Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
OBSH paralajmëron se po paraqitet forma më e ashpër e H1N1
English

OBSH paralajmëron se po paraqitet forma më e ashpër e H1N1

Gjenevë, 30 Gusht NOA - Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëroi sot se po paraqitet forma më e ashpër e H1N1, i njohur në masën e gjerë si gripi i derrave.

OBSh citoi sot se "mjekët janë duke raportuar se një formë më e rëndë gripit të derrave që shkon drejtë në mushkëri është duke shkaktuar sëmundje të rëndë, tek moshat e reja dhe njëkohësisht trajtimi i kësaj sëmundje në spital është i shtrenjtë".

Zyrtarë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë pohuan edhe faktin se disa vende raportojnë se deri në 15% e pacientëve të hospitalizuar me virusin pandemik H1N1, kanë nevojë për kujdes intensiv.

Ndërkohë në Shqipëri, Instituti i Shëndetit Publik thotë se virusi i rrezikshëm A/H1N1, i cili deri më tani ka infektuar 29 persona të vend mund të shumëfishohet gjatë muajit shtator e në vijim.

Sipas mjekëve pritet që të paktën 15 persona të konfirmohen në çdo jave si të prekur nga gripi i derrave ku 10 prej tyre mund të jenë mbartës duke e kaluar lehtë virusin.

Madje ISHP ka paralajmëruar një shtator epidemik duke theksuar se viruset sezonale apo gripi i derrave pritet të shtojnë rastet gjatë muajit shtator.

Sipas ISHP, hapja e shkollave, kontaktet e njerëzve në vende të populluara pritet të sjellin dhe shtimin e viruseve.

Deri më tani në Tiranë, ISHP ka konfirmuar 29 raste të infektuar nga gripi i derrave ku vetëm njëri prej tyre ndodhet në gjendje të rëndë, ndërsa mes tyre janë edhe tre fëmijë por gjendja e tyre paraqitet e stabilizuar

k.k/NOA

KOMENTE