Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Qëllohet një furgon me automatik, mbeten të plagosura dy pasagjere
English

Qëllohet një furgon me automatik, mbeten të plagosura dy pasagjere

Burrel, 27 gusht, NOA - Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot qytezën e Burrelit, pas lajmit se një i panjohur qëlloi me breshëri automatiku një furgon të linjës Shëllijë-Burrel, duke shkaktuar dy të plagosura.

Sipas të dhënave policore për agjencinë e Lajmeve NOA, ka qenë një person ende i paidentifikuar ai që ka qëlluar në drejtim të furgonit që transportonte në ato momente 10 pasagjerë.

Ata i ka zënë paniku sapo kanë dëgjuar krismat dhe në tentativë për t'u mbrojtuir, plumbat kanë mundur të zënë vetëm dy gra pasagjere, të cilat janë transportuar menjëherë për në Tiranë për t'u kuruar.

Policia e cila ndodhet në vendngjarje bën me dije se plumbat kanë dalë nga arma tip automatik.

Ndërkohë efektivët blu të Burrelit kanë ngritur postblloqe në të hyrë dhe të dalë të Burrelit për të mundësuar kapjen e autorit të ngjarjes.

n.e/NOA

Â

Â

KOMENTE