Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Turqia në BE, akuza ndaj Brukselit se po zvarrit procesin e anëtarësimit
English

Turqia në BE, akuza ndaj Brukselit se po zvarrit procesin e anëtarësimit

Bruksel, 7 shtator NOA-Një grup politikanësh dhe akademikësh të njohur evropianë kanë akuzuar disa udhëheqës evropianë se po bëjnë përpjekje për të nxjerrë nga binarët progresin e Turqisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Komisioni i Pavarur për Turqinë në raportin e tij thotë se politikanët turq shpesh dekurajohen në kryerjen e reformave të vështira politike, duke forcuar kështu pozitën e kundërshtarëve të Bashkimit Evropian brenda Turqisë.

Kryetari i këtij komisioni, ish-presidenti finlandez, Martti Ahtisaari, paralajmëroi se kjo çështje ka vënë në pikëpyetje vetë besueshmërinë e Bashkimit Evropian.

"Është e rëndësishme që të respektojmë vendimin që morëm në Këshillin Evropian në vitin 1999, kur thamë se Turqia është një vend kandidat i destinuar t'i bashkohet BE-së mbi të njëjtat kritere si kandidatët e tjerë.

Këtu bëhet fjalë për besueshmërinë e Bashkimit Evropian", tha zoti Ahtisaari.

Autorët e raportit thonë se kërkesa e Turqisë për t'u anëtarësuar në Bashkimin Evropian thuajse është nxjerrë jashtë binarëve edhe nga përpjekjet për ta zëvendësuar ofertën për anëtarësi të plotë me një lloj partneriteti të privilegjuar apo marrëdhënie të posaçme me Ankaranë.

Kritikat më të mëdha në këtë raport bien mbi Francën dhe Gjermaninë.

Komisioni i Pavarur për Turqinë, i përbërë nga politikanë dhe akademikë të njohur evropianë, pranon se ka disa pengesa për anëtarësimin e Turqisë në Bashkimin Evropian.

Ata veçojnë si një ndër pengesat kryesore çështjen e ishullit të ndarë të Qipros.

Komisioni thotë se zgjidhja e këtij konflikti të ngrirë do t'i jepte një shtysë të madhe anëtarësimit të Turqisë në Bashkimin Evropian.

m.i/NOA

KOMENTE