Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kompania celulare Vodafone publikon ulje çmimesh, ja tabela e plotë
English

Kompania celulare Vodafone publikon ulje çmimesh, ja tabela e plotë

Tiranë, 7 Shtator NOA - Kompania celulare Vodafone Albania njofton ulje të çmimeve për klientët e saj të programit me parapagesë Vodafone Card derin në masën 35 për qind.

Burime zyrtare nga kompania, thanë përmes një informacioni për media se duke filluar që nesër, 8 Shtator 2009, të gjitha thirrjet e tyre kundrejt rrjeteve kombëtare do të jenë deri në 25% më të lira, ndërsa thirrjet drejt rrjeteve ndërkombëtare do të ulen deri në 35.34 %.

Kështu, brenda rrjetit Vodafone, klientët e Vodafone Card do të paguajnë 30 lekë për minutë me TVSH, duke fituar një zbritje prej 13.79 për qind.

Ulje të ndjeshme prezantohet dhe në telefonatat nga Vodafone drejt rrjeteve të telefonisë fikse ku një minutë nga nesër do të kushtojë 25.20 lekë ose 25 për qind më lirë (me TVSH).

Sakaq, telefonatat nga Vodafone drejt AMC dhe Eagle Mobile tani e tutje do të jenë 35.88 lekë ose 21.2 për qind më lirë (me TVSH).

Në këtë mënyrë, kompania thekson se po vijon që t'i përgjigjet me shpejtësi nevojave të klientëve dhe sërish është operatori i parë në Shqipëri që aplikon një tjetër ulje çmimesh.

Kompania vë në dukje se po u paraqet abonentëve të saj tarifa transparente dhe pa kosto të fshehura. Ajo detajon se koha minimale e tarifimit do të jetë e kufizuar në 15 sekonda, pas të cilave fillon tarifimi për sekondë.

Ky raund i ri i uljes së çmimeve i shtohet uljeve të ndjeshme të çmimeve me deri 26% që u zbatuan një vit më parë në 8 shtator 2008, dhe kësisoj gjeneron një efekt të konsiderueshëm tek klientët e Vodafone, brenda një periudhe të shkurtër kohore.

"Vodafone Albania është gjithmonë e angazhuar për ta shndërruar komunikimin celular në një mjet të përballueshëm për çdo qytetar të Shqipërisë, duke ulur tarifat në mënyrë të vazhdueshme', - vlerëson kompania.

Ajo shton se që prej vitit 2001, kur hyri në tregun shqiptar të telefonisë celulare, Vodafone Albania ka realizuar një numër uljesh të ndjeshme të tarifave.

Duke detajuar këtë fakt, kompania kujton se në tetor 2006, tarifat e Vodafone Card u ulën deri me 30% ndërsa ato të Vodafone Club deri në 50%.

e.l/NOA

KOMENTE