Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Komuniteti i biznesit, ngre shqetësimin: Janë rritur tarifat në banka
English

Komuniteti i biznesit, ngre shqetësimin: Janë rritur tarifat në banka

Nga Rajmonda Lajthia

Tiranë, 8 Shtator NOA - Komuniteti i biznesit ngre shqetësimin se disa prej bankave të nivelit të dytë, kohët e fundit kanë rritur komisionet bankare për transaksionet.

Rritja e tyre është vënë re edhe për individët që kanë një kartë debiti dhe ata që tërheqin pagën mujore.

Në kushtet kur qeveria ka vendosur detyrimin ligjorë që 90 për qind e pagesave vjetore të biznesit duhet të kalojnë nëpërmjet bankave, rritja e komisioneve është një kosto shtesë. Drejtori i Konfindustrisë, Stefan Pinguli thotë për agjencinë e lajmeve NOA, se bizneset janë duke riparë humbjet që vijnë si pasojë e këtyre kostove shtesë.

Z.Pinguli, kujton faktin se qeveria e ka vënë me detyrim që çdo pagesë mbi 25 mijë lekë duhet të kalojë nëpërmjet bankave.

Ndaj 1.5 apo 2 për qind e tarifave që mbajnë si komision bankat janë kosto që po të mblidhen bëjnë një shumë të konsiderueshme.

"Konfindustria ka kërkuar që qeveria të ndërhyjë për të riparë këtë detyrim ligjor të pagesave të biznesit, pasi bankat janë private", - pohoi z.Pinguli.

Nga ana tjetër, bankierët janë të mendimit se çdo bankë ka politikat e saj dhe se çdo shërbim ka kosto.

Everest Musta, nëndrejtori i një banke private në vend, thotë se ka disa banka që janë në kërkim të tregut dhe operojnë me komisione vërtet të ulëta, ndërsa ka banka të mëdha që nga niveli i lartë i transaksioneve kanë vendosur të rrisin komisionet.

"Unë i mirëkuptoj pasi ky shërbim ka një kosto që çdo bankë e llogaritë vet", - u shpreh Musta.

Sipas tij komisionet bankare në vendin tonë mund të konsiderohen të ulëta.

Por ekonomistët e vlerësojnë këtë situatë si të papranueshme, jo për ndryshimin e tarifave, por për mënyrën se si bankat po reagojnë ndaj klientëve pa i njoftuar më parë ata për rritjen e tyre.

Analisti i çështjeve ekonomike, Gjergj Filipi fajëson Bankën e Shqipërisë si institucionin i cili ka për detyrë të mbikëqyrë sistemin bankar.

Kostot financiare shtesë që bizneset dhe qytetarët paguajnë për komisionet bankare, shkojnë për të përmirësuar bilancet e bankave të cilat, duhet thënë se janë tkurrur për shkak të mungesës së kredidhënies dhe sidomos rrezikut që kërcënon sistemin bankar, kreditë e këqija.

/r.l/e.n/NOA/

KOMENTE