Lajmet e datës 7 Shtator 2009
- Komuniteti i biznesit, ngre shqetësimin: Janë rritur tarifat në banka Nga Rajmonda Lajthia Tiranë, 8 Shtator NOA - Komuniteti i biznesit ngre shqetësimin se disa prej bankave të nivelit të dytë, kohët e fundit kanë rritur komisionet bankare për transaksionet.
- Ambasadorja e Britanisë së Madhe: Nga se u zhgënjeva në zgjedhje "Ka patur parregullsi - probleme para-zgjedhore me politizimin e strukturave shtetërore dhe pas ditës së zgjedhjeve tension, ndërhyrje dhe vonesa në procesin e numërimit.
- Kriza ekonomike, OKB: Dërgesat e emigrantëve do të bien në 2009 Uashington, 7 shtator NOA-Kombet e Bashkuara presin që dërgesat apo dërgesat e emigrantëve të bien për 5% deri 8% këtë vit, pas rekordit që shënuan në vitin 2008.
- Festivali i filmit në Venezia, Hugo Çavez ndjek nga afër filmin kushtuar figurës së tij Venezia, 7 shtator NOA-Presidenti i Venezuelës Hugo Çavez ka mbërritur në Venecie për të marrë pjesë në premierën botërore të një filmi dokumentar që bën fjalë për të.
- Sulmi në Pakistan, shumica e të vrarëve luftëtarë talebanë Â Islamabad, 7 shtator NOA-Zyrtarët e sigurisë në Pakistan thanë se të paktën katër njerëz janë vrarë dhe gjashtë janë plagosur nga një predhë amerikane, e cila i kishte shënjestruar militantët në zonën kufitare me Afganistanin.
- Shpallen fajtorë nga gjykata 3 terroristë, organizuan vrasjet me eksploziv të lëngët Londër, 7 shtator NOA-Tre britanikë terroristë janë shpallur sot fajtorë për shkak se kanë komplotuar të vrasin mijëra njerëz duke i hedhur në erë aeroplanet transatlantike me eksploziv të lëngët.
- Sulmi ajror në Afganistan, Gjermania hedh poshtë akuzat e fajësisë Bon, 7 shtator NOA-Gjermania hedh poshtë kritikat ndërkombëtare se sulmi ajror në Afganistan ishte urdhëruar nga komandanti gjerman. Por ajo i cilëson të drejta veprimet e tyre deri më sot.
- Turqia në BE, akuza ndaj Brukselit se po zvarrit procesin e anëtarësimit Bruksel, 7 shtator NOA-Një grup politikanësh dhe akademikësh të njohur evropianë kanë akuzuar disa udhëheqës evropianë se po bëjnë përpjekje për të nxjerrë nga binarët progresin e Turqisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
- Zgjedhjet lokale, presidenti Sejdiu apel partive për angazhim maksimal Prishtinë, 7 shtator NOA-Presidenti Fatmir Sejdiu vlerëson se zgjedhjet lokale që pritet të mbahen në nëntor në Kosovë janë shumë të rëndësishme për imazhin e shtetit më të ri në botë.
- Bojkoti i socialistëve, OSBE: Opozita nuk bëhet në rrugë, por në Parlament Tiranë, 7 shtator NOA-Pas thirrjes që socialistët kanë marrë nga presidenti i Republikës, Bamir Topi, edhe ndërkombëtarët në Tiranë ndjehen të shqetësuar për vendimin e opozitës për të bojkotuar punimet e kuvendit të ri të Shqipërisë.
- Mbyll punimet Kuvendi i ri i Shqipërisë, nesër pasdite seanca e dytë e tij Tiranë, 7 shtator NOAUPDATE-Kuvendi i Shqipërisë nisi sot pasdite punimet e seancës së parë të legjislaturës së 18-të të tij. Nga 140 deputetë, 79 janë ligjvënës që hyjnë për herë të parë në sallën e Kuvendit, nga të cilët 40 janë nga Partia Socialiste e opozitës dhe 36 nga Partia Demokratike
- Nis punimet Kuvendi i ri i Shqipërisë, mungojnë deputetët e opozitës Tiranë, 7 shtator NOA UPDATE-Kuvendi i Shqipërisë nisi sot pasdite punimet e seancës së parë të legjislaturës së 18-të të tij. Nga 140 deputetë, 79 janë ligjvënës që hyjnë për herë të parë në sallën e Kuvendit, nga të cilët 40 janë nga Partia Socialiste e opozitës dhe 36 nga Partia Demokratike
- Tragjedia e Ohrit, moti i keq në liqen shtyn tërheqjen e anijes në breg Ohër, 7 shtator NOA-Aksioni për tërheqjen e anijes "Ilinden" e cila pardje u fundos në Liqenin e Ohrit dhe me vete mori 15 jetë, me siguri nuk do të kryhet edhe sot.
- Protestë në Mitrovicë, serbët kundër rindërtimit të shtëpive nga shqiptarët Mitrovicë, 7 shtator NOA-Rreth 100 serbë kanë marrë pjesë në protestën e organizuar nga përfaqësuesit e lagjes "Brgjani" në veri të Mitrovicës, me moton "Kundër rindërtimit dhe kundër EULEX-it".
- Tragjedia e Ohrit, Sejdiu ngushëllon homologun maqedonas  Prishtinë, 7 shtator NOA-Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu i ka dërguar një mesazh ngushëllimi edhe Presidentit të Republikës së Maqedonisë, George Ivanov, të cilit i shprehu ndjenjën e keqardhjes për aksidentin e rëndë në liqenin e Ohrit.
- Para seancës së kuvendit, Berisha në grupin e PD: Ftoj opozitën për bashkëpunim Tiranë, 7 shtator NOA-Kryeministri Berisha mblodhi sot grupin e ri parlamentar të Partisë Demokratike, të dalë nga zgjedhjet e 28 qershorit.
- Alarmohet biznesi: Bankat kanë rritur tarifat e transaksioneve Nga Rajmonda Lajthia Tiranë, 7 shator, NOA - Komuniteti i biznesit ka denoncuar sot se disa prej bankave të nivelit të dytë, kohët e fundit kanë rritur komisionet bankare për transaksionet.
- Ilir Meta: Bojkoti i sotëm është një shfaqje e turpshme nga kryetari i PS Tiranë, 7 shtator, NOA - Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta ka dalë në një konferencë për shtyp ku ka shprehur solidaritetin e partisë së tij me të gjithë të dëmtuarit dhe njëkohësisht inkurajon Qeverinë dhe pushtetin vendor, si dhe njësitë e emergjencës për të kompensuar sa më
- Edi Rama: Hyrja në Kuvend, kushtet e PS për të ndalur bojkotin Tiranë, 7 shtator, NOA Update - Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama në konferencën e dhënë për shtyp ditën e sotme ku shprehu solidaritetin për ngjarjen e ndodhur në Peshkopi  dhe qëndrimin e grupit të ri parlamentar të opozitës për bojkotin e kuvendit ai bëri serish të ditur kërkesat e këtij
- Berisha në Peshkopi: Të merren masat e menjëhershme që banorët të mos vuajnë pasojat Peshkopi, 7 shator, NOA - Kryeministri Berisha ka mbërritur para pak minutash me helikopter në qytetin e Peshkopisë në zonën e goditur nga tërmeti mbrëmjen e djeshme.
- Tërmeti në Peshkopi, PS: të merren masa për stabilizimin e situatës Tiranë, 7 shtator, NOA - Partia Socialiste ka dalë në një deklaratë për shtyp lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Peshkopisë i cili u godit nga një tërmet me magnitudë 5,2 Shkalla Rihter.
- Kryetari Rama rikonfirmon: PS, bojkot pa afat Parlamentit Tiranë, 7 shtator, NOA - Lideri i opozitës, Edi Rama ka dalë në një konferencë për shtyp duke shprehur solidaritet për familjet e prekura nga tërmeti në qytetin e Peshkopisë.
- Policia greke qëllon në drejtim të dy emigrantëve shqiptarë, një vritet dhe tjetri plagoset Greqi, 7 shtator. NOA - Një operacion policor mëngjesin e sotëm në Greqi ka përfunduar me vdekjen e një shqiptari dhe një tjetër ka mbetur i plagosur.
- Rikthehet në mision ushtari i prekur me virusin AH1N1 në Afganistan Afganistan, 7 shtator, NOA - Ministri i Mbrojtjes, Gazmend Oketa ka zhvilluar një bisedë telefonike me komandën e trupave paqeruajtëse Shqiptare në Afganistan, për t'u njohur me ecurinë e gjendjes shëndetësore të ushtarit Shqiptar të prekur nga virusi A1H1N.
- Mbledhja e Shtabit të Emergjencës: Çadra për të pastrehët e tërmetit në Peshkopi Peshkopi, 7 shtator, NOA - Shtabi i Përgjithshëm i Emergjencave në qytetin e Peshkopisë ka përfunduar para pak minutash mbledhjen për situatën e ndodhur pas rënies së tërmetit mbrëmjen e djeshme.
- Kompania celulare Vodafone publikon ulje çmimesh, ja tabela e plotë Tiranë, 7 Shtator NOA - Kompania celulare Vodafone Albania njofton ulje të çmimeve për klientët e saj të programit me parapagesë Vodafone Card derin në masën 35 për qind.
- Tërmeti në Peshkopi, mbetet i lënduar një fëmijë Peshkopi, 7 shator, NOA - Termeti i rënë natën e kaluar me epiqendër në rrethinat e qytetit të Peshkopisë përveç dëmtimeve të shumta në materiale ka pasur dhe të lënduar në njerëz.
- Tërmeti, Berisha niset drejt zonave të prekura, pak pas mbledhjes së Grupit Parlamentar Tiranë, 7 shtator, NOA Update - Kryeministri Sali Berisha do të niset sot në orën 14.00 për një inspektim në zonat e prekura nga tërmeti që goditi vendin duke u gdhirë dita e sotme.
- Depresioni, 20-vjeçarja konsumon detergjent për larjen e rrobave Durrës, 7 shtator, NOA - Eshtë paraqitur në mjediset e spitalit Ushtarak të Tiranës me simptomat e helmimit, 20-vjeçarja me inicialet A.T, lindur në Gramsh dhe banuese në Â Durrës, e cila pasi ka marrë mjekimin e nevojshëm ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
- Donin t'i vidhnin kuti me pllaka majelike një fqinji, bien në prangat e policisë Durrës, 7 shtator, NOA - Forcat e policisë kanë kryer në flagrancë arrestimin e 23-vjeçarit Arben Abazaj dhe Irakli Cuka, që të dy banues në Tiranë.
- Arrestohet shoferi, i ra pasagjerja nga makina ndërsa drejtonte pa patentë Durrës, 7 shtator, NOA - Forcat e policisë së Durrësit kanë arrestuar në flagrancë 31-vjeçarin Agim Gjeta, lindur në Mirditë dhe banues në Durrës.
- Bie zjarr në Thumanë, digjen tërësisht 4 banesa, jo të lënduar Krujë, 7 shtator, NOA - Një zjarr i fuqishëm ka rënë pak minuta në parë në zonën e Thumanës së Krujës, duke shkaktuar dëmtime të mëdha materiale.
- Arrestohet 30-vjeçari, ishte i dyshuar si autor vrasje dhe prodhim armësh luftarake Durrës, 7 shtator, NOA - Forcat e policisë së Durrësit kanë ndaluar 30-vjeçarin Ervis Kasa, lindur dhe banues në Durrës, pasi ndaj tij ekzistonte një urdhër i posaçëm nga gjykata e këtij qyteti.
- Largohet nga shtëpia vajza 15-vjeçare, prindërit denoncojnë zhdukjen në polici Lezhë, 7 shtator, NOA - Pranë policisë së Lezhës janë paraqitur Gjovalin Nikolli, banues në lagjen "Gurra" të këtij qyteti dhe ka bërë denoncimin për zhdukjen e vajzës së tij 15-vjeçare Alda Nikolli.
- Reklama kundër sëmundjes së AIDS në Gjermani, me fytyrën e Adolf Hitlerit Berlin, 7 shtator, NOA - Një fushatë reklamuese në Gjermani kundër sëmundjes së AIDS-it tregon një grua duke bërë dashuri me Hitlerin. Kjo reklamë është bërë për të "shkundur njerëzit" para Ditës Botërore kundër sëmundjes në fjalë, e cila është më 1 dhjetor.
- Ramush Haradinaj: Autostradën e inicioi Ibrahim Rugova, do ta përfundoj unë Prishtinë, 7 shtator, NOA - Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka ritheksuar bindjen se ndërtimi i autostradës Merdarë-Vërmicë do të përfundojë gjatë qeverisjes së tij.
- Berisha nënshkruan marrëveshjen me Partinë Republikane Tiranë, 7 shtator, NOA - Kryeministri dhe njëkohësisht kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha do të nënshkruajë me kryetarin e Partisë Republikane, Fatmir Mediu marrëveshjen e koalicionit të ri qeverisës.
- Lars Vahlund: Bashkimi Evropian, i vendosur për protokollin me Serbinë Zv/shefi i Departamentit suedez për Bashkimin Evropian, Lars Vahlund, thotë se protokolli i bashkëpunimit ndërpolicor ndërmjet EULEX-it dhe Beogradit zyrtar do të nënshkruhet së shpejti.
- Tragjedia e Ohrit, ekspertët: Kablloja, shkaktar i mundshëm i fundosjes Ohër, 7 shtator, NOA - Shkaqet e tragjedisë ujore në Liqenin e Ohrit, që është katastrofa më e madhe në komunikacionin ujor në Maqedoni, do të zbardhen pas ekspertizës që do të bëhet nga ekipi i ekspertëve të MPB, Ministrisë së transportit-sektorit për lundrime ujore, të mbështetur e ndihmuar nga
- Prefekti i Dibrës: Komisione në të gjitha komunat për verifikimin e dëmeve Dibër, 7 shtator, NOA - Në të gjitha komunat e prekura nga tërmeti i ditës së djeshme, do të ngrihen komisione të posaçme të cilat do të merren me verifikimin e dëmeve të shënuara prej tij.
- Emergjencat Civile: Nga tërmeti nuk ka viktima. Po kryhet vlerësimi i dëmeve Tiranë, 7 shtator, NOA - Drejtoria e Emergjencave Civile pas tërmetit të konstatuar në zonën e Peshkopisë, menjëherë ka ngritur Shtabin e Emergjencës, i cili është dërguar në mënyrë urgjente në terrenin e goditur.
- Nis sot sesioni i ri parlamentar, pritet të mungojnë deputetët e Partisë Socialiste Tiranë, 7 shtator, NOA - Hap sot siparin sesioni i ri parlamentar i Kuvendit të Shqipërisë me deputetët të cilët dolën nga zgjedhjet e 28 qershorit.
- Tërmeti 7 ballë trondit vendin, epiqendra në fshatrat e Peshkopisë Peshkopi, 7 shtator, NOA - Një tërmet me fuqi 7 ballë ka tronditur vendin gjatë orëve të natës dhe lëkundjet e tij kanë vijuar tek-tuk edhe në orët e para të mëngjesit.
- Një ditë e bukur në plazh, e prishur nga mungesa e respektit "Herën tjetër kur të shihni pak hapësirë të lirë në korsinë e kundërt, ju lutemi mendohuni dy herë para se të hyni - mos e shkatërroni Shqipërinë për të gjithë"
- Polonia e meriton një mundësi të re SHBA, gjatë ditëve të kaluara ka bërë të qartë se nuk e merr seriozisht aleancën e vet me Poloninë. Edhe Gjermania është e preokupuar me veten. Kjo nuk i bën aspak mirë Polonisë
- Dilema liderësh "Pavarësisht sigurisë së paqenë, për të cilën Ilir Meta shqyhet në ekrane bashkë me të tijtë, ai dhe të tijtë nuk e dinë dhe nuk mund ta dinë se çdo të ndodhë me forcën e tij politike, me këtë koalicion, me këtë mblesëri në të ardhmen.
- Greqia, vendi bujar për emigrantët Nga Janis Papadhimitriu Greqia dhe politika e saj e emigracionit dhe e integrimit janë një histori e pafundme. Greqia ka qenë për dekada vend prej ku largoheshin emigrantë, por në vitet '90-të, u kthye në një vend pritës të emigrantëve.
- Jetën, jo vdekjen! "Faktori numër një që mban gjallë gjakmarrjen është opinioni. Opinioni shqiptar nuk besoj se është në favor të gjakmarrjes por ai nuk është as kundër.

