English

UEFA Champions League, hidhet në Monako shorti për fazën finale

Monako, 27 gusht NOA-Hidhet shorti për fazën finale të UEFA Champions League në Monako ku 32 të kualifikuarat e këtij kompeticioni do të ndahen në tetë grupe me nga katër skuadra.

Skuadrat janë të ndara në katër vazo të parapërcaktuar nga UEFA sipas renditjes së kampionateve respektive dhe performancës së klubeve në arenat ndërkombëtare.

Përzgjedhja e sferave do ti japë jetë tetë grupeve me nga katër skuadra.

Fati ka përplasur, Bayern-Juventus në Grupin A, Milan-Real Grupi C dhe Barcelona-Inter Grupi F.

Grupet do të jenë si më poshtë:

Grupi A, Bayern Munchen, Juventus, Bordeaux dhe Makabi haifa

Grupi B, Manchester U, CSKA Moska, Beshiktash, Ëolfsburg

Grupi C, Milan, Real Madrid, Marseille dhe Zurich

Grupi D, Chelsea, Porto, Ath. Madrid, Apoel Limasol

Grupi E, Liverpool, Lyon, Fiorentina, Debrecen

Grupi G, Sevilla, Rangers, Stutgart, Unirea Urziceni

Grupi H, Arsenal, Olmipiakos, Az Alkmar, Standart Liege.

Në Monako nga organizatorët është parashikuar edhe një surprizë për legjendën e futbollit italian Paolo Maldini.

KOMENTE