Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ilir Meta: Bojkoti i sotëm është një shfaqje e turpshme nga kryetari i PS
English

Ilir Meta: Bojkoti i sotëm është një shfaqje e turpshme nga kryetari i PS

Tiranë, 7 shtator, NOA - Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta ka dalë në një konferencë për shtyp ku ka shprehur solidaritetin e partisë së tij me të gjithë të dëmtuarit dhe njëkohësisht inkurajon Qeverinë dhe pushtetin vendor, si dhe njësitë e emergjencës për të kompensuar sa më shpejt këto dëme dhe për të rivendosur normalitetin kudo.

Meta ka shprehur keqardhjen e tij të thellë për lëndimet në njerëz dhe dëmet materiale të pësuara dje si rezultat i një tërmeti, në mënyrë të veçantë në Qarkun e Dibrës.

Gjithashtu ai i bëri thirrje Qeverisë për marrjen e masave efikase në mënyrë që këto dëme të kompensohen sa më shpejtë.

Ndërsa i përket bojkotit të Partisë Socialiste Meta tha: "Socialistët kanë kontribuar për evropianizimin e Shqipërisë dhe do të vazhdojnë të kontribuojnë, pavarësisht se ku ata ndodhen. Ndërsa kjo e sotmja është një shfaqje e turpshme, në kuadër të një degradimi fatkeq që ka kaptuar Kryetarin në detyrë të PS".

Më tëj ai ka shprehur se Shqipëria në fund të kësaj legjislature do të jetë shumë më ndryshe nga çfarë është sot.

"Shqiptarët do të ndihen shumë më mirë dhe njëkohësisht atyre që iniciojnë iniciativa të tilla tepër të vjetra për politikën shqiptare, që nuk kanë asnjë lidhje me realitetin ku jetojmë, të jeni të sigurt që do t'ju vijë turp pas pak kohësh për këtë veprim të pajustifikuar që bëjnë thjesht për probleme të brendshme statusore": ka sqaruar për mediat sot lideri i LSI.

Gjithashtu ai ka bërë të ditur se evropianizimi i Shqipërisë dhe liberalizimi i vizave do të vazhdojë në të ardhmen dhe se Partia Socialiste nuk është kundër këtij projekti dhe se Edi Rama është një lidership, i cili ka vetëm probleme personale dhe interesa personale.

Kjo ka qenë dhe konferenca për shtyp e bërë sot nga lideri i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta.

f.sh/NOA
KOMENTE