English

Zvogëlohet numri i vdekjes së nënës dhe foshnjës në Kosovë

Prishtinë, 27 gusht NOA - Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Alush Gashi, tha sot në Prishtinë se Kosova po bën reforma rrënjësore në shëndetësi, ndërsa pacienti është vendosur në qendër të vëmendjes.

Deklarata e ministrit Gashi u bë gjatë në hapjen e Konferencës Turko-Kosovare për shëndetin riprodhues "Prej Adriatikut deri në Kinë", që u zhvillua sot në organizim të organizatës turke "YISAV" të Republikës së Turqisë, bashkë me Ministrinë e Shëndetësisë së Republikës së Kosovës, Shoqatën e Obstetërve dhe Gjinekologëve të Kosovës dhe Komiteti Kosovar për Shëndetin e Nënës dhe Fëmijës.

Në këtë konferencë një ditore profesionale ndërkombëtare, u trajtuan tema të rëndësishme nga fusha e shëndetit riprodhues si dhe janë zhvilluar debate interaktive midis ekspertëve kosovarë të fushës së Obstetrikës e Gjinekologjisë dhe rreth 50 obstetërve dhe gjinekologëve nga Turqia.

Gjatë vitit të kaluar Kosova ka regjistruar mbi 28 mijë lindje dhe vdekjet fetale janë zvogëluar në 11.6 promila, vdekjet e hershme neonatale në 9.1 promila, kurse shkalla e vdekshmërisë së vdekjeve perinatale nga 29. 1 promila sa ishte në vitin 2000, tani është ulur nën 20 promila, thuhet në mes tjerash në komunikatë për media të Ministrisë së Shëndetësisë së Kosovës.

h.i/NOA

KOMENTE