lira dhe demokratike.
- Merkel takon homologun izraelit: Pezullimi i i kolonive në Palestinë, kusht për bisedimet paqësore Bon, 27 gusht NOA-Pezullimi i ndërtimit dhe zgjerimit të kolonive hebreje në territoret palestineze është shumë i rëndësishëm për rifillimin e bisedimeve paqësore.
- UEFA Champions League, hidhet në Monako shorti për fazën finale Monako, 27 gusht NOA-Hidhet shorti për fazën finale të UEFA Champions League në Monako ku 32 të kualifikuarat e këtij kompeticioni do të ndahen në tetë grupe me nga katër skuadra.
- Vaksinat për gripin e derrit, mbërrijnë në Britani e Francë dozat e para Londër, 27 gusht NOA-Britania dhe Franca kanë marrë dozat e para të vaksinës kundër gripit të derrave. Britania ka marrë 100 mijë doza, të cilat ende nuk kanë marrë licensën në mënyrë që të përdoren tek pacientët.
- Marrëdhëniet Maqedoni-Kosovë, shtohen zërat për kompromis të Gruevskit me Beogradin Shkup, 27 gusht NOA-Ish-Ministri i Punëve të Jashtme, Lubomir Frçkovski thotë se nuk ekziston as edhe një pengesë juridike që do të pengonte dhe prolongonte vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Kosovën.
- Korrupsioni në polici, përfundon në pranga komandanti i policisë në Obiliq Obiliq, 27 gusht NOA-Nën dyshimin se ka keqpërdor pozitën zyrtare duke pranuar ryshfet, është arrestuar sot komandanti i stacionit policor në Obiliq, Sejdi Zeqiri.
- Sejdiu dekoron një prej luftëtarëve të UÇK-së me medaljen e Lirisë Prishtinë, 27 gusht NOA-Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu dekoroi sot në Prishtinë, Ismet H. Rrahmanin me Medaljen "Luftëtari i Lirisë - Adem Jashari", për trimërinë dhe kontributin e dhënë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
- Kundër protokollit me Serbinë, Sejdiu e Thaçi mbyllin diskutimet me EULEX Prishtinë, 27 gusht NOA-Presidenti i Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu dhe Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, kanë zhvilluar sot një takim me shefin e ICO-së, Peter Faith dhe atë të EULEX-it, Ive de Kermabon, ku morën pjesë edhe zv.
- Kongresi i PS, Majko pro Ramës: Do diskutojmë zgjedhjet jo statutin Tiranë, 27 gusht NOA-Kryesia e Partisë Socialiste të opozitës ka rrëzuar propozimet e një grupi anëtarësh të saj për ndryshime statuore dhe transperence në Kongresin e Jashtëzakonshëm të pas dy ditëve.
- Keqtrajtimet në burg, ish i burgosuri afgan padi kundër SHBA Kabul, 27 gusht NOA-Një qytetar afgan, i sapo liruar nga burgu i Guantanamos, do të padisë qeverinë amerikane. Pas shtatë vitesh në burg, Mohamed Xhavadi do të kërkojë kompensim për keqtrajtimet në burg.
- Protokolli me Serbinë, EULEX i kërkon ndihmë Brukselit Bruksel, 27 gusht NOA-Misioni i BE-së në Kosovë i ka kërkuar Brukselit udhëzime se si të veprojë më tutje për protokollin për bashkëpunim policor me Serbinë, pas kundërshtimit të prerë të Prishtinës.
- Michale Jackson, ka vdekur apo është gjallë? Amerikë, 27 gusht NOA - Mbreti i Pop-it Michael Jackson është gjallë? Kjo është dilema që ka mbërthyer me miliona fansa të këngëtarit pas publikimit të një video në faqen e internetit Youtube.
- Zvogëlohet numri i vdekjes së nënës dhe foshnjës në Kosovë Prishtinë, 27 gusht NOA - Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Alush Gashi, tha sot në Prishtinë se Kosova po bën reforma rrënjësore në shëndetësi, ndërsa pacienti është vendosur në qendër të vëmendjes.
- Arrestohet 26-vjeçari, i vodhi çantën një vajze në autobus Tiranë, 27 gusht NOA - I vjedh çantën një qytetareje në autobus, arrestohet nga policia 26-vjeçari. Efektivat e komisariatit të policisë nr.
- Hevchenkos nuk i rrihet më te Chelsea Angli, 27 gusht NOA - E përditshmja angleze, The Mirror, thotë se trajneri i ri i skuadrës së Chelsea, italiani Carlo Ancelotti, duket se ka vendosur që mos të shpenzojë edhe miliona të tjerë të klubit, pasi ka deklaruar se Ukrainasi ka ende  "të ardhme" në Stamford Bridge.
- Rrëzohet avioni gjatë operacionit për shuarjen e zjarreve në Greqi, vdes piloti Greqi, 27 gusht NOA - Zjarret në Greqi kanë shënuar dhe viktimën e parë në radhët e zjarrfikësve. Ka qenë një avion zjarrfikës grek i cili po përpiqej të shuante flakët e zjarrit që kishin rënë në ishullin Cefalonia në detin Jon, kur është rrëzuar.
- Ekstradohet nga Amerikë, një 38-vjeçar i akuzuar për një sërë krimesh të rënda Tiranë, 27 gusht NOA - Ekstradohet nga Amerika një 38-vjeçar i shpallur në kërkim nga policia shqiptare për një sërë veprash të rëndë penale.
- Tiranë, nëntë raste të tjera të dyshuar me gripin e derrit mes tyre dy fëmijë Tiranë, 27 gusht NOA - Shtohen edhe nëntë raste të tjera në Tiranë të personave të dyshuar me gripin e derrit. Instituti i Shëndetit Publik ka bërë të ditur sot se janë nëntë pacientë të paraqitur në spitalit "Nënë Tereza" që dyshohet se janë infektuar nga virusi A/H1N1.
- Kodheli: Transparencë për platformat politike të kandidatëve për kryetar të PS Tiranë, 27 gusht NOA - Zëdhënëses së Kryesisë, njëherësh deputete e Partisë Socialiste, Mimi Kodheli doli sot në një deklaratë për shtyp ku bëri të ditur se mbledhja e Kryesisë së kësaj partie ka qenë transparente në dy çështjet kryesore.
- Plagos me automjetin e tij një kalimtar në rrugë, prangoset nga policia Durrës, 27 gusht, NOA - Forcat e policisë kanë arrestuar në flagrancë 22-vjeçarin Erneo Farruku, lindur dhe banues në fshatin Armathë të Shijakut, i dyshuar si autor i një aksidenti rrugor, me pasojë plagosjen e një kalimtari.
- Sejdiu e Thaçi takojnë ndërkombëtarët: Dhuna në Kosovë, e papranueshme Prishtinë, 27 gusht, NOA - Krerët e politikës në Kosovë janë takuar me përfaqësuesit ndërkombëtarë të pranishëm në Prishtinë për të diskutuar mbi situatën e nxehtë që është krijuar në Mitrovicë dhe mbi protokollin e Eulex me Serbinë.
- Tërhiqet oferta 4.5 milionë USD për varrin përballë Merlin Monrosë Nju Jork, 27 gusht, NOA - Eshtë tërhequr nga oferta blerësi me ankand i varrit bosh pranë vendit ku prehet ylli i kinematografisë botërore, Merilin Monro.
- Normalizohen flakët e zjarrit në Lunxhëri, arritën të djegin rreth 10 hektarë kullotë Lunxhëri, 27 gusht, NOA - Eshtë arritur në orët e para të mëngjesit të sotëm vënia nën kontroll e flakëve të zjarrit të cilat ditën e djeshme përfshinë zonën rreth kalasë së Shëndriadhës në komunën e Lunxhërisë, e cila gjendet rreth 7 kilometra larg qytetit të Gjirokastrës.
- Paolo Coelho nuk i boton më të shtypura romancat, tani i hedh direkt në internet Frankfurt, 27 gusht, NOA - Nga të shtypura nëpër libra, tani të prezantuara direkt në botën virtuale të Internetit. Shkrimtari brazilian Paulo Coelho, autor i 14 romaneve të përkthyera në 66 gjuhë, me më shumë se njëqind milionë kopje të shitura në mbarë botën, ka ndërmarrë një nismë të re
- Eksperimenti, lindin dy majmunë me ADN e dy nënave dhe të një babai të vetëm Beaverton, 27 gusht, NOA - Kanë lindur majmunë të shëndetshëm me dy nëna dhe një baba të vetëm. Një gjë e tillë është mundësuar pas fertilizimit të një qelize vezë që përmban ADN e dy majmunëve femra.
- Ndeshja e 9 shtatorit me Danimarkën, Kuzhe fut në ekip Kapllanin e Berishën Tiranë, 27 gusht, NOA - Ndeshja e 9 shtatorit kundër Danimarkës në stadiumin "Qemal Stafa" do të përfshijë në ekipin shqiptar edhe emra si Kapllani apo Berisha, të cilët në ndeshjet e fundit kanë qenë të refuzuar, duke ndikuar në njëfarë mënyre edhe në humbjet e këtij ekipi ndaj ekipeve të huaja si
- OPEL mbetet në dilemën e krizës, s'dihet ende nëse General Motors do e shpëtojë Berlin, 27 gusht, NOA - Ardhmëria e kompanisë së automjeteve gjermane, Opeli, ende është në ajër dhe kërcënon të shndërrohet në lojë të pafund, derisa këshilli administrues i General Motors nuk ka vendosur ende nëse do të mbështesë ofertën e favorizuar nga qeveria gjermane që ai të kalojë në duart
- Qëllohet një furgon me automatik, mbeten të plagosura dy pasagjere Burrel, 27 gusht, NOA - Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot qytezën e Burrelit, pas lajmit se një i panjohur qëlloi me breshëri automatiku një furgon të linjës Shëllijë-Burrel, duke shkaktuar dy të plagosura.
- AH1N1, Brazili renditet i pari në botë për viktimat, ndërsa Britania e para në BE Rio de Zhanejro, 27 gusht, NOA - Brazili aktualisht renditet si vendi i parë në votë ku virusi AH1N1 ka shkaktuar më shumë viktima, ndërsa Britania renditet e para në Evropë për një tregues të tillë.
- SHBA përcjell senatorin Kenedi me ceremoni dhe nderime madhështore Uashington, 27 gusht, NOA - Shtetet e Bashkuara të Amerikës po përcjellin me një ceremoni dhe nderime madhështore senatorin Eduard Kenedi për në banesën e tij të fundit.
- Kabineti qeveritar Gruevski përgatitet për ndryshime të reja, përfshihet dhe BDI Shkup, 27 gusht, NOA - Kryeministri Nikolla Gruevski planifikon që gjatë muajit tetor të bëjë ndryshimet e dyta qeveritare brenda këtij viti.
- Aksidenti, kamioni bie në kanalin e Butrintit, vdes drejtuesi i tij Sarandë, 27 gusht, NOA - Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në kanalin e Butrintit, me pasojë vdekjen e një drejtuesi automjeti.
- Ministri i Jashtëm Hyseni viziton sot Turqinë, ftesa nga homologu Davutoglu Ankara, 27 gusht, NOA - Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Skënder Hyseni, nisi sot një vizitë zyrtare në Republikën e Turqisë. Zyra e tij e shtypit bën me dijeni se ftesa për realizimin e saj, kryediplomatit kosovar i ka mbërritur nga homologu i tij turk, Ahmet Davutoglu.
- Kishte mbjellë 4 bimë kanabis në tarracë, arrestohet nga policia Korçë, 27 gusht, NOA - Në vazhdën e punës për zbatimin e plan-veprimit mbi parandalimin dhe luftën kundër kultivimit të bimëve narkotike, forcat e policisë kanë arrestuar 24-vjeçarin Olger Pano, lindur dhe banues në lagjen nr.
- Pse po ndodh zhvlerësimi i lekut në vendin tonë Tiranë, 27 Gusht NOA - Atëherë kur pritej e kundërta, monedha shqiptare, leku, jo vetëm nuk u forcua por vijoi të zhvlerësohej. Kjo ndodhi kur fluksi i emigrantëve dhe i turizmit veror, sipas të dhënave paraprake zyrtare, edhe këtë vit shënoi një rritje domethënëse me rreth 35 për qind.
- Kosovë, problematik niveli i varfërisë te shumë banorë Nga Prishtina, Silvana Bardhi Prishtinë, 27 Gusht, NOA/BBC - Katër motra e vëllezër, fëmijë të njërës prej lagjeve të Prishtinës e kanë sajuar një kënd të vogël lojërash pranë disa barakave të vjetra të cilat thonë se janë shtëpitë e tyre.
- Raporti për tortura, cilat janë pasojat për SHBA-në Uashington, 27 gusht NOA/DW - Në SHBA, hetuesia për të dyshuarit terroristë nuk do të jetë më përgjegjësi e CIA-s. Këtë detyrë do ta marrë përsipër një njësi speciale e policisë federale, FBI, e cila do të jetë nën mbikëqyrjen e Shtëpisë së Bardhë.
- Shqiptarët e Greqisë dërgojnë më pak para në atdha¨ Nga Niko Anagnosti Athinë, 27 gusht NOA/DW - Dërgesat e imigrantëve shqiptarë të Greqisë janë në rënie, pasi arritën kulmin me 1 miliardë euro para dy vjetësh.
- Serbia, në nevojë të ngutshme për të dalë nga kriza Nga Beogradi, Mark Lowen Beograd, 27 Gusht NOA/ BBC - Franca dhe Gjermania mund të kenë dalë nga recesioni, por pjesa më e madhe e Evropës Lindore ende mbetet e prekur nga kriza ekonomike globale.
- Një karrierë e shquar në politikën amerikane Senatori Kenedi nuk e realizoi kurrë ëndrrën për t'u bërë president. Karriera e tij politike thuajse mori fund në vitin 1969 kur ai u rrëzua në lumë bashkë me makinën në ishullin Çapakuidik të shtetit Masaçusets
- Qëndrimi zyrtar i PS rrëzon Blushin: Kongresi do të jetë i hapur për mediat Tiranë, 27 Gusht NOA Update - Përkundër akuzave të kritikëve të Edi Ramës, qëndrimi zyrtar i PS ka qenë i qartë: Kongresi do të jetë i hapur.

